Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

“Askush nuk mund të kruhet me një pjesëtar të familjes Bajden!”.
Deklarata e presidentit të SHBA-së Xho Bajden vitin e kaluar për një kryebashkiak të Floridës, duket se nuk është thjesht një mburrje. Së fundmi në media është shfaqur një informator i ri nga Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme (IRS).
Gazeta “Wall Street Journal” raportoi se një agjent IRS tha se djali i presidentit Hanter Bajden ka pasur një trajtim preferencial në lidhje me hetimin tatimor që po zhvillohet në rastin e tij. Po ashtu, informatori pretendon se ai ose ajo ka informacione që kundërshtojnë dëshminë e “një të emëruari të lartë politik të Bajden”.
Vetë koha e dërgimit të kësaj letre është domethënëse. Sepse për vite me radhë, komisionet e kontrolluara nga demokratët, bllokuan çdo hetim mbi akuzat për korrupsion dhe shitje të ndikimit nga familja Bajden. Përpara marrjes së pushtetit nga republikanët në Kongresit, ky informator do të kishte pasur shumë pak motivim për të kërkuar mbrojtje nga një komitet që ka një interes të dukshëm për akuza të tilla.
Në fakt, që të dyja partitë e kanë përdorur pushtetin e tyre për të mbrojtur presidentët ose aleatët politikë. Megjithatë, Komisioni i Kongresit për Mbikëqyrjen dhe Përgjegjshmërinë, ka zbuluar tashmë një sërë faktesh të reja, të cilat po hedhin dritë mbi atë që mund të jetë një nga përpjekjet më të mëdha të shitjes së ndikimit në histori.
Në këtë fushë duket se familja Bajden gjendet në krye të listës. Kryetari i komisionit Komer zbuloi se dokumentet e reja financiare tregojnë se edhe 6 anëtarë të tjerë të familjes Bajden mund të kenë përfituar nga pagesat e huaja. Kjo e çon në 9 numrin e anëtarëve të familjes Bajden që shfaqen në transaksione apo të dhëna bankare të dyshimta.
Identiteti i tyre dhe pagesat kryesore mbeten ende të paqarta. Por zbulimet në të kaluarën mbi tregtimin e supozuar të ndikimit nga Hanter Biden dhe xhaxhai i tij James kërkojnë një hetim të plotë. Bajden janë mbështetur prej kohësh tek një media që është angazhuar hapur në një mbulim minimal të akuzave për korrupsion mbi familjen presidenciale.
Përpjekja më skandaloze ishte fshehja e historisë së laptopit të Hanter Bajden para zgjedhjeve të vitit 2020. Bajden arritën t’i bindnin mediat kryesore që të heshtnin mbi këtë çështje të sikletshme. Për shumë gazetarë, edhe vetëm pranimi i këtij korrupsioni do të ishte një vetë-akuzë për mungesën e kuriozitetit dhe integritetit të tyre.
Nga ana tjetër, ka pasur një zvarritje të dukshme nga të gjithë ata që ishin zyrtarisht të përfshirë në hetimet ndaj familjes Bajden. Marrim për shembull hetimin e Dejvid Ueis, prokurori amerikan i Delauer. Ai po heton mbi një sërë krimesh të mundshme, përfshirë evazionin fiskal, punën e paligjshme si agjent i huaj, transaksionet e paligjshme të huaja dhe shkelje të tjera.
Shumica nga këto shkelje janë relativisht të lehta për t’u hetuar. Megjithatë hetimi ka ecur me “ritmin e breshkës”. Ka shumë prova se Hanter Bajden punon për kompani të huaja pa u regjistruar si gjë agjent i huaj - një krim që Departamenti i Drejtësisë e përdori lirshëm kundër të pandehurve të tjerë, si për shembull ndaj ish-drejtuesit të fushatës së Trump, Pol Manafort.
Po ashtu, ekzistojnë deklarata qartësisht të rreme të Hanter në lidhje me zotërimin prej tij të një pistolete. E megjithatë, kanë kaluar vite pa asnjë aktakuzë të ngritur nga Ueis apo ndonjë homolog i tij në atë shtet. Njëkohësisht, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Merrik Garland ka injoruar me vendosmëri nevojën e emërimit të një këshilltari të posaçëm, pavarësisht referencave të përsëritura për presidentin si një përfitues i të ardhurave nga shitja e ndikimit.
Kjo histori ka nxitur me të drejtë shqetësimet, nëse hetimet federale janë duke u manipuluar apo keq-drejtuar. Pretendimi për ndikim politik në IRS, mund të shtojë një element të mundshëm penal që i shtohet akuzave. Seksioni 7212 i Kodit të IRS, cilëson si një krim cilindo që përpiqet përmes korruptimit të “pengojë administrimin e duhur” të këtij procesi.

Kohët e fundit, Hanter Bajden i bëri thirrje që IRS të hetojë kritikët e tij, dhe potencialisht t’i heqë grupeve statusin e tyre të përjashtuar nga taksat. Përdorimi i IRS për të goditur armiqtë politikë apo për të mbrojtur aleatët politikë, ka qenë prej kohësh një shqetësim për Kongresin. Mbrojtja kundër ndikimit politik u rrit ndjeshëm pas administratës Nikson. Në një nga bisedat e regjistruara nga Zyra Ovale, Nikson i shpjegoi kështu pritshmëritë e tij për komisionerin e ardhshëm të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme:“Unë dua të jem i sigurt që ai është një zyrtar i pamëshirshëm, se do të bëjë atë që i thuhet, se do të më japë çdo deklaratë tatimore që dua të shoh, se do të ndjekë penalisht armiqtë dhe jo miqtë tanë. Është kaq e thjeshtë. Nëse nuk është i tillë, atëherë nuk emërohet në këtë post!”.
Lista famëkeqe e armiqve të Nikson, me qindra të tillë, u dërgua në IRS për veprime konkrete. Por pavarësisht reformave të mëdha në këtë sektor pas largimit të Nikson, akuzat për manipulimin politik të IRS kanë vazhduar. Gjatë administratës së Obamës, ish-zyrtarja e IRS Lois Lerner dhe disa të tjerë u akuzuan se kishin shënjestruar grupet konservatore.
Më vonë Lerner refuzoi të dëshmonte në Kongres. Kohët e fundit, ka pasur shqetësime të ngjashme për shkak të vizitës në shtëpinë e një drejtuesi të IRS të gazetarit Mat Taibi, pikërisht në të njëjtën ditë që ai dëshmoi për përpjekjet për censurim nga ana e administratës Bajden.
Ndjeshmëria e publikut mbi përdorimin e mundshëm të IRS për qëllime politike është shumë e madhe. IRS është e vetmja agjenci federale që kërkon nga çdo qytetar të zbulojë çdo vit informacione mbi të ardhurat dhe shpenzimet familjare. Ndoshta për këtë arsye, IRS ka qenë prej kohësh sipas sondazheve agjencia më pak e popullarizuar.
Hetimi i zgjeruar i Komitetit të Mbikëqyrjes së Kongresit mund t’i bëjë gjërat më të vështira për administratën aktuale. Më herët kam shkruar se si hetimi i Ueis mund të përdoret për të zbutur skandalin e Hanter Bajden, duke artikuluar disa akuza relativisht të kufizuara dhe një marrëveshje të favorshme për pranimin e fajësisë.
Më pas presidenti Bajden dhe media mund të shkojnë në zgjedhjet e 2024-ës, duke thënë se çështja është mbyllur. Më e rëndësishmja, me mbylljen e hetimit, shumica e informacionit të shqyrtuar nga Uesi do të mbetej e pazbuluar. Problemi është se ndërsa vonesa funksionoi në avantazhin e familjes Bajden përpara zgjedhjeve të vitit 2020, mund të funksionojë tani kundër tyre.
Me ndryshimin e balancave në Kongres, komisionet po zbulojnë shumë më tepër informacione. Kohët e fundit, republikanët i bënë presion Sekretares së Thesarit, Xhenet Jellen, për të hequr pengesat e vjetra për zbulimin e raporteve të dyshimta të aktivitetit (SAR) në lidhje me Hanter Bajden.
Përpjekja më e fundit nga demokratët është se shitja e ndikimit është e ligjshme. Kjo është teknikisht e vërtetë, por mjetet e përdorura për shitjen e ndikimit mund të rezultojnë shpeshherë kriminale, përfshirë deklaratat e rreme për hetuesit. Megjithatë, pavarësisht nëse ky është apo jo një krim, me siguri është një formë e korrupsionit.
Ne duhet të duam të dimë nëse familja Bajden ka marrë miliona dollarë nga burime të huaja për të ndikuar në politikat ose prioritetet tona kombëtare. Partia Demokratike e ka përqafuar tashmë censurën. Por nuk duhet që të përqafojë korrupsionin.
Shënim: Jonathan Turley, profesor i ligjit të interesit publik në Universitetin Xhorxh Uashington dhe një avokat penalist./ “Fox News” - Përshtatur dhe përkthyer nga CNA.al
Në korrik aleatët e NATO-s do të mblidhen në Vilnius për s...
Qasja e fuqisë së butë të Bashkimit Evropian për zgjid...
Ndërmjet formave të ndryshme të mbledhjes së informacionit...
Në rast se Perëndimi nuk është i bashkuar, ai nuk do t...
Ekziston diçka e fuqishme te fjalët e fundit që thotë ...
Dy muaj e dy ditë. 29 nëntor 1948-31 janar 1949. Ushtr...
Deklaratat publike të presidentit Xho Bajden për Luftë...
Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 20...
Në secilën nga format e saj - nga robotët antropomorfë te ...
Sipas një vlerësimi, dollari është pjesë e 88 për qind e t...
Përvoja ime e parë me sëmundjen e lëvizjes ishte si student ...
Ndërsa klima e planetit tonë po bëhet gjithmonë e më e nxe...
Javës që kaloi, Rusia pretendoi se kishte marrë kontro...
Askush nuk duket se e di se si do të reagonin Shtetet ...
“Një spiun i brendshëm, ndoshta i rekrutuar nga rusët,...
Brenda një jave, gazeta amerikane e lajmeve dhe opinio...
Në fillim të vitit 2022, Jens Stoltenberg, Sekretari i...
Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalen...
Organizata mafioze po depërtojnë gjithnjë e më shumë në po...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...