Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Bashkimi Europian dhe SHBA-ja e akuzojnë Rusinë se me pushtimin e Ukrainës ka shkaktuar një krizë ushqimore globale. Madje, profesori i historisë në Universitetin e Jeilit, Timoti Shnajder bën një paralelizim historik ogurzi, midis ngjarjeve aktuale dhe zisë së bukës në Ukrainë - dhe në disa pjesë të Rusisë - të shkaktuara enkas nga kolektivizimi bolshevik në fillim të viteve 1930.
“Putini ka në plan një zi buke masive”- shkroi së fundmi Shnajder në "Twitter". Sigurisht, pushtimi i Ukrainës ka shkaktuar një sërë goditjesh ndaj tregjeve globale të mallrave, të cilat e kanë kërcënuar sigurinë ushqimore të vendeve më të cenueshme, sidomos atyre afrikane. Megjithatë, këto goditje duket se kanë të bëjnë më shumë në lidhje me çmimet e energjisë dhe tarifat e sigurimit të mallrave, sesa me ndërprerjen e eksporteve bujqësore të Ukrainës, për të cilat Ukraina po bën çmos që t’i vazhdojë, pavarësisht kushteve pothuajse të pamundura.
Dhe nëse Putini ka një “plan për një krizë ushqimore”, kohët e fundit ai bëri një autogol duke ulur tarifat e eksportit të grurit rus. Kjo lëvizje dhe parashikimet për të korra të mira në një numër vendesh kanë ulur çmimet e grurit; dhe ka të ngjarë që një krizë akute ushqimore të shmanget si këtë vit po ashtu dhe vitin e ardhshëm.

Për të hedhur pak dritë mbi atë që po ndodh, unë do të përdor shembullin e grurit, kultura ushqimore ndoshta më e rëndësishme në botë, nga e cila si Rusia dhe Ukraina janë eksportuesit kryesorë. Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë, Ukraina ishte përgjegjëse për 8.2 për qind të eksporteve totale të grurit në periudhën 1 qershor 2020 - 31 maj 2021, dhe 9.5 për qind të eksporteve totale në vitet 2021-2022. Efektet e luftës kanë filluar të ndihen vetëm 2 muajt e fundit, ku pjesa e eksporteve të Ukrainës ka rënë në më pak se 5 për qind të totalit.
Por atë që bota ka humbur me rënien e eksporteve ukrainase, e ka kompensuar pak a shumë nga burime të tjera. Kanadaja, Bashkimi Europian dhe Rusia, kanë rritur që të gjitha pjesët e tyre në eksportet globale të grurit në dy muajt e fundit. USDA parashikon një rritje aktuale të eksporteve këtë vit, në 204.6 milionë tonë nga 203.3 milionë në vitet 2021-2022 dhe 199.3 milionë ton një vit më herët.
Prodhimi total i grurit ka të ngjarë të bjerë disi, kryesisht për shkak të temperaturave ekstreme në Indi. Por as projeksionet e prodhimit dhe as vlerësimet e USDA-së për stoqet e fundvitit, nuk parashikojnë ndonjë mungesë globale të grurit. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që konsumatorët më të varfër në Afrikë nuk janë të prekshëm.
Gruri europian është më i shtrenjtë sesa në çdo kohë që nga viti 2011. Gruri rus ishte i fundit kaq i kushtueshëm në vitin 2013. Edhe pse nuk ka mungesë drithi, një rritje e kostove të karburantit - e shkaktuar pjesërisht nga aventura ushtarake e Vladimir Putinit në Ukrainë - i ka rritur çmimet dhe u ka imponuar importuesve një barrë të rëndë financiare.

Kostot e transportit janë rritur, si për shkak të çmimeve të karburantit, por edhe të kostove të sigurimit për prodhuesit rusë. Sipas OKB-së, midis muajve shkurt dhe maj, kostoja e transportit të mallrave të thata si gruri, është rritur me 60 për qind. Transporti më i kushtueshëm dhe vështirësitë e kompanive ruse në gjetjen e kompanive të sigurimit dhe mjeteve të transportit, e kërcënojnë më tej furnizimin global të ushqimit duke reduktuar eksportet e plehrave kimike, në të cilat kryeson sërish Rusia.
Madje, Shtetet e Bashkuara janë gati t’u dërgojnë “letra ngushëllimi” pronarëve të anijeve që dyshohet se eksportojnë grurin dhe plehrat kimike ruse, për shkak të kërcënimit të sanksioneve perëndimore. Politikanët perëndimorë që ia hedhin fajin Putinit për këtë situatë, kanë në thelb të drejtë: një tërheqje e ushtrisë ruse nga Ukraina do t’u jepte fund shpejt anomalive dhe do të ulte çmimet.
Izolimi me të cilin është përballur Rusia nga ana e qeverive dhe kompanive perëndimore nuk është një lloj trillimi. Përkundrazi, është një përgjigjeje ndaj agresionit të paprovokuar kundër një shteti fqinj, dhe ndaj një morie aktesh që mund të përshkruhen vetëm si krime lufte.
Putini nuk ka treguar asnjë shqetësim për përdorimin e shantazhit ekonomik kundër vendeve që ai i konsideron armiqësore - jemi dëshmitarë të reduktimit të furnizimeve me gaz në Europë - ndaj ekziston çdo arsye për të dyshuar për përdorimin që i bën udhëheqja ruse tregtisë së grurit dhe plehrave kimike, për të ushtruar presion ndaj vendeve rivale, dhe për të krijuar një pykë midis importuesve të ushqimeve perëndimore dhe atyre të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.
Po ashtu ekzistojnë dyshime të vazhdueshme në lidhje me racionalitetin e Putinit. Duket se ai po përpiqet të balancojë dëshirën e tij për ta dëmtuar Perëndimin me dëmin anësor ndaj grupeve të mëdha të rusëve. Ndërsa rreth 460.000 njerëz punojnë për kompaninë ruse të gazit, Gazprom, dhe ata nuk do të vuajnë shumë nga ndërprerja e eksportit, sipas statistikave zyrtare, Rusia ka rreth 10 herë më shumë fermerë që do të goditeshin rëndë nga pamundësia për të eksportuar prodhimet e tyre.

Përveç kësaj, statusi i Rusisë si eksportuesja më e madhe në botë e grurit është fituar me shumë vështirësi. Është një burim krenarie, i përmendur shpesh në fjalimet e Putinit, sepse Rusia e fitoi gjatë mandatit të tij. Bashkimi Sovjetik kishte qenë një importues i madh i drithërave, dhe iu deshën dekada për t’u rikthyer në krye.
Me sa duket, Putini dëshiron që eksportet ruse të grurit të vazhdojnë të pandërprera. Duke nisur që nga ky muaj, qeveria ruse i ka reduktuar tarifat e eksportit për drithërat dhe produktet e tjera bujqësore, duke i bërë ato të pagueshme në rubla dhe jo në dollarë amerikanë.
Kjo lëvizje u ka dhënë mundësi furnitorëve rusë të ulin çmimet, në mënyrë që vendi të mos humbasë pjesën e tregut global për shkak të rreziqeve të lidhura me luftën dhe pasojat e përballjes me të, duke përfshirë edhe rrezikun e blerjes së grurit të vjedhur ukrainas.
Tashmë çmimet globale të grurit kanë rënë ndjeshëm krahasuar me rekordet që arritën në fillim të këtij viti. Faktorët sezonalë dhe parashikimet optimiste për të korrat janë përgjegjëse për pjesën më të madhe të rënies, por ndikim ka pasur edhe lëvizja e Rusisë në këtë treg.
Siguria globale e ushqimit ndodhet nën një presion të madh si pasojë e një popullsie në rritje, ndryshimeve klimatike dhe kërcënime të ndryshme politike. Ushqimi duhet të jetë qartazi i përjashtuar nga të gjitha llojet e luftërave ekonomike. Po ashtu çdo lloj embargoje energjetike, duhet të shihet përmes lenteve të efektit të tyre të mundshëm në furnizimin global me ushqime.
Është e dhimbshme për shumë njerëz - përfshirë mua - që lejimi i eksporteve ruse të vazhdojë si më parë, duke financuar luftën e Putinit në Ukrainë dhe duke i shumëfishuar vuajtjet njerëzore. Por heqja e Rusisë nga ekuacioni i furnizimit me ushqim, vështirë se është diçka realiste.
Askush, madje as vetë Putin, nuk dëshiron apo ka nevojë për një version Holomodor të shekullit XXI-të, të ngjashëm me atë që ndodhi në Ukrainë 90 vjet më parë. Ajo ishte një katastrofë, të cilën bota ka një shans të mirë që ta shmangë, me koston e një paqartësie morale shumë të dukshme.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në mbarë botën llogaritet të ketë rreth 1500 vullkane ...
Pse të mos e përjashtojmë Turqinë nga NATO? Duket si n...
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është i mbushur me histori. ...
Ndërsa bota kishte filluar të rimëkëmbej nga njëra prej kr...
Politikanët jetojnë më gjatë sesa popullata në përgjit...
Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit britanik Boris Xhonso...
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi, po e sht...
Një “bateri uji” e aftë të ruajë një sasi energji elektrik...
Secili prej tyre njihet për kontributin e tij në histori, ...
Në marsin e vitit 1990, “New Yorker” botoi një karikatu...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po shkakton një uri me p...
Josif Stalini është një nga udhëheqësit më të ligj në hist...
“The Indipendent” Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rë...
Njerëzit kanë përjetuar tashmë një epokë akullnajore, që k...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i vet...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
Samiti i Madridit dëshmoi një nivel të lartë solidarit...
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni s...
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...