Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ekziston diçka e fuqishme te fjalët e fundit që thotë një njeri para se të vdesë. Mjerisht, vdekja është kaotike dhe e dhimbshme, ndaj edhe politikanët e famshëm nuk kanë thënë domosdoshmërisht fjalët e fundit më të thella dhe kuptimplota që mund t’u shkonin për shtat.
Uliks S.Grant

Uliks S.Grant, gjenerali fitimtar i Luftës Civile dhe president i Shteteve të Bashkuara, ishte një adhurues i madh i purove. Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Grant kishte 20 puro të rreshtuara në tavolinën e tij çdo mëngjes, dhe deri në fund të ditës, do t’i pinte të gjitha. Kjo për 2 dekada, prandaj nuk është aspak e habitshme që ai u prek nga kanceri në fyt.
Sëmundja i shkaktoi një agoni të gjatë. Siç shkruante vetë Grant në një letër: “...asgjë nuk më jep aq shumë dhimbje sa gëlltitja e ujit. Me duket si plumbi i shkrirë që zbret në fyt”. Pak çaste para vdekjes së tij në vitin 1885, Grant i tha vetëm një fjalë bashkëshortes së tij: “Ujë!”
Majkëll Kolins

Kolins ishte udhëheqësi i lëvizjes për pavarësi të Irlandës. Por në vitin 1921, ai mori vendimin e diskutueshëm për të nënshkruar një traktat me britanikët, me të cilin jo të gjithë irlandezët ishin dakord. Më 24 gusht 1922, Kolins po udhëtonte në një autokolonë makinash i mbrojtur nga disa truproja. Ajo ra në një pritë të organizuar nga rreth 200 nacionalistë irlandezë. Kolins u plagos rëndë në kokë. Para se të vdiste, raportohet se ai tha: “Falini ata. Më varrosni në Glasnevin së bashku me djemtë”.
Indira Gandi

Më 30 tetor 1984, kryeministrja e Indisë, Indira Gandi, deklaroi para një turme mbështetësish: “Mua nuk më intereson një jetë e gjatë. Nuk kam frikë nga vdekja. Nuk më shqetëson nëse jeta ime sakrifikohet në shërbim të këtij kombi. Nëse vdes sot, çdo pikë e gjakut tim do ta gjallërojë kombin”.
Kjo deklaratë bëri bujë vetëm për disa orë. Të nesërmen në mëngjes, Gandi u vra nga 2 prej truprojave të saj të komunitetit etnik Sikh. Më 31 tetor, Gandi shkoi në mëngjes në zyrën e saj, i përshëndeti dy truprojat e saj duke u thënë “Namaste!” Si përgjigje, ata nxorën armët dhe e qëlluan për vdekje. Ata ishin të pakënaqur me politikat shtypëse të Gandit ndaj komunitetit dhe fesë së tyre të veçantë.
John F.Kenedi

Vrasja e presidentit amerikan ndodhi në Dallas të Teksasit më 22 nëntor 1963. Versioni zyrtar është se autori i ngjarjes ishte Li Harvi Osvald. Ai u arrestua brenda disa minutash, por u vra 2 ditë më vonë nga Xhek Rubi, ndërsa po transportohej për në gjykatë për masën e sigurisë.
Ky akt nxiti shumë teori konspirative. Por cilat ishin fjalët e fundit të presidentit? Xheki Kenedi, e veja e tij, dëshmoi para Komisionit hetimor Uoren se pak sekonda para të shtënave, gruaja e guvernatorit të Teksasit, e cila ndodhej në limuzinë me të i tha presidentit Kenedi: “Sigurisht që nuk mund të thuash që qytetarët e Dallasit nuk dinë t’ju presin mirë.... E pyetur se si u përgjigj presidenti, Xheki tha: Ai u përgjigj: 'Jo, sigurisht që jo'”.
Hugo Çavez

Vdekja e diktatorit venezuelian Hugo Çavez më 5 mars 2013, erdhi pas një lëngate të gjatë. Dy vjet më parë, ai kishte njoftuar në televizion se i ishte nënshtruar një operacioni për një lloj kanceri të legenit, pa dhënë më shumë detaje. Pas kësaj, iu nënshtrua disa raundeve të kimioterapisë dhe operacioneve, pasi kanceri vazhdonte të rishfaqej.
Gjenerali Hose Ornela ishte me Çavezin kur ai dërroi jetë. Pavarësisht betejës së tij me kancerin, ishte një atak në zemër, ai që do të ishte shkaku zyrtar i vdekjes së diktatorit. Një ditë më parë, Çavez ra në koma, por para kësaj, ai arriti të thoshte fjalët e tij të fundit: “Nuk dua të vdes, mos më lër të vdes!”.
Uinston Çërçill

Gjatë jetës së tij të jashtëzakonshme, Uinston Çërçill kaloi 6 dekada në Parlamentin Britanik, shkroi dhjetëra libra, fitoi çmimin Nobel për Letërsi dhe pati një rol thelbësor në fitoren e Luftës së Dytë Botërore. Në një artikull të vitit 1965, gazeta “London Evening Standard” raporti se pavarësisht se ishte në gjendje kome për pjesën më të madhe të 2 javëve para se të vdiste pas një goditje në tru, Çërçill kishte pasur një moment kur ishte kthjelluar, pa dhëndrin e tij buzë shtratit dhe i tha: “Jam mërzitur me të gjitha!”. Çërçill vdiq 9 ditë pasi tha ato që besohet të jenë fjalët e tij të fundit më 24 janar 1965, në moshën 90-vjeçare./ Përshtatur nga CNA.al
Dy muaj e dy ditë. 29 nëntor 1948-31 janar 1949. Ushtr...
Deklaratat publike të presidentit Xho Bajden për Luftë...
Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 20...
Në secilën nga format e saj - nga robotët antropomorfë te ...
Sipas një vlerësimi, dollari është pjesë e 88 për qind e t...
Përvoja ime e parë me sëmundjen e lëvizjes ishte si student ...
Ndërsa klima e planetit tonë po bëhet gjithmonë e më e nxe...
Javës që kaloi, Rusia pretendoi se kishte marrë kontro...
Askush nuk duket se e di se si do të reagonin Shtetet ...
“Një spiun i brendshëm, ndoshta i rekrutuar nga rusët,...
Brenda një jave, gazeta amerikane e lajmeve dhe opinio...
Në fillim të vitit 2022, Jens Stoltenberg, Sekretari i...
Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalen...
Organizata mafioze po depërtojnë gjithnjë e më shumë në po...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
Sipas World Happiness Survey, Finlanda ka qenë vendi m...
Asgjë nuk ilustron më mirë rëndësinë në rritje në çësh...
Politika e zgjerimit është rikthyer në krye të mekaniz...
Në rast se do të mbetet fuqia kryesore e botës, Shtete...
Niveli global i demokracisë është rikthyer atje ku ish...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...