Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...

Në korrik aleatët e NATO-s do të mblidhen në Vilnius për samitin e tyre të dytë që kur presidenti rus Vladimir Putin filloi luftën e tij gjenocidale kundër Ukrainës. Këtë vendet anëtare do të jenë 31, pasi Finlanda iu bashkua klubit në një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj armiqësisë së Putinit.
Çfarë duhet të vendosin? Në një mënyrë a tjetrën, çdo diskutim do të prekë Putinin. Kërcënimi neo-carist, imperialist, irredentist dhe atavist që ai përfaqëson, kërcënon jo vetëm vendet jo anëtare të NATO-s si Ukraina apo Moldavia, por edhe aleatët e NATO-s, përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë.
Dhe ndërsa disa pika të axhendës së samitit mund të duken të pakontestueshme, të tjera paraqesin dilema që mund të varen nga suksesi apo dështimi i “ofensivës së pranverës” të pritshme të Ukrainës. Kategoria më e lehtë duhet të jenë burimet. Aleatët duhet të arrijnë një marrëveshje detyruese për të shpenzuar të paktën 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për ushtritë e tyre.
Po ashtu, NATO duhet të ketë më shumë zë se ku shkojnë ato para. Një vendi mund t’i thuhet të ndërtojë më pak nëndetëse, një tjetri të investojë më shumë tek avionët luftarakë, e kështu me radhë. Synimi duhet të jetë përballja me Kremlinit, jo si një turmë kaotike, por si një forcë luftarake koherente dhe e koordinuar.
Aleatët duhet të heqin dorë zyrtarisht nga strategjia e tyre e vjetër e parandalimit me “ndëshkim” apo “hakmarrje”. Ky model supozonte se në rastin e një sulmi rus, armiku do të pushtonte fillimisht pjesë të territorit të NATO-s. Por më pas, SHBA-ja dhe aleatët e tjerë do t’i vinin në ndihmë, duke çliruar miqtë dhe duke e dëbuar Rusinë nëpërmjet angazhimit të një force ushtarake shumë të madhe.
Ndoshta në mënyrë kundër-intuitive, frenimi përmes hakmarrjes kishte më shumë kuptim në periudhën relativisht paqësore të epokës së mëparshme, të simbolizuar nga Akti Themelues NATO-Rusi i vitit 1997. Premisa e tij, ishte se Rusia dhe Perëndimi “do të ndërtojnë së bashku një paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, bazuar tek “besimi dhe bashkëpunimi i ndërsjellë”.
Rusia u zotua të mos sillet me agresivitet në Evropën Lindore, ndërsa NATO premtoi të mos vendosë forca të mëdha apo armë të rënda në vendet anëtare lindore - dhe sigurisht jo armë bërthamore - për të shmangur kërcënimin apo provokimin e Kremlinit.
Kjo do të thoshte gjithashtu se aleatët nuk mund të ndalonin një sulm të befasishëm rus, edhe nëse do ta dëshironin këtë gjë. Putini e shkatërroi në mënyrë të njëanshme bazën për atë bashkëpunim. Së pari, ai e braktisi qëllimisht Aktin Themelues kur pushtoi Krimenë në vitin 2014 dhe pushtoi pjesën tjetër të Ukrainës në vitin 2022.
Së dyti, duke kryer mizori në Buça dhe territore të tjera ukrainase që pushtuan, trupat e tij treguan se çfarë i pret baltikët, polakët apo finlandezët ndërsa do të qëndronin në pritje për t’u çliruar nga pjesa tjetër e NATO-s. Prandaj sot nuk mjafton më vetëm qasja e frenimit përmes hakmarrjes.
NATO duhet të pajtohet për qasjen “parandalim përmes mohimit të agresionit”. Ky është zhargoni i duhur për të mbrojtur “çdo pëllëmbë” të territorit të NATO-s. Pra ndalimi i rusëve përpara se të pushtojnë ndonjë territor. Për ta bërë të besueshëm këtë lloj parandalimi, NATO duhet të ketë forca të frikshme jo vetëm në pjesën e pasme - për shembull në bazat e SHBA dhe bazat e bërthamore në Gjermani - por edhe në pjesën e përparme.
Pasi Putin pushtoi Krimenë, aleanca hodhi një hap të vogël në atë drejtim, me një të ashtuquajtur “Prani të Përparuar”. Ajo përbëhet nga 4 grupe luftarake shumëkombëshe, në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Vitin e kaluar, aleanca shtoi 4 të tjera - në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki.
Por këto dislokime mbeten të vogla. Kjo ishte pjesë e arsyetimit të vjetër të përpjekjes për të mos e provokuar Putinin, të cilin ky i fundit e ka bërë të duket i vjetëruar, sepse është bërë një agresor paranojak dhe i zemëruar, me ose pa provokim qoftë.
Prandaj prania e trupave të NATO-s në vijë të parë të frontit duhet të bëhet një forcë e përhershme luftarake, me brigada të tëra në vend të batalioneve të thjeshta, secila e armatosur deri në dhëmbë. Kjo ngre pyetjen mbi armët bërthamore.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, Putin i ka shkelur vazhdimisht tabutë bërthamore duke kërcënuar me sulme taktike. Pak javë më parë njoftoi se do të vendoste armë bërthamore në shtetin fqinj - thuajse vasal të Rusisë - Bjellorusinë. (Ai mund të ketë vendosur tashmë armë bërthamore në enklavën ruse të Kaliningradit, që gjendet midis Lituanisë dhe Polonisë.)
NATO duhet t’i tregojë Putinit, si dhe sfiduesve të tij të mundshëm brenda Rusisë dhe diktatorëve si ai nëpër botë, se nuk do të tolerojë kurrë një frikësim apo shantazh të tillë bërthamor. Përndryshe, Putini do të vazhdojë me të, dhe regjimet e tjera - duke filluar nga mullahët iranianë - që do të garojnë për të pasur armët e tyre bërthamore.
Në atë skenar bota do të shndërrohej si një “kuti shkrepsesh” bërthamore. Prandaj NATO duhet të shpallë planet kundër çdo lloj shantazhi bërthamor nga Putin. Nëse ai vendos bomba bërthamor në Bjellorusi, NATO do të duhet të vendosë të sajat në vendet baltike ose Poloni.
Pyetja më shqetësuese ka të bëjë me Ukrainën. Paqartësia për të ardhmen e saj brenda ose jashtë NATO-s, ka qenë një faktor në tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit të paktën që nga viti 2008, kur aleanca tha se Ukraina dhe Gjeorgjia “do të bëhen anëtarë”, por në një kohë të pacaktuar në të ardhmen.
Kjo e la Kievin një “çerek brenda dhe treçerek jashtë” aleancës, ndërsa Putin e forcoi më tej narrativën e tij se Perëndimi është i vendosur ta rrethojë Rusinë. Sot, ka argumente shumë të forta për pranimin e Ukrainës në NATO. Pas luftës, ajo do të ketë gjithsesi nevojë për garanci sigurie nga Perëndimi.
Dhe perspektiva e anëtarësimit - si ajo e pranimit në Bashkimin Evropian, të cilën Brukseli e premtoi vitin e kaluar - do ta forcojë moralin e ukrainasve teksa ata luftojnë për mbijetesën e tyre kombëtare. Thënë këtë, problem mbetet Neni 5, klauzola e mbrojtjes së ndërsjelltë në rastin e Ukrainës.
Një konsideratë në peshimin mbi zgjerimin apo jo të NATO-s duhet të jetë nëse anëtari i mundshëm do ta bënte aleancën më të fortë apo më të dobët. Finlanda e bën NATO-n më të fortë, ashtu si Suedia. Por jo Ukraina. Për më tepër, premtimi për të pranuar Ukrainën në NATO, do të komprometonte një imperativ tjetër.
SHBA dhe aleatët e saj nuk duhet t’i diktojnë asnjëherë Kievit objektivat e tij në mbrojtjen e vetvetes, apo kushtet e negociatave të paqes. Por nëse të gjithë aleatët do të zotoheshin që ta mbronin Ukrainën, fatet e tyre do të ndërthureshin dhe NATO mund të shkojë “përgjumësh” drejt Luftës së Tretë Botërore, në varësi të zgjedhjeve që bën Kievi.
Për të shmangur këtë, Perëndimi do të duhej të ndërhynte në vendimet e Ukrainës. Në një farë mase, fatet e Ukrainës dhe Evropës tashmë janë të lidhura së bashku. Kjo është arsyeja pse Perëndimi duhet të mbështesë Ukrainën me gjithçka që ka, përveç nenit 5. Përtej kësaj, më e mira që mund të bëjë NATO, është të mos i lërë Moskës asnjë dyshim se çdo sulm ndaj çdo aleati të saj, do të çonte në një disfatë të sigurt të Rusisë./ “Bloomberg” - Përshtatur dhe përkthyer nga CNA.al
Qasja e fuqisë së butë të Bashkimit Evropian për zgjid...
Ndërmjet formave të ndryshme të mbledhjes së informacionit...
Në rast se Perëndimi nuk është i bashkuar, ai nuk do t...
Ekziston diçka e fuqishme te fjalët e fundit që thotë ...
Dy muaj e dy ditë. 29 nëntor 1948-31 janar 1949. Ushtr...
Deklaratat publike të presidentit Xho Bajden për Luftë...
Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 20...
Në secilën nga format e saj - nga robotët antropomorfë te ...
Sipas një vlerësimi, dollari është pjesë e 88 për qind e t...
Përvoja ime e parë me sëmundjen e lëvizjes ishte si student ...
Ndërsa klima e planetit tonë po bëhet gjithmonë e më e nxe...
Javës që kaloi, Rusia pretendoi se kishte marrë kontro...
Askush nuk duket se e di se si do të reagonin Shtetet ...
“Një spiun i brendshëm, ndoshta i rekrutuar nga rusët,...
Brenda një jave, gazeta amerikane e lajmeve dhe opinio...
Në fillim të vitit 2022, Jens Stoltenberg, Sekretari i...
Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalen...
Organizata mafioze po depërtojnë gjithnjë e më shumë në po...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
Sipas World Happiness Survey, Finlanda ka qenë vendi m...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...