LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Kina zotëron kaq shumë toka bujqësore në Ukrainë?

4 Korrik 2022, 18:15, Blog Elisabeth Braw
Pse Kina zotëron kaq shumë toka bujqësore në Ukrainë?
Foto ilustruese

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po shkakton një uri me përmasa globale dhe një rritje galopante të çmimeve të ushqimeve. Problemet e ardhshme në zinxhirin e furnizimit do të sjellin akoma më shumë probleme. Shumë vende po e kuptojnë se duhet të kultivojnë më shumë ushqim.

Por ato ia kanë shitur Kinës pjesën më të madhe të tokës së tyre më cilësore, dhe Pekini po e përdor atë për të ushqyer popullsinë e saj. Disa vjet më parë, Kina bleu gati 1/10 e tokës bujqësore të punueshme të Ukrainës. Tani vendet duhet të fillojnë që të verifikojnë ata që kërkojnë të blejnë tokën e tyre bujqësore, siç bëjnë aktualisht me blerësit e mundshëm të teknologjisë së ndjeshme.

“Nuk mund të ketë një zgjidhje efektive për krizën globale të ushqimit pa ri-integrimin në tregjet botërore të prodhimit ushqimor të Ukrainës, por edhe ushqimin dhe plehrat kimike

të prodhuara nga Rusia”- deklaroi më 24 qershor Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, duke paralajmëruar se bota do të përballet me zi buke këtë vit, por gjendja do jetë edhe më e keqe vitin e ardhshëm.

Por drithërat dhe ushqimet e tjera ukrainase, nuk do të mund të hyjnë në tregun botëror, për shkak se rruga detare mbetet e bllokuar nga Rusia. Ukraina po dërgon shumë pak grurë në tregjet botërore nëpërmjet hekurudhave në Poloni dhe Rumani, por ky lloj transporti është i mundimshëm dhe i kushtueshëm.

Para luftës, rreth 90 për qind e drithit të Ukrainës eksportohej nëpërmjet porteve të saj detare. Gjatë viteve të fundit, kompanitë kineze kanë blerë toka bujqësore në vende të ndryshme, nga SHBA-ja dhe Franca, deri në Vietnam.

Në vitin 2013, gjiganti ushqimor me seli në Hong Kong, WH Group, bleu “Smithfield”, prodhuesin më të madh të mishit të derrit në Amerikë, dhe më shumë se 146.000 hektarë tokë bujqësore në Misuri. Po atë vit, Korpusi i Prodhimit dhe Ndërtimit në Xinjiang bleu 9 për qind të tokës bujqësore të Ukrainës, e barabartë me 5 për qind të territorit të përgjithshëm të vendit, për një qira 50-vjeçare. (Në vitin 2020, SHBA-ja vendosi sanksione ndaj kompanisë kineze për abuzimet me të drejtat e njeriut).

Gjatë viteve 2011-2020, Kina bleu gati 7 milionë hektarë tokë bujqësore në mbarë botën. Kompanitë nga Britania e Madhe blenë gati 2 milionë hektarë, ndërsa ato amerikane dhe japoneze blenë më pak se nga 1 milionë hektarë.

“Ajo që ka më shumë rëndësi është se çfarë bëjnë kinezët me tokën”- thotë J.Piter Fam,

një analist i njohur mbi Afrikën, që ka shërbyer si i dërguar i administratës së Donald Trump në rajonin e Liqeneve të Mëdha të Afrikës.

Në Republikën Demokratike të Kongos “kinezët morën miratimin nga regjimi i mëparshëm për të marrë me qira 100.000 hektarë për të prodhuar vaj palme”, ??kultivimi i të cilit shkaktoi shpyllëzim shumë të dëmshëm. “Ndërkohë në Zimbabve, ata po prodhojnë mish viçi për t’u eksportuar në Kinë. Ky nuk është një përdorim i qëndrueshëm dhe as i zgjuar i tokës bujqësore në një vend ku njerëzit janë të uritur dhe u mungojnë produktet ushqimore bazë”-thotë ai.

Humbja e tokës së punueshme po bëhet një dukuri me pasoja katastrofike edhe për vendet që kanë një ekonomi shumë më të mirë se Zimbabve. Deri në prill, kryesisht si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës, çmimet e ushqimeve me shumicë ishin rritur 18 përqind në krahasim me një vit më parë. Kjo është rritja më e madhe 12-mujore në gati 5 dekada, raportoi Bloomberg.

Në Francë, çmimet e grurit janë dyfishuar që nga viti 2020. Dhe Kina ka të ngjarë të dëshirojë të blejë më shumë tokë bujqësore në vende të huaja. Ajo ka 21 për qind

të popullsisë së botës, por vetëm 7 përqind të tokës bujqësore prodhuese.

Shembulli i Ukrainës nxjerr në pah rrezikun e shitjes së një pjese të tokës një vendi tjetër. Ndërsa Kievi mund të jetë i kujdesshëm ndaj një aleati të Rusisë që kontrollon tashmë një pjesë të tokës së tij, ai duhet të shqetësohet gjithashtu se Kina mund të heqë dorë papritur nga zotërimet e saj, duke i përkeqësuar kësisoj problemet ekonomike të Ukrainës.

Një projekt-ligj i sponsorizuar nga kongresmeni amerikan Den Njuhauz, propozon ndalimin e kompanive kineze, ruse, iraniane dhe koreano-veriore që të blejnë toka bujqësore në SHBA. Kjo nismë pason një projekt-ligj të paraqitur në vitin 2020 nga senatorët republikanë Xhim Inhof dhe Tom Tilis, që kërkonte rishqyrtimin e blerjeve të tokës bujqësore nga kompanitë e huaja.

Një rishqyrtim i tillë duhet të shoqërohet me përpjekjen për shmangur blerjen e tokës nga Kina dhe çdo rival tjetër strategjik i SHBA-së. Lejimi që fuqitë armiqësore të zotërojnë toka bujqësore në vendin tënd, është bërë diçka shumë e rrezikshme.

Kërkesa për tokë të punueshme do të rritet akoma më shumë me ndryshimin e klimës. Njëherazi, përplasjet gjeopolitike do të shkaktojë më shumë ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit me ushqime. Çdo hektar tokë ka rëndësinë e tij.

 

Shënim:Elisabeth Braw, është bashkëpunëtore në think-tankun “American Enterprise Institute”.

Përkthyer dhe përshtatur në shqip nga CNA.al

Lajmet e fundit nga