Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dy muaj e dy ditë. 29 nëntor 1948-31 janar 1949. Ushtria Çlirimtare Popullore rrethoi Pekinin pasi kishte pushtuar më parë qytetin Tianxhin. Brenda gjendeshin forcat nacionaliste të Kuomintang. Një rrethim i ngadaltë, me relativisht pak gjakderdhje, dhe me një pritje të durueshme.
Kaluan disa javë, dhe në fund komandantët nacionalistë vendosin të largohen nga ai që do të bëhej kryeqyteti i Republikës së re Popullore të Kinës. Ata u dorëzuan dhe qyteti çlirohet paqësisht. Pak muaj më vonë, Partia Komuniste zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt jugut.
Prandaj, Kuomintang i udhëhequr nga Çang Kai-shek u detyrua të strehohej sërish në Ishujt Pengu dhe Tajvan, duke lënë pas bazat e mëdha ushtarake në Kinmen dhe Matsu. Kështu lindën “dy Kina”, një etiketë kjo shumë e vjetruar, që i ngjitet ende ndonjëherë historisë mbi Pekinin dhe Taipein.
Nga ana tjetër, ai që përkufizohet si “modeli i Pekinit” nuk konsiderohet i vjetruar, të paktën nga studiues të ndryshëm të Kinës kontinentale.
Midis tyre është Li Fei i Institutit të Kërkimeve mbi Tajvanin në Universitetit Xiamen, një qytet në ishullin Fuxhian, që gjendet përballë dy ishujve Kinmen, të administruar nga Taipei, por asnjëherë i pushtuar nga japonezët, ndryshe nga ishulli i Tajvanit dhe Pengu.
Ekzistojnë vetëm 5 kilometra distancë ndërmjet Xiamenit dhe asaj që ka mbetur nga Republika e Kinës nr.2. Prandaj, profesor Li imagjinon ringjalljen e mundshme të “modelit të Pekinit” në Tajvan, për të arritur atë që përkufizohet si një “ribashkim inteligjent”.
Dhe ky është fenomeni që shqetëson më shumë Taipein, madje më shumë sesa manovrat e mëdha që u përgjigjen nevojave politike të brendshme dhe të jashtme të Pekinit. Manovra e afrimit me ishullin kryesor të Tajvanit, nisi disa vite më parë dhe po vazhdon në mënyrë progresive.
Por në mënyrë të qëndrueshme, sipas asaj që admirali i Marinës Tajvaneze tashmë në pension Çen Jeong-kang e quan “strategjia e Anakondës”. Pra “një shtypje e ngadaltë e qendrës së gravitetit të Tajvanit”, përmes veprimeve ushtarake dhe zgjerimit të të ashtuquajturës zonë gri, duke gërryer ngadalë hapësirën e manovrimit të Taipeit.
Stërvitjet ushtarake të ditëve të fundit, përbëjnë një hap tjetër në këtë drejtim, edhe pse më pak i dukshëm dhe i zhurmshëm se ai i gushtit të kaluar, të kryera pas vizitës së Nensi Pelozit në Taipei. Në vitin 2019, nisën të shtohen manovrat ushtarake brenda hapësirës së mbrojtjes ajrore të Tajvanit, e cila përputhet vetëm pjesërisht me atë të Republikës Popullore.
Por që prej verës së vitit të kaluar, avionët dhe anijet kineze e kanë shkelur të ashtuquajturën linjë mesatare, një kufi jozyrtar dhe i panjohur në Ngushticë, por i respektuar deri në atë moment. Në fillim të këtij viti, ritmi i operacioneve u zvogëlua ndjeshëm, në pritje të një burimi të ri tensioni.
Kjo gjë ndodhi pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të presidentes së Tajvanit Tsai Ing-Uen dhe mbi të gjitha takimi në Kaliforni me kreun e Kongresit Amerikan, Kevin Mekarthi, zyrtari më i lartë amerikan i takuar ndonjëherë nga një lider tajvanez në territorin e SHBA-së që nga viti 1979.
Pra, që kur Uashingtoni ndërpreu marrëdhëniet zyrtare diplomatike me Taipein, duke hyrë në raporte zyrtare me Pekinin. Stërvitjet e reja ushtarake të ditëve të fundit, zgjatën më pak dhe patën një ndikim më të vogël në jetën civile dhe opinionin publik sesa ato të gushtit 2022. Nuk pati ndërprerje fluturimesh, probleme për lundrimet tregtare dhe as lëshime raketash.
Një element ky i rëndësishëm edhe në nivelin psikologjik për popullatën tajvaneze, e cila verën e kaluar ishte shumë e zemëruar për mungesën e alarmit nga qeveria e saj për fluturimin aty pranë të raketave hipersonike kineze "Dongfeng”. Gjithsesi, Pekini ka ndërmarrë hapa të tjerë të rëndësishëm sa i përket cilësisë.
Ai përdori aeroplanmbajtësen Shandong, e cila lundroi për herë të parë në Paqësorin Lindor duke kaluar ngushticën Bashi, që ndan Tajvanin Jugor nga arkipelagu verior i Filipineve. Prej andej u përdor si trampolinë për mbi 100 fluturime avionësh të llojeve të ndryshme afër brigjeve lindore të Tajvanit.
Kjo ishte një lëvizje strategjike me peshë, sepse në rastin e një bllokade detare ose konflikti, ndihma ndaj ishullit mund të mbërrijë vetëm prej andej. Në krahasim me Ukrainën, Tajvani është shumë më i vështirë për t’u sulmuar, por nga ana tjetër është thuajse i pamundur për t’u furnizuar.
Mesazhi për botën, para së gjithash për Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë, është i qartë: ne nuk do t’ju lejojmë të ndërhyni. Por që ta bëjë këtë, Kina duhet të forcojë më tej flotën e saj. Për momentin, ajo nuk do të ishte në gjendje të përballonte një bllokadë totale dhe të zgjatur të ishullit kryesor të Tajvanit.
Por Pekini parashikon se do të jetë në gjendje ta bëjë këtë deri në fillim të dekadës së ardhshme. Ndërkohë, ai do të përpiqet ta bëjë gjithnjë e më shumë Ngushticën e Tajvanit një lloj deti të brendshëm, duke përdorur edhe metoda të reja për të pretenduar sovranitetin mbi ujërat dhe qiejt e tij.
Strategjia e Kinës bazohet edhe te zgjedhjet presidenciale në Tajvan në vitin 2024. Duke takuar Mekarthin në Kaliforni për ta shtyrë vizitën e këtij të fundit në Taipei, Tsai duket se ndërmori një hap të pjesshëm kompromisi për të shmangur përshkallëzimin e situatës.
Një reagim i tepruar do t’i kishte dërguar një mesazh Partisë Demokratike Progresive (DPP) të presidentit, se nuk ka kuptim përpjekja për të zvogëluar rreziqet. Pavarësisht kësaj, kandidati i saposhpallur i DPP-së në zgjedhjet e ardhshme presidenciale konsiderohet shumë më radikal sesa Tsai.
Ai është zëvendëspresidenti aktual Lai Ching-te. Nëse Tsai beson se Tajvani nuk ka nevojë për një shpallje të pavarësisë, sepse ai tashmë është de fakto i pavarur si Republika e Kinës, Lai është shprehur në të kaluarën në favor të pavarësisë zyrtare si Republika e Tajvanit. Prandaj Pekini e sheh atë si një figurë potencialisht të rrezikshme dhe të paparashikueshme.
Edhe Shtetet e Bashkuara nuk duan që të kapen të papërgatitura në lidhje me skenarët paszgjedhorë në Tajvan. Shtëpia e Bardhë, dhe mbi të gjitha Kongresi, kanë dhënë shenja të ndryshme vullneti për të rritur mbështetjen për Taipein, që megjithatë vazhdon të ankohet për vonesa në dërgesat e armëve të blera tashmë, si dhe mungesën e transferimit teknologjik në sektorin e mbrojtjes.
Ndërkohë, Uashingtoni po përpiqet të zgjerojë rrjetin e tij të bashkëpunimit ushtarak në Azi-Paqësor. Ditët e fundit, menjëherë pas përfundimit të stërvitjeve ushtarake kineze, nisën stërvitjet përbashkëta mes Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve, të cilat së fundmi me në krye Ferdinand Markos Xhunior janë afruar dukshëm me ish-kolonizatorin e tyre.
E koduar me emrin “Balikatan” (Sup më sup), stërvitja është nga më të mëdhatë e kryera ndonjëherë midis dy vendeve, me pjesëmarrjen e 17.600 trupave deri më 28 prill, duke përfshirë rreth 12.000 ushtarë amerikanë. Po ashtu është planifikuar një stërvitje për të hedhur në erë një luftanije të rreme në Detin e Kinës Jugore, një veprim që mund të ngjallë sërish zemërimin e Kinës.
Në shkurt të këtij viti, Uashingtoni nënshkroi një marrëveshje të re në fushën e mbrojtjes me Manilën, e cila parashikon vendosjen e 4 bazave të reja detare në ishujt Filipine pranë ujërave të diskutueshme. Tri nga këto baza ndodhen në veri të ishullit Luzon, pika më e afërt me Tajvanin, përveç Kinës kontinentale.
Por SHBA po bashkëpunon edhe me Vietnamin. Të premten e kaluar, Sekretari i Shtetit, Entoni Blinken, vizitoi Hanoin për të vendosur gurin e themelit të asaj që do të bëhet ambasada e re amerikane në kryeqytetin e vendit të Azisë Juglindore.
Në korrik, Xho Bajden do të presë në Shtëpinë e Bardhë, Ngujen Phu Trong, sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste Vietnameze. Pastaj janë dy aleatët historikë të SHBA-së në Azinë Lindore. Amerika dhe Japonia, që kanë forcuar tashmë lidhjet ushtarake pas vizitës së fundit të kryeministrit Fumio Kishida në Uashington në janar. Ndërkohë presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-Jeol, pritet të zhvillojë një vizitë shtetërore në SHBA në 26 prill./ Përshtatur nga CNA.al
Deklaratat publike të presidentit Xho Bajden për Luftë...
Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 20...
Në secilën nga format e saj - nga robotët antropomorfë te ...
Sipas një vlerësimi, dollari është pjesë e 88 për qind e t...
Përvoja ime e parë me sëmundjen e lëvizjes ishte si student ...
Ndërsa klima e planetit tonë po bëhet gjithmonë e më e nxe...
Javës që kaloi, Rusia pretendoi se kishte marrë kontro...
Askush nuk duket se e di se si do të reagonin Shtetet ...
“Një spiun i brendshëm, ndoshta i rekrutuar nga rusët,...
Brenda një jave, gazeta amerikane e lajmeve dhe opinio...
Në fillim të vitit 2022, Jens Stoltenberg, Sekretari i...
Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalen...
Organizata mafioze po depërtojnë gjithnjë e më shumë në po...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
Sipas World Happiness Survey, Finlanda ka qenë vendi m...
Asgjë nuk ilustron më mirë rëndësinë në rritje në çësh...
Politika e zgjerimit është rikthyer në krye të mekaniz...
Në rast se do të mbetet fuqia kryesore e botës, Shtete...
Niveli global i demokracisë është rikthyer atje ku ish...
Gjeopolitika mund t’ju çojë shumë larg në shpjegimin e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...