Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Pse të mos e përjashtojmë Turqinë nga NATO? Duket si një ide e mrekullueshme, sidomos pas disa gotave të rrëkëllyera pas samitit. Nuk ka dyshim se Rexhep Tayyip Erdogan është një aleat që të ngre shpeshherë nervat.
Pasi hoqi dorë javën e kaluar nga kundërshtimi i anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, presidenti turk krijoi menjëherë dyshime të reja, duke deklaruar se parlamenti turk nuk do ta ratifikojë marrëveshjen, në rast se Suedia nuk ekstradon 73 persona që Turqia i akuzon për terrorizëm.
Të dorëzosh dikë në mëshirën e sistemit të drejtësisë së Erdoganit, është një kërkesë e vështirë për çdo demokraci. Selahatin Demirtash, një kurd dhe politikani kryesor i opozitës, ndodhet në burg që nga viti 2016, pavarësisht një vendimi të Gjykatës europiane të të Drejtave të Njeriut se ai duhet të lirohet, dhe se burgimi i tij ka qenë “thjesht një mbulim për një synim të fshehtë politik”.
Por rasti i tij nuk është një shembull i izoluar. Osman Kavala një tjetër emër i njohur, biznesmen dhe filantrop, u dënua në muajin prill me burgim të përjetshëm, pa të drejtën e lirimit me kusht, me akuzën e komplotit të një grushtis shteti.
Provat e dobëta kundër tij shkaktuan protestën e qeverive perëndimore, grupimeve të të drejtave të njeriut dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Shtatë të bashkëpandehur të Kavallës, përfshirë Hakan Altinaj, një studiues i shquar në Turqi, u burgosën me nga 18 vjet bazuar në prova jashtëzakonisht të dyshimta.
Sjellja e Erdoganit ngre një pikëpyetje të pakëndshme për NATO-n. Aleanca thotë se bazohet në mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Por burgosja e kundërshtarëve politikë me akuza të sajuara, është një veprimin që e bën shpesh Vladimir Putin.
Në fakt, udhëheqësit rusë dhe turq kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie të ngushtë.
Pranimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, do të ishte një goditje e madhe për Putinin. Kjo do të thotë se aleanca do të përfshijë në gjirin e saj çdo vend që kufizohet me Detin Baltik, përveç Rusisë. Taktikat bllokuese të Turqisë, pasqyrojnë një shpërfillje cinike ndaj shteteve baltike, që janë anëtarët e tjerë të NATO-s, të cilat përballen me një kërcënim ekzistencial.

Gatishmëria e Erdoganit për ta shantazhuar NATO-n në lidhje me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, krijon ndërkohë dyshime se si mund të sillet Turqia gjatë krizave të ardhshme. Neni 5 - garancia e mbrojtjes së ndërsjellë, që do të shkaktohej nga një sulm rus - varet nga një votim unanim.
Pra, a nuk do të ishte më mirë NATO pa Turqinë? Absolutisht që jo. Dëbimi i Turqisë, edhe sikur të ishte i mundur nga ana ligjore, do të ishte një fatkeqësi strategjike. Deti i Zi është rruga kryesore për në Mesdhe dhe më tej, si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë.
Nëse gruri ukrainas do të dalë ndonjëherë nga portet e vendit në tregjet botërore, ai do të kalojë përmes Detit të Zi. Dhe është Turqia, ajo që e kontrollon hyrjen në këtë det. Ky rol i rëndësishëm është forcuar edhe nga ndalimi që i bëri Turqia një anijeje ruse që supozohet se transportonte grurë të vjedhur nga Ukraina.
Në rast se Turqia do të dëbohej nga NATO, dhe do të bëhej një aleate de fakto e Rusisë, Ukraina do të bëhej efektivisht një vend pa dalje në det, ndërsa Rusia do të ishte në portat e Mesdheut. Bilanci i sigurisë në Lindjen e Mesme do të ishte seriozisht i ndërlikuar.

Turqit kanë një prani të madhe ushtarake edhe brenda Sirisë. Edhe pse janë përplasur me amerikanët mbi rolin e kurdëve atje, ata janë kundër aleancës midis Rusisë dhe regjimit të Asadit. Ndërkohë, turqit kanë ofruar strehim për 3.7 milionë refugjatë sirianë, një akt humanitar që e ka lehtësuar shumë presionin nga BE-ja.
Nuk ka asnjë dyshim se Erdogan i ka njollosur seriozisht kredencialet demokratike të Turqisë.
Por në dallim nga Rusia, Turqia nuk përbën asnjë kërcënim sigurie për pjesën tjetër të NATO-s, me përjashtim të Greqisë, e cila është e alarmuar nga aktet e “tregimit të muskujve” nga Erdogan në Detin Egje.
Duke pasur parasysh rëndësinë e madhe që ka NATO për t'iu kundërvënë Rusisë, është më jetike se kurrë të mbahet Turqia në krahun e aleancës. Dhe Erdogan e di këtë gjë. Ai po përdor mekanizmat ndikues që i ka dhënë lufta në Ukrainë. Situata është irrituese por jo e pakontrollueshme. Udhëheqësi është krejtësisht i aftë ta ndryshojë pozicionin, kur i përshtatet. Dhe anëtarët e tjerë të NATO-s, kanë gjithashtu në dispozicion mekanizma ndikues që mund t'i përdorin ndaj Turqisë.

Fleksibiliteti i Erdoganit tregohet më së miri nga ndryshimi i qëndrimeve të tij përkundrejt Arabisë Saudite. Turqit dhe sauditët kanë pasur mosmarrëveshje për shumë vite, për shkak të aspiratave të tyre për udhëheqje rajonale dhe për qëndrimet e kundërta ndaj Vëllazërisë Myslimane.
Madje, në një moment sauditët i bojkotuan mallrat turke. Por tani që ekonomia turke ndodhet në një situatë të rënduar, Erdogan nuk mund ta përballojë më këtë lloj antagonizmi. Prandaj ai i ka rregulluar marrëdhëniet me sauditët, duke mirëpritur së fundmi në Ankara Princin e Kurorës Muhammed bin Salman, udhëheqësin de fakto të vendit.
Dobësia e ekonomisë turke u jep anëtarëve të tjerë të NATO-s disa mekanizma ndikimi ndaj Erdoganit. Aktualisht, inflacioni në Turqi është gati 80 për qind, kryesisht për shkak të keq-menaxhimit ekonomik të vetë Erdoganit. Monedha turke ka rënë me më shumë se 60 për qind gjatë dy viteve të fundit.
Vendi po vuan nga një deficit i madh i llogarisë korente, teksa flitet vazhdimisht se në fund do t’i duhet një paketë financiare ndihme nga FMN. Por kjo do të ishte poshtëruese për Erdoganin, pikërisht tani që po afrohen edhe zgjedhjet presidenciale të vitit 2023.
Për të shmangur katastrofën ekonomike, Turqia ka të ngjarë të ketë nevojë për ndihmën e huaj. Dhe pikërisht këtu mund ta ndihmojnë aleatët e saj të NATO-s. Në këmbim të ndihmës ekonomike, Turqia mund të detyrohet të ketë një qasje më të arsyeshme ndaj anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Dhe nëse kjo tingëllon si një pazar në Pazarin e Madh të Stambollit, atëherë kështu qoftë./ “Financial Times” - Përshtatur në shqip nga CNA.al
Kryeqyteti i Francës, Parisi, është i mbushur me histori. ...
Ndërsa bota kishte filluar të rimëkëmbej nga njëra prej kr...
Politikanët jetojnë më gjatë sesa popullata në përgjit...
Rrëzimi nga pushteti i kryeministrit britanik Boris Xhonso...
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi, po e sht...
Një “bateri uji” e aftë të ruajë një sasi energji elektrik...
Secili prej tyre njihet për kontributin e tij në histori, ...
Në marsin e vitit 1990, “New Yorker” botoi një karikatu...
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po shkakton një uri me p...
Josif Stalini është një nga udhëheqësit më të ligj në hist...
“The Indipendent” Më shumë shpesh sesa jo, gjëja e rë...
Njerëzit kanë përjetuar tashmë një epokë akullnajore, që k...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i vet...
Për dekada, Vito Gjenoveze ishte praktikisht sinonim i...
Samiti i Madridit dëshmoi një nivel të lartë solidarit...
Trupi juaj bart triliona qeliza. Por qelizat që keni s...
Disa orë pasi Bashkimi Europian mori një vendim histor...
Krizat e mëdha të naftës të viteve 1970, u mësuan poli...
Ekzistojnë shumë arsye pse na pëlqen të udhëtojmë. Por...
Kur ish-kryeministri britanik, Uinston Çërçill, foli për k...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...