LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ç’duhet të mësojë e djathta nga ngritja dhe rënia e Boris Xhonsonit  

8 Korrik 2022, 09:25, Blog CNA

Ç’duhet të mësojë e djathta nga ngritja dhe

Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit britanik Boris Xhonson është një ngjarje dramatike në raport me karizmën e tij personale, dhe guximin që tregoi në mbështetjen e Brexit, kauza kryesore që e solli në pushtet 3 vite më parë.

Dështimi i tij, përbën gjithashtu një paralajmërim për konservatorët në pushtet dhe partitë konservatore në mbarë botën, se qeverisja përmes politikave ekonomike të majta, është një strategji që sjell në fund humbjen.

Në viti 2019 Xhonson i udhëhoqi konservatorët në një fitore me një shumicë historike prej 80 vendesh, me premtimin për të përfunduar procesin e Brexit-in pas disa vitesh luhatjesh dhe përçarjesh partiake. Ndërsa vazhdon mosmarrëveshja me Bashkimin Europian në lidhje me Irlandën e Veriut, pavarësia e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, duket tashmë e zgjidhur si një çështje politike.

Po ashtu, Xhonson e shpëtoi Britaninë nga Partia Laburiste radikale e Xheremi Korbin. Dhe kjo nuk është një arritje e vogël. Ai dha dorëheqjen të enjten si udhëheqës i partisë, dhe tha se do të qëndrojë si kryeministër derisa të zgjidhet pasardhësi në krye të konservatorëve.

Ç’duhet të mësojë e djathta nga ngritja dhe

Shkaku i përafërt i rrëzimit të tij janë një seri skandalesh, duke filluar me festat nëpër zyrat shtetërore, në një kohë që qeveria e tij u kërkonte britanikëve të duronin bllokimet e forta për shkak të COVID-19. Në fakt problemi qëndronte më pak te festat, dhe më shumë te rebelimet e vazhdueshme në radhët e partisë.

Rebelimi më i fundit ndodhi kur Xhonson pretendoi se nuk kishte qenë në dijeni të akuzave për ngacmim seksual ndaj shefit të kabinetit të tij, Kris Pinçer, të cilin e kishte mbështetur dhe promovuar. Për një udhëheqës, besueshmëria publike ka rëndësinë e vet.

Por shkaku kryesor i rrëzimit të Xhonsonit, është dështimi i agjendës së tij ekonomike. Ambicia e tij ishte të krijonte një konservatorizëm të krahut të majtë, me më pak fokus te zhvillimi i sipërmarrja private, dhe më shumë te ndryshimi i klimës, rishpërndarja e të ardhurave dhe lufta kundër simboleve kulturore.

Ç’duhet të mësojë e djathta nga ngritja dhe

Plani ishte të bëhej fushatë nga e djathta, siç bënte gjithmonë zoti Xhonson, por vendi të qeverisej sipas parimeve të qendrës së majtë. Ai i fitoi zgjedhjet në këtë mënyrë, por nuk mundi të qeverisë. Votuesit presin që partitë konservatore të jenë kompetente, dhe kjo pritshmëri u zbeh kur nisën të shtohen kostot dhe kontradiktat e konservatorizmit të rremë të zotit Xhonson.

Mbi të gjitha, ai nuk e kishte idenë se si të përfitonte nga Brexit, dhe ta shndërronte Britaninë në një fuqi të madhe ekonomike. Ai planifikoi të rriste normën e taksës së korporatave nga 19 në 26 për qind, kur në fakt duhej ta ulte atë për të tërhequr investime.

Qeveria e tij pretendoi se thjeshtëzimi i rregulloreve si ato të BE-së, do të ishte shumë i vështirë. Agjenda për të investuar në Anglinë Veriore më të lënë pas dore sesa pjesa tjetër, nuk mori asnjëherë formë, dhe ai dukej se kishte parasysh atë lloj rishpërndarjeje që gjithsesi nuk do të kishte funksionuar.

Tani Britania po goditet nga një krizë e inflacionit, të cilën Xhonson e ka përkeqësuar në çdo hap me vendimet e tij. Taksat dhe rregulloret mjedisore në shërbim të ambicieve të zotit Xhonson për zero emetime të CO2 në atmosferë, sollën rritjen e çmimeve të energjisë. Familjet përjetuan rritjen me 54 për qind të faturës së energjisë elektrike dhe gazit, ndërsa një rritje tjetër prej 40 për qind pritet të ndodhë deri në tetor. Inflacioni i përgjithshëm, pritet të arrijë në mbi 10 për qind pak muaj më vonë. Dhe dihet që inflacioni është vdekjeprurës për një politikan.

Ç’duhet të mësojë e djathta nga ngritja dhe

Në mesin e kësaj krize, Xhonson rriti me 2.5 për qind taksën mbi pagat për të financuar Shërbimin Shëndetësor Kombëtar. Ai refuzoi të ulë taksën e konsumit apo taksat mjedisore mbi benzinën, naftën apo energjinë që përdorin konsumatorët familjarë.

Ai vendosi një taksë mbi fitimin për kompanitë energjetike, gjë që kërcënoi investimet në platformat e naftës në Detin e Veriut. Përjashtim nga ky rekord negativ bën vetëm politika e jashtme. Xhonson është shfaqur si një mbështetës i fortë dhe efektiv i Ukrainës që nga pushtimi rus, duke qenë një kundërpeshë jetike ndaj kancelarit gjerman Olaf Sholc dhe presidentit francez Emanuel Makron.

Kremlini po e feston rënien e tij. Tani çështja është se kë do të zgjedhin konservatorët si udhëheqës, dhe nëse ata mund ta ringjallin në kohë ekonominë, për të shpëtuar qeverinë e tyre përballë një opozite laburiste, e cila nuk është më aq radikale sa dikur.

Ligjvënësit konservatorë i ishin lutur zotit Xhonson të ndryshonte qasjen për taksat dhe rregulloret. Kandidatët më të preferuar për ta zëvendësuar atë janë Sekretarja e Jashtme Liz Truss dhe deputeti Tom Tugendhat, pasi ata përkrahin më shumë politika të tregut të lirë. Edhe Sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, mund të rritë shanset e tij duke bërë të njëjtën gjë.

Konservatorët duhet të vendosin me nxitim se çfarë kanë mësuar nga kjo ngjarje. Ndërkohë, edhe partitë e tjera të së djathtës në Europë dhe më gjerë, mund ta studiojnë rënien e zotit Xhonson, dhe të nxjerrim mësimet e duhura./ “Wall Street Journal”-Përshtatur në shqip nga CNA.al

Lajmet e fundit nga