E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Ndërsa bota kishte filluar të rimëkëmbej nga njëra prej krizave më të rënda të dekadave të fundit, një krizë tjetër ka shpërthyer në Europë. Ashtu si pandemia e COVID-19 nxori në pah fatin e përbashkët të të gjithë njerëzimit, edhe lufta e Rusisë ndaj Ukrainës na ka kujtuar se sa e brishtë, e ndërlidhur dhe e ndërvarur është bota jonë.
Siç thonë kinezët “Të gjithë jetojnë nën një qiell”. Përshkallëzimi i përplasjeve midis fuqive të mëdha dhe procesi i deglobalizimit, po rrezikojnë paqen dhe sigurinë botërore. Krizat e reja duket se janë gati të shfaqen në çdo cep të globit, por zgjidhjet e duhura nuk mund të shihen askund në horizont.
As në Lindjen e Largët, Azinë Jugore, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Afrikën Sub-Sahariane, Europën Lindore apo Amerikën Latine. Gjendja psikologjike e popullatave është rënduar, duke sjellë rigjallërimin e populizmit, nacionalizmit, islamofobisë dhe tendencave të tjera të vjetra, që po kërcënojnë seriozisht arritjet progresive që ka shënuar njerëzimi që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vetë kriza e Ukrainës, është një simptomë e problemeve më të thella strukturore që ka rendi ndërkombëtar aktual. Ky rend, i udhëhequr nga anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara), nuk ka arritur të përmbushë parimet e qeverisjes së mirë të mishëruara në Kartën e OKB-së.
Rendet e reja globale, priren që të dalin nga luftërat e mëdha. Në rastin e Luftës së Dytë Botërore, fituesit krijuan struktura që synonin të ruanin paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Por ndërsa bota jonë gjithnjë e më e integruar, ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga themelimi i OKB-së, parimet tona organizative pasqyrojnë ende mentalitetin e epokës së pasluftës dhe Luftës së Ftohtë.
Në kuadrin aktual, dështimi për t’iu përgjigjur si duhet sfidave globale, është një dështim i të gjithë komunitetit ndërkombëtar. A mund të reformohet sistemi aktual? Thirrjet që nga fillimi i viteve 1990 për të ristrukturuar sistemin e OKB-së, kanë rënë vazhdimisht në vesh të shurdhër.
Ç’është më e keqja, Rusia dhe Kina po përdorin tani vendet e tyre në krye të rendit ndërkombëtar për të nxitur një sistem më shumëpolar. Në vend se të punojnë për të reformuar kuadrin aktual, ata po e sfidojnë vlefshmërinë e tij. Arritjet kolektive të njerëzimit gjatë 7 dekadave të fundit, janë një dëshmi se përse ne duhet të punojmë së bashku për ta bërë më të drejtë sistemin e OKB-së, më gjithëpërfshirës dhe më të vëmendshëm ndaj nevojave dhe aspiratave të njerëzve.

Në fakt, ky ishte misioni i Panelit të Nivelit të Lartë mbi Kërcënimet, Sfidat dhe Ndryshimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan, i ngritur në vitin 2003. I përbërë nga 16 figura të rëndësishme nga pjesë të ndryshme të botës, dhe i kryesuar nga ish-kryeministri i Tajlandës Anand Panjaraçun, paneli analizoi kërcënimet bashkëkohore ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; vlerësoi se sa efektive ishin politikat dhe institucionet ekzistuese në adresimin e këtyre kërcënimeve; dhe dha rekomandime që synonin forcimin e OKB-së dhe aftësimin e saj për të ofruar siguri kolektive në shekullin XXI.
Raporti përfundimtar i panelit e bëri të qartë se të gjitha organet kryesore të OKB-së kanë nevojë të reformohen, duke përfshirë Këshillin e Sigurimit, për të cilin paneli argumentoi se duhet të zgjerohet. Mjerisht, përmes përdorimit të vetos anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit i shpërfillën rekomandimet e panelit, duke krijuar terrenin për paralizën dhe mosfunksionimin që shohim sot.
Lindja e Mesme ka veçanërisht nevojë për një sistem të OKB-së që funksionon mirë dhe që është realisht përfaqësues. Asnjë rajon nuk ka vuajtur më shumë nga dinamikat e padrejta bipolare dhe unipolare të së shkuarës. Ne kemi qenë altari mbi të cilin flijohen rëndom parimet e rendit ndërkombëtar.

Të njëjtat parime që çuan në krijimin e shtetit të Izraelit çuan gjithashtu edhe në privimin e palestinezëve nga atdheu i tyre, dhe mohimin e të drejtave të tyre themelore për vetëvendosje dhe shtetësi. Ndërsa Lindja e Mesme ka kaluar nga një luftë në tjetrën, nga një katastrofë në tjetrën, dhe nga një rezolutë e OKB-së në tjetrën, ka munguar vendosja në vend e drejtësisë.
Sa herë që shfaqet një çështje arabe, myslimane apo e Lindjes së Mesme, hipokrizia e fuqive të mëdha që udhëheqin rendin ndërkombëtar bëhet shumë e qartë. Udhëheqësit e këtyre pushteteve duhet të ndërgjegjësohen. Reformimi i rendit ndërkombëtar ekzistues, kërkon një mendësi të re nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së, duke përfshirë edhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit.
Rendi ndërkombëtar mund të ruajë paqen dhe sigurinë, vetëm në masën që është i barabartë dhe i aftë të përballojë sfidat me të cilat përballet njerëzimi. Me pak fjalë, trazirat gjeopolitike do të vazhdojnë ta kërcënojnë paqen dhe sigurinë botërore.
Shënim: Turki bin Faisal Al-Saud, Kryetar i Qendrës Mbreti Faizal për Kërkime dhe Studime Islame. Ish-drejtues i shërbimit sekret të Arabisë Saudite në vitet 1977-2001, dhe ish-ambasador i Arabisë Saudite në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara./ “Project Syndicate”-Përshtatur në shqip nga CNA.al
Politikanët jetojnë më gjatë sesa popullata në përgjit...
Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit britanik Boris Xhonso...
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi, po e sht...
Një “bateri uji” e aftë të ruajë një sasi energji elektrik...
Secili prej tyre njihet për kontributin e tij në histori, ...
Në marsin e vitit 1990, “New Yorker” botoi një karikatu...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po shkakton një uri me p...
Josif Stalini është një nga udhëheqësit më të ligj në hist...
“The Indipendent” Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rë...
Njerëzit kanë përjetuar tashmë një epokë akullnajore, që k...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i vet...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
Samiti i Madridit dëshmoi një nivel të lartë solidarit...
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni s...
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Për arsye historike dhe sociologjike, gara e Maratonës...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka të drejtë kur...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...