
Shpërthen bombola e gazit në një banesë/ Plagosen tre persona
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos, në l...
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos, në l...
Në veprat e Çarls Dikens, si Oliver Tuist apo “Pritshmëritë e mëdha”, tregohet pa doreza historia e tmerrshme fëmijëve jetimë që jetojnë në kushte të vështira. Autori përshkruan një panoramë të detajuar të të miturve që u rritën në mjedisin armiqësor në fillim të shekullit XIX në Mbretërinë e Bashkuar, në kulmin e Revolucionin Industrial.
Uria dhe mjerimi ishin një normë për fëmijët që detyroheshin të punonin nëpër fabrika. Tani një grup shkencëtarësh ka analizuar eshtrat e dhjetëra fëmijëve të asaj epoke, duke përdorur teknika moderne mjeko-ligjore. Ata kanë arritur të konfirmojnë historitë e rrëfyera nga shkrimtari klasik.
Studimi tregon se shumë fëmijë që punonin në atë kohë, u rritën dhe vdiqën nga kequshqyerja. Zhvillimi fizik i atyre që ishin 12 vjeç korrespondonte me atë të 8-vjeçarëve. Po ashtu, eshtrat zbulojnë dëmtimet kockore që tregojnë ndëshkimin fizik të tyre.
Nga analizat del se e vërteta ishte edhe më e hidhur sesa historitë e rrëfyera nga Dikens. Por ndërsa personazhet e tij rriten dhe kanë një fund relativisht të lumtur, shumë fëmijë të marrë në këtë studim botuar në revistën shkencore “PLOS ONE”, nuk kaluan dot as adoleshencën.
Disa vite më parë, ndërtimi i një muzeu lokal pranë kishës Fjuston, që ndodhet në rajonin Uoshbërn të Anglisë Qendrore, bëri të nevojshme zhvendosjen e një pjese të madhe të varrezave të vjetra. Për këtë qëllim u punësua një kompani, e specializuar në gërmimet arkeologjike.
Askush nuk e kishte idenë se çfarë do të zbulonin. “Kompania ime, York Osteoarchaeology, kreu analizën osteologjike të skeleteve, duke përcaktuar moshën, gjininë dhe patologjitë e njerëzve të varrosur në Fjuston. Gjatë kësaj analize fillestare, u bë e qartë se kishte shumë adoleshentë… diçka jo shumë e zakonshme në varreza”- thotë Malin Holst, arkeologe në Universitetin e Jorkut dhe bashkë-autore e studimit.
Në varrezat e sotme, shumica e atyre që varrosen priren të jenë më të moshuar. Megjithatë, dikur - sidomos përpara përparimeve në mjekësinë moderne dhe mbrojtjes sociale - modeli ishte i ndryshëm:së bashku me të moshuarit, kishte edhe shumë varre që u përkisnin të porsalindurve dhe fëmijëve të vegjël, të cilët ishin shfarosur nga sëmundjet infektive.
Por në Fjuston, 54 nga 154 eshtrat e zbuluara që i përkasin gjysmës së parë të shekullit XIX-të, ishin djem dhe vajza nga mosha 7-20 vjeç. Një shifër kaq e çuditshme nxiti hetimet e mëtejshme. Studimi osteologjik i dha mundësi shkencëtarëve të përcaktojnë se sa shumë vuajtën këta fëmijë.
Shumica e tyre kishin vdekur në një moshë (të përcaktuar nga dhëmbët), që nuk korrespondonte me gjatësinë dhe gjendjen e zhvillimit të eshtrave të tyre. Për shembull, një individ i identifikuar si SK 331, do të ketë qenë midis 12-14 vjeç sipas dhëmbëve të tij… Por kockat korrespondojnë me ato të një fëmije jo më shumë se 8 vjeç.
Ndërkohë, një vajzë e identifikuar si SK 262, vdiq midis moshës 16-18 vjeç, por kockat esaj, korrespondojnë me zhvillimin e një vajze 10-vjeçare. Kequshqyerja u konfirmua nga mungesa e rritjes - një gjendje e njohur si hipoplazi - e zbuluar nga dhëmbët e fëmijëve.
Kjo patologji e smaltit - e karakterizuar nga zhvillimi jo i plotë i tij - shfaqet përgjithësisht në fëmijëri, e shkaktuar nga një dietë e varfër dhe akumulimi i sëmundjeve. Ky lloj stresi në moshë të re, ndikon edhe në zhvillimin e trurit, siç kanë treguar studimet me fëmijë nga jetimoret në Rumani nën diktaturën brutale të Çauçeskut (1965-1989).
“Disa nga fëmijët vuanin nga rakitizmi dhe skorbuti. Ne mund t’i diagnostikojmë këto gjendje sepse ato lënë gjurmë tek kockat”-thotë Rebeka Gaulaed, bioarkeologe e Universitetit të Durhamit dhe autorja kryesore e studimit. Një nga këto gjurmë është mungesa e vitaminave, diçka thelbësore në fazat e hershme të zhvillimit të fëmijës.
“Mungesa e vitaminës D, shkakton disa përkulje të kockave të gjata dhe ndryshime të tjera. Sa i përket mungesës së vitaminës C, ajo në përgjithësi shfaqet në formën e dëmtimeve poroze në pjesë të caktuara të skeletit”- shpjegon ajo. Për të konfirmuar kequshqyerjen, studiuesit analizuan izotopet e karbonit dhe azotit.
Dallimet në proporcionin e izotopit të azotit-15 dhe karbonit-13, na lejojnë të dimë peshën relative të proteinave me origjinë shtazore dhe bimore në dietën e një individi. Nivelet e ulëta të këtij raporti që gjetën studiuesit thuajse te të gjithë të rinjtë, tregojnë se ata vdiqën pas shumë vitesh dietë me pak ose aspak mish ose ushqime me origjinë shtazore, siç janë produktet e qumështit.
Gjatë fillimeve të Revolucionit Industrial - në fund të shekullit XVIII-të dhe në pjesën e parë të shekullit XIX-të - pati një migrim të madh nga fshatrat drejt qyteteve industriale si Lids apo Mançester. Por lëvizja ndodhi edhe në drejtimin e kundërt.
Banorët - veçanërisht fëmijët - e lagjeve më të varfra të Londrës apo Liverpulit që u zhvendosën në zonat rurale ku po ngriheshin shumë fabrika, veçanërisht të lidhura me industrinë e tekstilit. Në Fjuston, kishte 5 të tilla. Në arkivat e qytetit janë gjetur disa kontrata midis pronarëve të këtyre fabrikave dhe fëmijëve jetimë (ose fëmijëve të braktisur nga prindërit e tyre) nga Londra.
Ato i detyronin të vegjlit të punonin në këmbim të një shtrati, ushqimi dhe arsimimi deri në moshën 21-vjeçare ose në rastin e vajzave deri në martesë. Këto azile njiheshin si “shtëpi pune”. Oliver Tuist e fillon historinë e tij në një nga këto vende të tmerrshme.
Panorama që sjell hulumtimi përkon me kujtimet e Atë Robert Kilier, që ishte në Uest Hauz midis moshës 8-14 vjeç:“Ata na zgjonin në orën 6 të mëngjesit, dhe ne punonim deri në 8 natës, me vetëm 1 orë ndërprerje në drekë për të ngrënë dhe pushuar. Ne kishim mundësi të uleshim përtokë vetëm për disa çaste, kur mbikëqyrësi nuk ishte pranë për të qëlluar mbi shpatullat tona të vogla me rripin e tij prej lëkure”- kujton ai në një fragment të gjetur nga autorët e këtij studimi.
Statistikat zyrtare të përmendura në studim, vlerësojnë se 195.000 fëmijë të moshës 5-14 vjeç jetuan nëpër një nga bujtinat e famullisë në vitin 1803. Dhe në vitin 1845, në sektorin e pambukut, 45 për qind e punëtorëve ishin nën moshën 18 vjeç. Sa i përket fëmijëve të Fjuston, sapo kockat e tyre u treguan shkencëtarëve atë që ata kishin vuajtur, u rivarrosën siç duhet. Historia e tyre ruhet në Qendrën e Trashëgimisë në Uoshbërn./ Përshtatur nga CNA.al
Shërbimet sekrete ukrainase nuk e kanë vrarë ende Vlad...
Dy masakra me armë në Serbi kanë lënë të vdekur 17 per...
Në vijën e parë të frontit të luftës ka tmerre pa fund. Po...
Zyrtarët në Pekin kanë arritur në përfundimin se Amerika d...
“France24” Ata janë votues për herë të parë, 16 vjeç e si...
Përmbytja e Noes është një nga tregimet më të njohura ...
Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Googl...
Përgjatë gjithë historisë, revolucionet kanë qenë një ...
Ashtu si shumë të rinj në Amerikë, jetët tona janë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Moli ishte 88 vjeçe dhe me një shëndet relativisht të mirë...
Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrai...
Turqia do të shkojë këtë të diel drejt qendrave të vot...
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Unë vizitova Kievin muajin e kaluar për t’u takuar me ...
Dy dronë kryen një sulm brenda kompleksit të Kremlinit mën...
Kulla Eifel u përurua në Paris më 31 mars 1889, gjatë cere...
A ka një preferencë perëndimore për fituesin, ndërsa T...
Njerëzimi ka 2 probleme kryesore, të cilat janë bërë m...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një punonjësi poli...
Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tir...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos, në l...
Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, ka folur sërish lidhur...
Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e arrestit me burg me afa...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradë...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi problemet mes B...
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, në Kos...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, t...
Zyrtarët japonezë besojnë se lëshimi nga Koreja e Veriut d...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Sot, më 27 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë...