LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja si ushtria e manekinëve i ndihmoi aleatët të fitonin Luftën e Dytë Botërore

22 Prill 2023, 15:08, Blog CNA

Ja si ushtria e manekinëve i ndihmoi aleatët të fitonin

Një ushtri e rreme në luftë? Po ka ekzistuar dhe ishte divizioni i 23-të i Ushtrisë Amerikane i quajtur edhe si Ushtria Fantazmë. Ushtria e rreme mori pjesë në misione të panumërta gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjatë të cilave përmes një sërë marifetesh, i bindi nazistët se aleatët kishin deri në tridhjetë herë më shumë trupa në fushën e betejës sesa ishin realisht. Ekzistenca e saj mbeti sekret për një kohë të gjatë, dhe u pranua vetëm në vitin 2022, kur  Kongresi Amerikan i dha medaljen e artë.

Hyrja në veprim

E themeluar më 20 janar 1944, Ushtria Fantazmë pati mundësinë të përdorej për herë të parë në të njëjtin vit, gjatë zbarkimit të famshëm në Normandi më 6 qershor. Ajo përbëhej nga mbi 1100 burra. Por në radhët e tij nuk kishte ushtarë, por artistë, reklamues, ekspertë të zërit, aktorë, arkitektë dhe skenografë që vinin nga 46 shtete të SHBA-së.

Objektivi i tyre kryesor ishte të ngatërronin armikun duke simuluar ekzistencën e dy divizione të tëra (gati 30.000 burra). Por si mund të bëhej kjo? Përdorimi i armëve prej gome të fryra (tanke, xhipa, kamionë dhe avion), që të gjitha të lyera në mënyrë realiste për të mashtruar avionët nazistë që vëzhgonin nga lart. Po ashtu u përdorët manekinët që u hodhën me parashuta për t’i bërë nazistët të besonin se ishin rrethuar nga shumë ushtarë armiq.

Si një shesh-xhirim filmash

Ajo që e bëri edhe më realiste hyrjen e tyre në skenë ishte riprodhimi i zhurmave që simulonin autoblindat në aksion dhe trupat në lëvizje. Jo vetëm kaq: ushtarët ngritën tenda, ndezën zjarre, varën rrobat dhe lanë gjurmët e gjurmuara në tokë, njësoj sikur të ishin vendosur në kamp duke pritur për t’u hedhur në aksion.

Ndonjëherë maskoheshin si ushtarë të divizioneve të ndryshme, duke ndërruar stemat në uniforma dhe duke shkuar në kafenetë e fshatrave për të mashtruar ndonjë informator të gjermanëve. Ata morën pjesë në rreth 20 misione të tilla që shpëtuan shumë jetë njerëzish.

Por në fund të konfliktit, Ushtria Fantazmë u shpërbë dhe anëtarët e saj u urdhëruan të mos flisnin në asnjë rast për aktivitetet e tyre. Vetëm në vitin 1985 ata filluan të flasin për rolin e tyre në fitoren e aleatëve, deri në medaljen e artë të dhënë nga presidenti Xho Bajden vitin e kaluar.

Iluzionet e luftës

Ushtria Fantazmë u modelua sipas Operacionit Bertram, një seri mashtrimesh vizuale me të cilat britanikët mashtruan gjermanët në lidhje me datën dhe vendndodhjen e sulmit të tyre që përfundimisht solli Betejën e Dytë të El Alameinit (1942).

Por nuk ishte hera e parë që u bënë përpjekje për ta ngatërruar armikun me “mashtrime lufte”. Japonezët përdorën shabllone druri, gjermanët përdorën në Luftën e Parë Botërore makina të maskuara si makina të blinduara. Francezët u përpoqën të mashtrojnë aviatorët gjermanë me degë pemësh të ndërthurura.

Madje britanikët shkuan aq larg sa rekrutuan iluzionistin Xhaspër Maskelin, që ndërtoi në shkretëtirë një port të rremë si ai i Aleksandrisë, dritat e të cilit u fikën kur mbërritën avionët gjermanë, duke bërë që pilotët të besonin se gjendeshin saktësisht mbi objektivin e tyre shënjestër./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga