
Kujdes! Pedofilët përdorin kamerat e kompjuterave për të ngacmuar të miturit në internet
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, është një nga figurat përcaktuese të programit bërthamor të Shteteve të Bashkuara. Për 34 vite, ai kreu kërkime në Laboratorin Kombëtar Los Alamos, ku u zhvillua arma e parë bërthamore në fillim të viteve 1940, si pjesë e “Projektit Manhattan”.
Gjatë viteve 1986-1997, Heker ishte drejtor i institutit dhe pasardhësi i katërt i Robert Openhajmer, “babai i bombës atomike”. Aktualisht është profesor me kohë të pjesshme i praktikës, inxhinierisë bërthamore në Universitetin A&M të Teksasit.
Që nga sulmi në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore dhe e ka pezulluar traktatin e fundit të çarmatimit të nënshkruar me SHBA-në. Koreja e Veriut dhe Irani po zgjerojnë programet e tyre të armëve bërthamore, dhe Kina po planifikon 3-fishimin e armëve të saj strategjike bërthamore. Cilin nga këto zhvillime konsideroni si më të rrezikshmin?
Natyrisht shqetësimi më i madh dhe i menjëhershëm, është përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Rusia në Ukrainë. Kërcënimet e Putinit duket se synojnë kryesisht të dekurajojnë Perëndimin. Por për shkak se janë bërthamore, ato duhet të merren seriozisht. Por rreziku shumë më i madh është kombinimi i të gjitha këtyre zhvillimeve. Ajo që më shqetësoi më shumë pas pushtimit të Ukrainës është ndikimi i tij në rendin bërthamor botëror. Frika ime është se Putin e ka shkatërruar këtë urdhër.
Pse?
Rendi bërthamor i dekadave të fundit mbështetej mbi 4 shtylla. E para është ajo që disa njerëz e quajnë tabuja bërthamore. Që nga viti 1945, kur u zhvilluan për herë të parë këto armë krejtësisht të reja, dhe më pas u përdorën, asnjë armë bërthamore nuk është përdorur në luftë. Kjo është një gjë e mahnitshme, por që nuk ndodhi rastësisht. Ajo ishte rezultat i një rendi që ka evoluar gjatë dekadave. Shumë vende, duke përfshirë SHBA-në dhe Bashkimin Sovjetik, donin të siguroheshin që armët bërthamore të mos përdoreshin kurrë, dhe ato nuk u përdorën.
Por që nga ajo kohë u ndërtuan dhjetëra mijëra armë të tilla, nga të cilat 12.500 mbetën pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Dhe tani numri i tyre po rritet sërish...
Kjo na çon në shtyllën e dytë të atij rendi, atë të përhapjes së armëve bërthamore. Robert Openhajmer kishte frikë se shumë vende do të pajiseshin me armë bërthamore pasi të shihnin fuqinë e saj. Në fakt, sot më pak se 10 vende kanë armë bërthamore. Dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme, e cila nuk është vetëm rezultat i një traktati, por i një regjimi të tërë të mospërhapjes, i një sërë marrëveshjesh, garancish sigurie dhe institucionesh si Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA).
Po shtylla e tretë?
Është terrorizmi bërthamor. Deri më sot, ne nuk kemi parë një re kërpudhore apo radioaktive të ngrihet nga shpërthimi i një bombe të tillë nga një organizatë terroriste. Kur mendoni se sa material bërthamor dhe radiologjik ka në botë, edhe kjo është e jashtëzakonshme. Si mundi të ndodhte? Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara punuan së bashku kundër potencialit të terrorizmit bërthamor.
Shtylla e katërt e rendit global bërthamor gjendet në skajin tjetër të spektrit, tek e mira që vjen nga energjia bërthamore. Në dallim nga ato kimike, reaksionet bërthamore, gjenerojnë miliona herë më shumë energji, e cila mund të përdoret si për të mirë po ashtu edhe për keq. Më shumë se 10 për qind e energjisë në botë prodhohet nga energjia bërthamore. Rreth 40 milionë njerëz përfitojnë nga mjekësia bërthamore, qoftë në diagnostikim apo trajtim.
Si i rrezikon pushtimi rus i Ukrainës këto 4 shtylla të rendit bërthamor?
Epo, ajo zbulon themelin e besimit që na lejoi të jetonim me rrezikun bërthamor. Kërcënon zgjerimin paqësor të energjisë bërthamore dhe e rrezikon konsensusin që parandaloi përdorimin e armëve bërthamore, përhapjen e tyre dhe terrorizmin bërthamor.
A ju befasoi pezullimi i Traktatit New START nga Putini?
Jo. Ai traktat u nënshkrua në vitin 2010 kur president ishte Dimitri Medvedev. Kur Putini u rikthye në detyrë, rusët bënë hapa prapa në pothuajse çdo marrëveshje bërthamore. Gjithsesi deri më tani, Putini vetëm e ka pezulluar New START. Nëse tërhiqet, atëherë rusët nuk do të qëndronin vetëm me 1550 armë strategjike.
Nëse kjo ndodh, a do të përballemi me një garë bërthamore të pakontrolluar si në vitet 1950?
Është e mundur. Sigurisht, kjo nuk është në dëshirën e qeverisë amerikane. Ne nuk kemi ndërtuar armë bërthamore me aftësi të reja që kur këtë vendim e mori presidenti Xhorxh H.W. Bush në vitin 1992. Arsyet ekonomike priren të flasin kundër një rikthimi në situatën e viteve 1950-1960. As SHBA dhe as Rusia nuk duan t’i ngarkojnë ekonomitë e tyre me një garë të madhe armatimesh.
Por ndryshe nga SHBA-ja dhe Rusia, Kina nuk ka qenë kurrë e detyruar nga një traktat çarmatimi dhe Pekini s’ka ndërmend ta ndryshojë këtë. Përkundrazi, në tetorin e vitit të kaluar presidentit kinez Xi Jinping deklaroi se vendi i tij do të ndërtonte në të ardhmen “një sistem të fortë të parandalimit strategjik”.
Kina aktualisht ka mbi 400 armë bërthamore. Pentagoni vlerëson se numri i tyre mund të rritet në 1.000 deri në vitin 2030 dhe 1.500 deri në vitin 2035. Po ashtu arsenali i raketave balistike kineze - i pakufizuar nga asnjë traktat - është tashmë më i madhi në botë.
Atëherë nuk do të kishte më 2, por 3 fuqi të mëdha bërthamore. Si do ta ndryshojë kjo dinamikën e parandalimit?
Dinamika e parandalimit u zhvillua për dy kundërshtarë, dhe ne nuk e dimë se si do të jetë në një skemë me 3. Në SHBA, shumë ekspertë presin që Kina dhe Rusia të bashkëpunojnë midis tyre për të krijuar një bllok kundër amerikanëve. Por unë mendoj se kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Ajo që dëgjoj nga bashkëbiseduesit e mi kinezë dhe rusë, sugjeron se Kina do të vazhdojë të ndjekë qëllimet e saj kombëtare dhe Rusia të sajat. Pra, mendoj se do të kemi 3 qendra të veçanta bërthamore. Se si do të lidhen ato me njëra-tjetrën, kjo do të jetë shumë e ndërlikuar.
Dhe si duhet të pozicionohet Evropa në këtë plejadë të re?
Evropianët dhe amerikanët janë bashkuar për këtë çështje. Pushtimi rus i Ukrainës krijoi një unitet mes tyre që dukej i kërcënuar, veçanërisht nën presidentin Trump. Vendet evropiane janë të ndryshme, dhe secila ka marrëdhënie specifike me Kinën dhe Rusinë, veçanërisht në frontin ekonomik. Por tek e fundit, unë i shoh vizionet evropiane dhe amerikane të përafruara me atë ku duhet të jenë kundrejt pjesës tjetër të botës.
Marrë me shkurtime/ Përshtatur nga CNA.al
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Unë vizitova Kievin muajin e kaluar për t’u takuar me ...
Dy dronë kryen një sulm brenda kompleksit të Kremlinit mën...
Kulla Eifel u përurua në Paris më 31 mars 1889, gjatë cere...
A ka një preferencë perëndimore për fituesin, ndërsa T...
Njerëzimi ka 2 probleme kryesore, të cilat janë bërë m...
A keni dëgjuar ndonjëherë për një njeri që pretendon t...
Biseda telefonike midis Xi Jinping me Volodimir Zelens...
Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 600 emigrantë vlerë...
Përfytyroni për një moment një skenar tipik britanik. ...
Kiev - “Pas Ukrainës, radhën e ka Çeçenia”- thotë komandan...
A mund t’i mbijetojë Amerika një presidence të dytë të Xho...
Unë kam qenë shumë i përkushtuar me shkrimin e librave...
Marka e presidentit Xho Bajden është në rastin më të m...
Kishin kaluar vetëm pak ditë nga tërmetet e 6 shkurtit...
Mijëra ushtarë ukrainas po përgatiten për t’u hedhur n...
Në dhjetor 1949, 2 muaj pas themelimit të Republikës P...
Presidenti Vladimir Putin mburret me fuqinë e ekonomis...
Një ushtri e rreme në luftë? Po ka ekzistuar dhe ishte div...
“Askush nuk mund të kruhet me një pjesëtar të familjes Baj...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Shpesherë kemi parë që monumente kulturore të shemben ose ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngesit të ...
Një i burgosur ka humbur jetën këtë të hënë. Raportohet s...
17 fshatra të Kolonjës dhe të Korçës si Panariti, Trebicka...
Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e SPAK pë...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Ndonjëherë mund të duket e pamundur të qëndrosh zgjuar gja...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në t...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Të hënën, Lista Serbe përmes një njoftimi ka bërë të ditur...
Istraga.ba, media boshnjake ka raportuar së fundmi se nënk...
Të arrestuarit në Banjskë të Zveçanit, që dyshohet se ...
Detaje të reja po zbulohen dita-ditës nga ngjarja e 24...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...