
"Ngrin" euro, bie dollari/ Kursi i këmbimit, 30 shtator 2023
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Kulla Eifel u përurua në Paris më 31 mars 1889, gjatë ceremonisë së hapjes së Ekspozitës Universale, për të cilën edhe u projektua. Pasi u shndërrua në një simbol të Francës në mbarë botën, në vitin 1925 një mashtrues i njohur si Viktor Lustig arriti t’ia shiste atë një tregtari hekuri, duke e bërë të besonte se struktura e madhe do të çmontohej.
Viktor Lustig lindi në vitin 1890, disa javë pas përfundimit të punës mbi atë që në atë kohë quhej “Kulla 300-metroshe” (në fakt ishte 312 metra e lartë; sot së bashku me antenën në majë arrin në 324 metra). Lustig lindi në një familje të pasur në Hostine - ose të paktën kështu thoshte - një qytet që ishte pjesë e mbretërisë së Bohemisë dhe në atë kohë e perandorisë Austro-Hungareze.
I kulturuar dhe me sjellje shumë të rafinuara, Lustig fliste rrjedhshëm 6 gjuhë. Por shumë shpejt përfundoi në arkivat e policisë për mashtrime të vogla. Veprimtaria e tij kryesore e fitimit të parave ishin bastet, bixhozi dhe mashtrimi në sallat e lojërave të fatit në transoqeanikët që shkonin nga Evropa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai e bëri disa herë atë udhëtim të gjatë para fillimit të Luftës së Parë Botërore. Lustig u thoshte pasagjerëve të pasur që takonte se ai ishte një kont. Më vonë policia do të zbulonte se njeriu që e quante veten “Kont” nuk ishte aspak me origjinë fisnike. Ai nuk kishte lindur në Paris apo Nju Jork, siç pretendonte ai, dhe as nuk quhej Viktor Lustig, por me shumë mundësi Robert Miler.
Në jetën e tij ai përdori rreth 50 mbiemra dhe identitete të ndryshme. Në vitet 1920, Lustig u vendos me banim në Shtetet e Bashkuara, ku filloi të frekuentonte pistat e garave duke u mburrur se dinte paraprakisht rezultatin e tyre. Ai mblidhte në këtë mënyrë shuma të ndryshme parash dhe arratisej para përfundimit të garave.
Atje Lustig perfeksionoi një nga mashtrimet e tij më të famshme, shitjen e makinerive për të fituar para. Në sallonet e modës që frekuentonte, Lustig e identifikonte viktimën që do të mashtronte. E ftonte për një pije në dhomën e tij të hotelit, ku i zbulonte sekretin e pasurisë së tij: një pajisje prej druri për të cilën ai thoshte se ishte një makineri që kopjonte kartëmonedha.
Ai fuste atje një kartëmonedhë prej 100 dollarësh. E mbyllte pajisjen dhe i ofronte të ftuarit të tij një pije, duke pretenduar se do të duheshin 6 orë për të marrë një kopje të përsosur të shënimit. Kur koha skadonte, një kartëmonedhë e re 100 dollarëshe do të dilte nga makina. Lustig ishte në gjendje ta shiste pajisjen në këmbim të një shume të konsiderueshme.
Pronari i ri i kutisë do ta kuptonte vetëm pas disa orësh se pajisja ishte e programuar të nxirrte pas njëfarë kohe kartëmonedha të fshehura brenda. Lustig kishte lënë 2 kartmonedha brenda dhe pati kohë të arratisej para se të zbulohej mashtrimi. Me këtë dhe mashtrime të tjera, Lustig u bë shumë i pasur, duke shpenzuar gjithçka që kishte në një jetë shumë luksoze dhe duke udhëtuar nëpër botë.
Në vitin 1925 shkoi në Paris, dhe lexoi në një gazetë se si Kulla Eifel shkaktoi probleme të mëdha financiare për mirëmbajtjen e saj. Artikulli mbyllej me një pyetje: “A duhet të çmontohet dhe të shitet Zonja e Hekurt?”. Lustig e mori shumë seriozisht këtë çështje. Me pamjen e tij aristokratike, sjelljet elegante dhe gjuhën e rafinuar, Lustig u hoq sikur ishte një zyrtar i rëndësishëm i Ministrisë së Postë-Telegrafëve, organit përgjegjës për kullën.
Ai u dërgoi letra 5 tregtarëve më të mëdhenj të hekurit në qytet, duke i ftuar ata për një takim urgjent dhe konfidencial në Hôtel de Crillon në Paris, ku zakonisht takoheshin diplomatët dhe politikanët. Pasi u ofroi të ftuarve një pije, ai u shpjegoi se ishte udhëzuar nga presidenti i Republikës Franceze të shiste Kullën Eifel, e cila do të çmontohej.
Dhe ai ia ofroi 7300 tonë hekur të kullës ofertuesit më të lartë. Lustig saktësoi se projekti duhej
të qëndronte sekret deri në përfundimin e kontratës, në të kundërt do të shkaktonte diskutime dhe polemika në gazeta. Për të qenë më i besueshëm, ai organizoi një vizitë në kullë me pesë tregtarët. Katër prej tyre patën dyshime të forta, ndërsa i pesti vendosi t’i besonte dhe të vazhdonte negociatat. Emri i tij ishte Andre Poiso. Ai shpresonte të bënte emër në botën e biznesit të Parisit falë këtij operacioni.
Lustig e takoi përsëri dhe madje e nxiti t’i paguante ryshfet për ta favorizuar. Të nesërmen Poiso u shfaq me shumën e premtuar, 70.000 franga, dhe Lustig e bëri të besonte se marrëveshja ishte kryer dhe se Kulla Eifel ishte e tija. Pasi futi paratë në xhep, Lustig u largua menjëherë nga Parisi për në Vjenë.
Asnjë lajm për atë mashtrim nuk doli në gazeta. I turpëruar për naivitetin e treguar, Andre Poison nuk e denoncoi. Prandaj, Lustig u përpoq ta përsëriste mashtrimin dhe t’ia shiste Kullën Eifel një tregtari të dytë të hekurit. Por ky i fundit e kuptoi se diçka nuk shkonte, ai lajmëroi policinë dhe Lustig u arratis në Shtetet e Bashkuara.
Mashtrimi me Kullën Eiffel u përshkrua në librin e vitit 1961 “The Man Who Sold the Eiffel Tower” shkruar nga Xhejms F.Xhonson dhe Floid Miler dhe që frymëzoi filmin me të njëjtin titull të vitit 1964 me regji të Klod Shabrol. Lustig vazhdoi mashtrimet e tij në Shtetet e Bashkuara, duke shitur makina parash dhe duke shtypur para të falsifikuara derisa u arrestua në Oklahoma. Por ai ia doli të arratisej duke i dhënë ryshfet policit të caktuar për ta vëzhguar. Në vitin 1934, i shqetësuar nga qarkullimi në rritje i kartëmonedhave të falsifikuara, qeveria e Frenklin Ruzvelt krijoi një komision të posaçëm për t’u përballur me këtë problem. Lustig u arrestua sërish.
I burgosur në Nju Jork në pritje të gjyqit, ai arriti të arratisej sërish nga burgu duke zbritur nga dritarja me një litar të bërë me çarçafë, duke u shtirur si një pastrues dritaresh për të mos tërhequr vëmendjen. Pas rreth 4 javësh ai u arrestua sërish, u gjykua, dhe u dënua me 15 vjet burg dhe u dërgua në Alkatraz, burgu më i famshëm në historinë e SHBA-së dhe një nga më të njohurit në botë. Në vitin 1947, ai u sëmur nga pneumonia dhe vdiq menjëherë pas transferimit të tij në një qendër mjekësore për të burgosurit në Misuri./ Përshtatur nga CNA.al
A ka një preferencë perëndimore për fituesin, ndërsa T...
Njerëzimi ka 2 probleme kryesore, të cilat janë bërë m...
A keni dëgjuar ndonjëherë për një njeri që pretendon t...
Biseda telefonike midis Xi Jinping me Volodimir Zelens...
Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 600 emigrantë vlerë...
Përfytyroni për një moment një skenar tipik britanik. ...
Kiev - “Pas Ukrainës, radhën e ka Çeçenia”- thotë komandan...
A mund t’i mbijetojë Amerika një presidence të dytë të Xho...
Unë kam qenë shumë i përkushtuar me shkrimin e librave...
Marka e presidentit Xho Bajden është në rastin më të m...
Kishin kaluar vetëm pak ditë nga tërmetet e 6 shkurtit...
Mijëra ushtarë ukrainas po përgatiten për t’u hedhur n...
Në dhjetor 1949, 2 muaj pas themelimit të Republikës P...
Presidenti Vladimir Putin mburret me fuqinë e ekonomis...
Një ushtri e rreme në luftë? Po ka ekzistuar dhe ishte div...
“Askush nuk mund të kruhet me një pjesëtar të familjes Baj...
Në korrik aleatët e NATO-s do të mblidhen në Vilnius për s...
Qasja e fuqisë së butë të Bashkimit Evropian për zgjid...
Ndërmjet formave të ndryshme të mbledhjes së informacionit...
Në rast se Perëndimi nuk është i bashkuar, ai nuk do t...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Alfred Vefa, shqiptari që vrau ish-bashkëshorten në Itali,...
Një aksident tragjik ka ndodhur në Mesolongji, ku një grua...
20 520 euro dhe 100 dollarë janë sekuestruar këtë të premt...
585 kilogramë e 208 gramë është sasia e kokainës së kapur ...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Franca emëroi diplomatin Rene Troccaz si të dërguar të pos...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...