
Vrasja në Rrëshen/ Nga breshëria e plumbave u plagosën 3 persona, gjendet makina e autorëve
Policia bën me dije se në ngjarjen e Rrëshenit, ku u vra p...
Policia bën me dije se në ngjarjen e Rrëshenit, ku u vra p...
Zyrtarët në Pekin kanë arritur në përfundimin se Amerika do të bëjë gjithçka për ta mbajtur Kinën poshtë vetes në aspektin ekonomik dhe ushtarak. Ndërkohë në Uashington janë të bindur se Kina po planifikon të zëvendësojë Shtetet e Bashkuara si fuqia kryesore e botës.
Për një analizë të mprehtë të këtij antagonizmi në rritje, dhe një plani për ta parandaluar një luftë midis 2 superfuqive, ne e vizituam Henri Kisinger në zyrën e tij në katin e 33-të të një godine në qendër të Manhatanit në Nju Jokr. Më 27 maj, Kisinger do të mbushë 100 vjeç. Asnjë njeri i gjallë nuk ka më shumë përvojë në marrëdhëniet ndërkombëtare sa ai.
Në fillim ishte studiues i diplomacisë së shekullit XIX-të. Më vonë u bë këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Sekretar i Shtetit. Ndësa për 46 vitet e fundit ka qenë këshilltar dhe i dërguar i shumë monarkëve, presidentëve dhe kryeministrave. Kisinger është i shqetësuar për situatën aktuale.
“Të dyja palët e kanë bindur veten se tjetra përfaqëson një rrezik strategjik. Ne jemi në prag të përplasjes midis 2 fuqive të mëdha. Jemi në situatën klasike të paraluftës botërore, ku asnjëra palë nuk ka shumë hapësirë për të bërë lëshime dhe ku çdo prishje e ekuilibrave mund të çojë në pasoja katastrofike”- shton diplomati dhe shtetari veteran.
Ai është kritikuar nga shumë njerëz si një luftënxitës për rolin e tij në Luftën e Vietnamit. Megjithatë vetë Kisinger e konsideron shmangien e konfliktit midis fuqive të mëdha si fokusin e punës së tij gjatë gjithë jetës. Pasi ishte dëshmitar i masakrës së shkaktuar nga Gjermania naziste, dhe vrasjen e 13 të afërmve në Holokaust, u bind se mënyra e vetme për të parandaluar konfliktin shkatërrues është diplomacia këmbëngulëse, e përforcuar nga vlerat e përbashkëta. Sipas tij, fati i njerëzimit varet nëse Amerika dhe Kina mund të shkojnë mirë midis tyre, teksa shton se Uashingtoni dhe Pekini kanë 5-10 vite kohë për të gjetur një mënyrë një mënyrë bashkëjetese paqësore.
Në Gjermaninë naziste lufta ishte e pashmangshme sepse Adolf Hitleri kishte nevojë për të, thotë Kisinger, por Kina është ndryshe. Ai kujton se ka takuar shumë udhëheqës kinezë, duke filluar nga Mao Ce Duni. Ai nuk ka dyshuar ndonjëherë mbi angazhimin ideologjik të kinezëve, por sipas tij kjo ka qenë gjithmonë e lidhur me një ndjenjë të mprehtë të interesave dhe aftësive të vendit të tyre.
Kisinger e sheh sistemin kinez si më shumë konfucian sesa marksist. Dhe ky fakt i mëson udhëheqësit kinezë të arrijnë fuqinë maksimale për të cilën është në gjendje vendi i tyre dhe të kërkojnë të respektohen për arritjet e tyre. Udhëheqësit kinezë duan të njihen si gjyqtarët përfundimtarë të sistemit ndërkombëtar të interesave të tyre.
Një përgjigje e natyrshme e SHBA-së ndaj sfidës së Kinës është ta analizojë atë në mënyrë që të kuptojë sesi të ruhet ekuilibri midis dy fuqive. Një reagim tjetër i përshtatshëm është krijimi i një dialogu të përhershëm midis Kinës dhe Amerikës. “A është e mundur që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të bashkëjetojnë pa kërcënimin e një lufte gjithëpërfshirëse me njëra-tjetrën? Unë mendoja dhe besoj ende se është. Por suksesi nuk është i garantuar. Prandaj ne duhet të jemi mjaftueshëm të fortë ushtarakisht për çdo rast”- shton ai.
Kisinger nuk mbështet qasjen e administratës Bajden në rastin e një sulmi të Kinës ndaj Tajvanit. Sipas tij, një luftë e stilit ukrainas atje do të shkatërronte ishullin dhe do të shkatërronte ekonominë botërore. Po ashtu, lufta gjithashtu mund të dëmtojë regjimin kinez nga brenda, dhe frika më e madhe e liderëve të saj mbetet trazirat.
Disa amerikanë besojnë se një Kinë e mposhtur në një luftë, do të bëhej demokratike dhe paqësore. Megjithatë, sado që zoti Kissinger do të preferonte që Kina të ishte një demokraci, ai nuk sheh ndonjë precedent për këtë rezultat. Sipas tij, më shumë gjasa, një kolaps i regjimit komunist do të çonte në një luftë civile që do të shndërrohej në një konflikt ideologjik, i cili vetëm sa do e thellonte destabilitetin global.
“Nuk është në interesin tonë ta çojmë Kinën drejt shpërbërjes”- thekson ai. Në vend të qasjes aktuale, Amerika do të duhet të pranojë se Kina ka interesa. Dhe këtu një shembull i mirë është Ukraina. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, kontaktoi vetëm kohët e fundit me homologun e tij ukrainas Volodimir Zelenski, për herë të parë që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit të kaluar.
Shumë analistë e kanë cilësuar ofertën e ndërmjetësit nga Xi si një gjest bosh, që synon të qetësojë evropianët, të cilët ankohen se Kina është shumë afër Rusisë. Por Kisinger e sheh atë si një deklaratë që bart qëllimet serioze. Ajo do ta ndërlikojë diplomacinë që rrethon luftën, por nga ana tjetër mund të krijojë pikërisht një lloj mundësie për të ndërtuar besimin e ndërsjellë të superfuqive.
I pyetur nëse ishte pashmangshme lufta në Ukrainë, Kisinger e nis analizën e tij duke dënuar presidentin rus, Vladimir Putin. “Ka qenë sigurisht një gabim katastrofik i gjykimit të Putinit. Por as Perëndimi nuk është pa faj. E kam thënë se vendimi për anëtarësimin e Ukrainës në NATO ishte shumë i gabuar”- shprehet ish-shefi i diplomacisë amerikane.
Kisinger thotë se ai dëshiron që Rusia të heqë sa më shumë që të jetë e mundur nga territori që pushtoi në vitin 2014, por realiteti është se në çdo armëpushim Rusia ka të ngjarë të mbajë të paktën Sevastopolin (qyteti më i madh në Krime dhe baza kryesore detare e Rusisë në Deti i Zi), të paktën.
Një zgjidhje e tillë, në të cilën Rusia humbet disa përfitime, por ruan të tjerat, mund të lërë një Rusi të pakënaqur dhe një Ukrainë të pakënaqur. Dhe sipas tij, kjo do të çojë me siguri në një luftë të ardhshme. Për të vendosur një paqe të qëndrueshme në Evropë, Kisinger thotë se Perëndimi duhet të bëjë dy hapa.
Së pari Ukraina të anëtarësohet në NATO, si një mjet për ta frenuar por edhe mbrojtur atë. E dyta është që Evropa të krijojë një afrim me Rusinë, si një mënyrë për të krijuar një kufi të qëndrueshëm në lindje. Natyrisht, shumë vende perëndimore do të kundërshtonin njërin ose tjetrin nga këto synime.
Sepse me përfshirjen e Kinës, si aleate e Rusisë dhe kundërshtare e NATO-s, detyra do të bëhet edhe më e vështirë. Kina ka një interes të jashtëzakonshëm për ta parë Rusinë të dalë e paprekur nga lufta në Ukrainë. Jo vetëm që Xi ka një partneritet të “pa kufishëm” me Putinin, por një kolaps në Moskë do të shqetësonte Kinën duke krijuar një vakum pushteti në Azinë Qendrore, që rrezikon të mbushet nga një “luftë civile si ajo në Siri”.
Por si një nga arkitektët e politikës që vuri Amerikën dhe Kinën kundër Bashkimit Sovjetik, ai dyshon se Kina dhe Rusia mund të punojnë mirë së bashku. Është e vërtetë, ata ndajnë dyshimet e tyre ndaj Shteteve të Bashkuara, por Kisinger beson se Kina dhe Rusia kanë një mosbesim instinktiv ndaj njëra-tjetrës.
“Unë nuk kam takuar kurrë një lider rus që të ketë thënë ndonjë gjë të mirë për Kinën. Dhe s’kam takuar kurrë një udhëheqës kinez që të më ketë thënë ndonjë gjë të mirë për Rusinë.
Ata nuk janë aleatë natyralë”- shprehet ai. Kisinger shton se Amerika ka dëshpërimisht nevojë për të menduar strategjikisht afatgjatë. “Nëse nuk e bëjmë këtë, do të vërtetohet parashikimet mbi rënien tonë si një superfuqi”- përfundon ai./ Përshtatur nga CNA.al
“France24” Ata janë votues për herë të parë, 16 vjeç e si...
Përmbytja e Noes është një nga tregimet më të njohura ...
Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Googl...
Përgjatë gjithë historisë, revolucionet kanë qenë një ...
Ashtu si shumë të rinj në Amerikë, jetët tona janë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Moli ishte 88 vjeçe dhe me një shëndet relativisht të mirë...
Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrai...
Turqia do të shkojë këtë të diel drejt qendrave të vot...
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Unë vizitova Kievin muajin e kaluar për t’u takuar me ...
Dy dronë kryen një sulm brenda kompleksit të Kremlinit mën...
Kulla Eifel u përurua në Paris më 31 mars 1889, gjatë cere...
A ka një preferencë perëndimore për fituesin, ndërsa T...
Njerëzimi ka 2 probleme kryesore, të cilat janë bërë m...
A keni dëgjuar ndonjëherë për një njeri që pretendon t...
Biseda telefonike midis Xi Jinping me Volodimir Zelens...
Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 600 emigrantë vlerë...
Përfytyroni për një moment një skenar tipik britanik. ...
Pak kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ...
Shpesherë kemi parë që monumente kulturore të shemben ose ...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Më 11 shtator, me rastin e ditës së parë të shkollës, krye...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia bën me dije se në ngjarjen e Rrëshenit, ku u vra p...
Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen, ku mësohet ...
Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngesit të ...
Ditën e martë dhe ditën e mërkurë moti parashikohet të...
Ndonjëherë mund të duket e pamundur të qëndrosh zgjuar gja...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në t...
Ditën e diel do të kemi ndryshim të situatës meteorolo...
Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" analizon gjakd...
Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila më herët në...
Prokuroria Speciale ka bërë kërkesë për caktimin e masës s...
Të hënën, Lista Serbe përmes një njoftimi ka bërë të ditur...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Sot, më 26 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Energjia për javën e fundit të shtatorit dhe datën 1 tetor...
Sot, më 25 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99...
Sot, më 24 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 99.3 l...