Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ndërmjet formave të ndryshme të mbledhjes së informacionit nga shërbimet e sigurisë së një shteti, ekziston edhe ajo që përdor sinjalet, e quajtur Sigint (Inteligjenca e Sinjaleve). Ajo ka të bëjë me të gjithë veprimtarinë që synon mbledhjen pasive të të dhënave nëpërmjet përgjimit dhe analizës së sinjaleve elektromagnetike të çdo lloji.
Ky lloj përgjimi kryhet me lloje të ndryshme mjetesh. Ekzistojnë avionë të projektuar posaçërisht për këtë mision, si RC-135, mjete detare, tokësore dhe padyshim edhe sensorë fiks. Pak vite më parë bëri bujë investigimi i “Der Spiegel”, duke raportuar mbi një aktivitet spiunazhi të kryer në Gjermani nga NSA, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, një nga agjencitë e sigurisë amerikane.
Sipas investigimit, agjencia kishte programin e saj të përgjimeve në më shumë se 80 ambasada dhe konsullata amerikane në mbarë botën. Brenda SHBA-së njihej si “Shërbimi Special i Grumbullimit” dhe shpeshherë funksiononte pa dijeninë e vendit pritës.
Po ashtu, u pretendua se agjencia kishte një aparaturë përgjimi në Berlin (në ambasadën e SHBA-së), Frankfurt dhe një tjetër në Vjenë, dhe se kishte spiunuar selitë diplomatike të BE-së në Uashington. Hetimi nisi nga Wikileaks dhe përfshiu edhe Italinë. Nga 10 dhjetori 2012 deri më 13 janar 2013, NSA kishte spiunuar 124.8 miliardë thirrje telefonike në mbarë botën, nga të cilat 46 milionë në Itali.
Kaq mjaftoi që forcat e sigurisë publike të rrisnin vigjilencën pranë zyrave diplomatike dhe ambasadës amerikane. NSA dhe CIA do të operonin më pas me 76-80 antena Sigint brenda ambasadave dhe konsullatave të SHBA-së në mbarë botën, nën komandën e një njësie të përbashkët të fshehtë NSA-CIA, i quajtur Shërbimi Special i Koleksionit.
Meqenëse Departamenti Amerikan i Shtetit ka 294 ambasada, konsullata dhe misione diplomatike në organizata të ndryshme ndërkombëtare jashtë vendit, kjo do të thotë se NSA dhe CIA kanë zyra sekrete dëgjimi në më shumë se 25 për qind të këtyre institucioneve diplomatike.
Rasti i ambasadës ruse në Poloni ka qenë së fundmi kryefjalë e medias. Në çatinë e godinës u vu re një kontejner plot me antena, të cilat sipas të gjitha gjasave, përfaqësojnë terminalet e një stacioni dëgjimi Sigint. Kjo pajisje përdoret për të gjurmuar telefonat dhe komunikimet e njerëzve me interes për inteligjencën ruse, siç janë politikanët, të cilët jo gjithmonë përdorin komunikime të koduara, apo për të identifikuar të infiltruarit.
Një aktivitet i tillë ka ndodhur gjithmonë që para Luftës së Dytë Botërore, sa i përket komunikimeve radio me rreze të gjatë (atëherë me kodin Mors), dhe që është zgjeruar paralelisht me përparimin teknologjik deri në pikën që është vendimtar për inteligjencën sa edhe për spiunazhin “njerëzor” (Humint) që nga koha e Luftës së Ftohtë.
Rusët po mirëmbajnë pajisje që mund t’i shërbejnë operacioneve Sigint në të gjithë Bashkimin Evropian. Pajisjet marrëse mund të shihen me sy të lirë në çatitë e ambasadave, konsullatave, përfaqësive tregtare dhe ndërtesave ku punojnë dhe jetojnë në kryeqytetet evropiane diplomatët e Moskës.
Pikërisht ajo që bënë Shtetet e Bashkuara përmes NSA-së dhe CIA-s. Në veçanti, Federata Ruse ka stacione përgjimi në zyrat diplomatike në Spanjë, Hungari, Suedi, Belgjikë, Republikën Çeke, Gjermani, Bullgari, Rumani, Greqi dhe Portugali. Rasti hungarez është veçanërisht interesant.
Rusët kanë instaluar antena në çatitë e qendrës së tyre kulturore, të selisë tregtare si dhe të ambasadës së tyre në Budapest. Kundërzbulimi hungarez është aq i mirinformuar për situatën, saqë pretendon se është një aktivitet rutinë. Sipas ish-oficerëve të kundërzbulimit të Budapestit, për shumë vite rusët kanë qenë në gjendje të monitoronin aktivitetin e valëve të radios brenda një rrezeje prej rreth 30 kilometrash nga ambasada.
Të paktën që nga mesi i viteve 2010, inteligjenca ruse ka përdorur pajisje celulare për mbikëqyrjen elektronike të objektivave kryesorë. Shërbimet perëndimore të sigurisë e dinë se duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj autobusëve të vegjël ose furgonëve diplomatikë, pasi rusët i përdorin këto automjete për përgjimin Sigint.
Nga pikëpamja ligjore, ky aktivitet nuk ndalohet shprehimisht. Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike thotë se “dhomat e misionit diplomatik, nuk do të përdoren në mënyrë të papajtueshme me funksionet e misionit, si ato të përmendura në këtë Konventë, tek rregullat e tjera të së drejtës së përgjithshme ndërkombëtare ose në marrëveshje të veçanta në fuqi ndërmjet shtetit dërgues dhe shtetit pritës”.
Duke qenë se këto nuk janë veprime aktive, por vetëm mjete përgjimi pasive, të cilat nuk cënojnë sovranitetin e shtetit pritës dhe nuk e kërcënojnë atë, ato nuk hyjnë në kufijtë e Konventës së Vjenës, dhe nuk gjejnë hapësirë as në Konventën e Gjenevës, e cila merret vetëm me trajtimin e spiunëve të kohës së luftës.
Në kuadrin e spiunazhit në distancë nëpërmjet sistemeve të vëzhgimit, duhet të vazhdojnë të zbatohen rregullat e mosndërhyrjes, barazisë sovrane dhe pavarësisë politike të garantuara nga Konventa e Vjenës. Prandaj për sa kohë që sistemet nuk krijojnë shqetësime, ato nuk i ndryshojnë sinjalet në mënyrë që të shkaktojnë dëme, dhe as nuk përdoren për propagandë ose shantazh. Dhe nuk ka asnjë kufi ligjor për ndalimin e praktikave të tilla, përveç masës së dëbimit të “spiunëve të dyshuar”, që janë pjesë e trupit diplomatik të vendit pritës./ Përshtatur nga CNA.al
Në rast se Perëndimi nuk është i bashkuar, ai nuk do t...
Ekziston diçka e fuqishme te fjalët e fundit që thotë ...
Dy muaj e dy ditë. 29 nëntor 1948-31 janar 1949. Ushtr...
Deklaratat publike të presidentit Xho Bajden për Luftë...
Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 20...
Në secilën nga format e saj - nga robotët antropomorfë te ...
Sipas një vlerësimi, dollari është pjesë e 88 për qind e t...
Përvoja ime e parë me sëmundjen e lëvizjes ishte si student ...
Ndërsa klima e planetit tonë po bëhet gjithmonë e më e nxe...
Javës që kaloi, Rusia pretendoi se kishte marrë kontro...
Askush nuk duket se e di se si do të reagonin Shtetet ...
“Një spiun i brendshëm, ndoshta i rekrutuar nga rusët,...
Brenda një jave, gazeta amerikane e lajmeve dhe opinio...
Në fillim të vitit 2022, Jens Stoltenberg, Sekretari i...
Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalen...
Organizata mafioze po depërtojnë gjithnjë e më shumë në po...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
Sipas World Happiness Survey, Finlanda ka qenë vendi m...
Asgjë nuk ilustron më mirë rëndësinë në rritje në çësh...
Politika e zgjerimit është rikthyer në krye të mekaniz...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...