
A e ka shkatërruar Vladimir Putin rendin delikat të armëve bërthamore?
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Turqia do të shkojë këtë të diel drejt qendrave të votimit, për të zgjedhur presidentin dhe anëtarët e rinj të parlamentit, në një palë zgjedhje të cilësuara si vendimtare nga shumica e vëzhguesve.
Populli turk do të zgjedhë ose presidentin aktual Rexhep Tajip Erdogan, i cili është në pushtet që nga viti 2003, ose liderin e partisë kryesore opozitare, CHP (Partia Republikane Popullore), Kemal Kil?çdaroglu, që kandidon si kandidat i përbashkët i 6 partive opozitare.
Erdogan përfaqëson një regjim islamik gjithnjë e më autoritar dhe populist, ndërsa Kiliçdaroglu mbështet një sistem parlamentar demokratik me orientim perëndimor, modernist dhe pluralist. Për herë të parë në 20 vjet, Erdogan shfaqet i pambrojtur dhe përballet me sfidën e tij më të vështirë që ka pasur ndonjëherë.
Sipas të gjitha sondazheve të besueshme të opinionit publik, Kiliçdaroglu duket se po kryeson dhe Erdogan dikur i pamposhtur është prapa tij. Ekonomia turke po ecën keq, me një inflacion marramendës prej mbi 100 për qind. Tërmeti shkatërrues që vrau më shumë se 50.000 njerëz e nxori në pah dobësinë e sistemit presidencial, dhe e ka dobësuar ndjeshëm mbështetjen për Erdoganin dhe sundimin e tij autoritar islamik.
Çdo kandidat që mund të sigurojë më shumë se gjysmën e votave presidenciale më 14 maj është automatikisht fitues. Nëse nuk ndodh kjo gjë, gara do të shkojë në balotazh 2 javë më vonë. Megjithatë, ka që tani shqetësime nëse zgjedhjet do të mbahen të lira dhe nëse Erdogan do të jetë i gatshëm t’i dorëzojë pushtetin në mënyrë paqësore Kiliçdaroglu pas më shumë se 20 vitesh në detyrë.
Ka disa shenja që tregojnë se Erdogan mund të ngurrojë t’i transferojë kompetencat e tij nëse humbet zgjedhjet. Ndaj, Bashkimi Evropian duhet të jetë vigjilent, pasi Turqia luan një rol kryesor në rajonin e saj. Duke iu drejtuar turmave të mbështetësve javën e kaluar, Ministri i Brendshëm, Sulejman Sojlu, i quajti zgjedhjet një “tentativë për një grusht shteti politik” nga Perëndimi kundër qeverisë së zgjedhur të presidentit Erdogan.
Menjëherë pas fjalëve të tij, kryekëshilltari i presidentit, Mehmet Uçum, tha se ndryshimi i qeverisë më 14 maj, do të nënkuptonte një “grusht shteti kundër pavarësisë së plotë të Turqisë”. Ndërkohë, duke folur para turmave entuziaste në Ankara, Erdogan akuzoi partinë kryesore opozitare, CHP, se po kërkon mbështetjen e “terroristëve”.
“Ai do që të zgjidhet president me mbështetjen e Kandilit. Populli im nuk do t’ia japë kurrë këtë post një njeriu që do të zgjidhet me mbështetjen e Kandilit”- tha Erdogan. (Kandil është një mal në Irakun e Veriut ku grupi kurd PKK, i njohur si një organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe OKB, ka selinë e tij).
Me termin “Kandil dhe terroristët”, Erdogan i referohej HDP-së (Partisë Demokratike të Popullit), partisë pro-kurde, e cila në shenjë mbështetjeje për Kiliçdaroglu dhe CHP, nuk paraqiti kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale. Këto komente shihen si sinjale se Erdogani do të gjejë një justifikim për të mos dorëzuar kompetencat e tij të pafundme në regjimin e tij autokratik.
Ndërkohë, sa i përket sigurisë së kutive të votimit, CHP ka kujtime të këqija. Në vitin 2019, kur kandidati i CHP-së Ekrem Imamoglu fitoi zgjedhjet lokale në Stamboll me një diferencë të ngushtë, Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK), anëtarët e të cilit janë emëruar që të gjithë nga Erdogan, i anuloi zgjedhjet duke përmendur pretendime për manipulime të cilat nuk u vërtetuan kurrë.
Zgjedhjet u përsëritën sërish, dhe Imamoglu fitoi akoma më thellë. Pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit në korrik 2016, (detajet të cilit janë ende të paqarta), Erdogan e çoi vendin në një referendum për të vendosur mbi një sistem unik presidencial.
Referendumi, që u zhvillua sipas rregullave të gjendjes së jashtëzakonshme, fitoi me një shumicë të ngushtë. Gjithashtu, YSK njoftoi se do të numëronte si të vlefshme 2.5 milionë vota që nuk kishin vulë zyrtare në to. Ndërsa CHP e kontestoi rezultatin dhe i çoi rezultatet në gjykatë, Këshilli i Evropës (CoE) dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) la të kuptohet se ato 2.5 milionë vota mund të jenë manipuluar në favor të Erdoganit.
Por pavarësisht kundërshtimeve dhe provave të forta se votimi mund të ishte manipuluar, YSK njoftoi se rezultati i referendumit ishte i vlefshëm. Që nga viti 2017, nën sistemin presidencial, Erdogan ka pasur shumë pushtet dhe është bërë gjithnjë e më përçarës dhe autoritar.
Sipas OJQ-së Qendra e Stokholmit për Lirinë, midis viteve 2016-2021 në Turqi kanë nisur 1.768.000 hetime mbi akuzat për anëtarësim në një organizatë të armatosur terroriste. Freedom House njoftoi se Turqia mbeti edhe në vitin 2022 një vend “jo i lirë”, me 32 pikë nga 100 të mundshme.
Raporti vjetor i grupit, vuri në dukje se liria e internetit vazhdoi të bjerë për të katërtin vit radhazi, dhe mijëra përdorues, përfshirë anëtarë të opozitës politike, u përballën me akuza penale për aktivitetet e tyre në mediat sociale.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, deklaroi se Turqia e kryeson listën e vendeve me çështje që janë në pritje të gjykimit, me afro 20.100 aplikime në vitin 2022 ose 26.9 për qind e totalit. Sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të publikuar të mërkurën nga Reporterët pa Kufij (RSF), Turqia së bashku me Taxhikistanin dhe Indinë ranë nga një “situatë problematike” në kategorinë më të ulët, dhe tani renditet në vendin e 165 nga 180 gjithsej.
RSF zbuloi se sundimi i Erdoganit e shtoi persekutimin e gazetarëve në prag të zgjedhjeve të planifikuara të 14 majit. “Turqia burgos më shumë gazetarë se çdo demokraci tjetër”- theksoi ndër të tjera RSF. Më 14 maj, Turqia do të zgjedhë ose demokracinë ose më shumë shtypje nën sundimin autoritar populisto-islamik të Erdoganit.
Institucionet evropiane, përkatësisht BE, KiE dhe OSBE, duhet të bëjnë maksimumin për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ta paralajmërojnë Erdoganin se do të ketë pasoja të rënda nëse manipulohen votat dhe nëse vihet në pikëpyetje legjitimiteti i zgjedhjeve. Përndryshe, Evropa duhet të përgatitet edhe për 5 vjet të tjera të sundimit të Erdoganit, i cili ka të ngjarë të jetë edhe më represiv, përçarës dhe autoritar se më parë.
Shënim: Selçuk Gülta?l?, anëtar bordi i Qendrës Evropiane për Studimet mbi Populizmin, një OJQ me qendër në Bruksel./ Përshtatur nga CNA.al
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Unë vizitova Kievin muajin e kaluar për t’u takuar me ...
Dy dronë kryen një sulm brenda kompleksit të Kremlinit mën...
Kulla Eifel u përurua në Paris më 31 mars 1889, gjatë cere...
A ka një preferencë perëndimore për fituesin, ndërsa T...
Njerëzimi ka 2 probleme kryesore, të cilat janë bërë m...
A keni dëgjuar ndonjëherë për një njeri që pretendon t...
Biseda telefonike midis Xi Jinping me Volodimir Zelens...
Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 600 emigrantë vlerë...
Përfytyroni për një moment një skenar tipik britanik. ...
Kiev - “Pas Ukrainës, radhën e ka Çeçenia”- thotë komandan...
A mund t’i mbijetojë Amerika një presidence të dytë të Xho...
Unë kam qenë shumë i përkushtuar me shkrimin e librave...
Marka e presidentit Xho Bajden është në rastin më të m...
Kishin kaluar vetëm pak ditë nga tërmetet e 6 shkurtit...
Mijëra ushtarë ukrainas po përgatiten për t’u hedhur n...
Në dhjetor 1949, 2 muaj pas themelimit të Republikës P...
Presidenti Vladimir Putin mburret me fuqinë e ekonomis...
Një ushtri e rreme në luftë? Po ka ekzistuar dhe ishte div...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
20 520 euro dhe 100 dollarë janë sekuestruar këtë të premt...
585 kilogramë e 208 gramë është sasia e kokainës së kapur ...
Policia greke ka goditur një rrjet të trafikut të drogës n...
Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasen S.M. 32 vje...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...