
Çfarë mund të arrijë kundërofensiva e re e Ukrainës?
Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Googl...
Përmbytja e Noes është një nga tregimet më të njohura biblike. Sipas Testamentit të Vjetër, në vitin e 600-të të jetës së Noes, në muajin e dytë, dhe në ditën e shtatëmbëdhjetë të muajit “shpërthyen të gjitha burimet e humnerës së madhe dhe u hapën dritaret e qiejve” (Zanafilla 7:11).
Siç shpjegohet në tekstin biblik, Perëndia pa ligësi brenda zemrës së njerëzve dhe dërgoi në Tokë një përmbytje globale. Për shkak se vetë Noe ishte i drejtë, Zoti e udhëzoi të ndërtonte një arkë për familjen e tij dhe të shpëtonte dy nga çdo lloj kafshe, zogu dhe zvarranikësh.
“E vetmja gjë që dimë me siguri nga gjeologjia, është se një përmbytje globale nuk ka ndodhur asnjëherë”- thotë Dejvid Montgomeri, profesor i gjeomorfologjisë në Universitetin e Uashingtonit në Siatëll dhe autor i librit “Shkëmbinjtë nuk gënjejnë: Një gjeolog heton Përmbytjen e Noes”.
“Nëse e analizoni atë histori të rrëfyer në Bibël fjalë për fjalë si një përmbytje globale që mbuloi malet më të larta të botës, kjo nuk ka të ngjarë të ketë ndodhur. Sepse në Tokë nuk ka ujë të mjaftueshëm për ta bërë këtë”- tha ai për Live Science.
Edhe nëse “qiejt” do të çaheshin dhe i gjithë uji në atmosferë do të zbriste menjëherë këtu poshtë si shi, planeti vërtet do të zhytej nën ujë, por vetëm në një thellësi prej rreth 2.5 centimetrash sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së. Një thellësi shumë e vogël që nuk justifikon ndërtimin e një varke të vogël në formën e një kanoe, e lëre më pastaj një arkë gjigante në formën e një anije.
Po çfarë do të ndodhte nëse do të merreshin në konsideratë edhe ujërat e tjera dhe jo vetëm reshjet nga qielli? Nëse do të shkriheshin të gjitha akullnajat dhe shtresat e akullit të botës, atëherë nivelet e detit do të rriteshin me më shumë se 60 metra sipas NASA-s. Dhe kjo do të shtonte pak më shumë ujë.
Për më tepër, një studim i vitit 2016 i botuar në revistën “Nature Geoscience”, vlerëson se ka 22.6 milionë kilometra kub ujëra nëntokësore të ruajtura në 2 km e shtresës së sipërme të kores së Tokës, që janë të mjaftueshme për ta mbuluar tokën në një thellësi prej 180 metrash.
Kjo është një sasi e madhe uji, por gjithsesi ka qytete që janë mijëra metra mbi nivelin e detit. Ndërkohë Mali Everest, më i larti në botë, është më shumë se 8.849 metra mbi nivelin e detit. Për më tepër, gjeologët nuk kanë gjetur asnjë provë të një përmbytje globale.
Po ashtu, historia biblike ka pjesë të tjera të diskutueshme. Për shembull, Noe ishte 600 vjeç kur filloi përmbytja - ne e dimë se njerëzit nuk jetojnë aq gjatë - dhe shumica e specieve nuk do të mbijetonin duke u reduktuar në vetëm 2 kafshë, pasi nuk do të kishin diversitet të mjaftueshëm gjenetik për të krijuar një popullatë të qëndrueshme.
Ndërkohë, është e paqartë se si çdo kafshë do të ishte në gjendje të arrinte në arkë. Imagjinoni pinguinët të lundrojnë nga Antarktida në Lindjen e Mesme. Sipas dokumenteve historike, Përmbytja e Noes është një ritregim i historive më të vjetra dhe ka të ngjarë të jetë alegorik, dhe jo një rrëfim i mirëfilltë i një ngjarjeje.
Ira Shpar, profesore e studimeve antike në Kolegjin Ramapo të Nju Xhersit, deklaron për “Live Science” se historitë biblike në Dhiatën e Vjetër, të cilat u shkruan midis viteve 800 dhe 500 Para Krishtit, ka të ngjarë të kenë ardhur nga tradita më të vjetra gojore dhe burime të shumta.
Në libra të tjerë fetarë, si Kurani, ka tregime paksa të ndryshme të historisë së përmbytjes së Noes. Ndërkohë versionet e mëparshme të një përmbytjeje kataklizmike, gjenden në tekstet e lashta të Mesopotamisë. Shpar nënvizon se ekziston një histori përmbytjeje sumeriane e regjistruar në fragmente, e cila daton që nga fundi i mijëvjeçarit III Para Krishtit.
“Kush e di se sa larg shkon historia?”- thotë Shpar. Në rast se i konsiderojmë burimet e përmbytjes së Noes si përmbytje rajonale dhe jo globale, atëherë ajo nuk është dhe aq e largët. Montgomeri shpjegon se mund të kenë ndodhur disa përmbytje “gjeologjikisht të besueshme”, të cilat e frymëzuan edhe historinë në fjalë.
Për shembull, në fundin e viteve 1990, oqeanografët Uilliam Rajan dhe Uollter Pitman hipotezuan në një takim të Unionit Gjeofizik Amerikan se rreth 7500 vjet më parë, Deti Mesdhe filloi të derdhej në Detin e Zi, që në atë kohë ishte i izoluar, duke shkaktuar përmbytje të mëdha rreth Detit të Zi, që mund të kenë qenë origjina e Përmbytjes së famshme të Noes, raportoi revista “Science” në vitin 1998.
“Ajo do të ketë qenë një ngjarje shkatërruese që përmbyti gjithë botën e njohur për njerëzit që jetonin atje, dhe që mund të ketë vazhduar aq gjatë sa të frymëzojë historinë e Përmbytjes së Noes me disa nga të mbijetuarit që ikën për në Mesopotami”- thekson Montgomeri.
Një studim i vitit 2009 i botuar në revistën “Quaternary Science Reviews”, argumentoi se përmbytjet do të ishin shumë më të vogla sesa propozuan Rajan dhe Pitman. Por ndërsa frymëzimi për historinë e Përmbytjes së Noes është ende objekt debati, ka shumë histori të tjera përmbytjesh nga e gjithë bota, që duket se janë frymëzuar nga ngjarjet natyrore me dimensione rajonale.
Montgomeri thotë se shumë histori të rrëfyera brez pas brezi midis indigjenëve amerikanë në Paqësorin Veriperëndimor, përfshijnë përmbytje që tingëllojnë më shumë si cunami, me dallgë të mëdha që përplasen në breg. E njëjta gjë është e vërtetë për tregimet që vijnë nga brigjet sizmikisht aktive të Amerikës së Jugut dhe ishujt e Paqësorit Jugor./ Përshtatur nga CNA.al
Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Googl...
Përgjatë gjithë historisë, revolucionet kanë qenë një ...
Ashtu si shumë të rinj në Amerikë, jetët tona janë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Moli ishte 88 vjeçe dhe me një shëndet relativisht të mirë...
Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrai...
Turqia do të shkojë këtë të diel drejt qendrave të vot...
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Unë vizitova Kievin muajin e kaluar për t’u takuar me ...
Dy dronë kryen një sulm brenda kompleksit të Kremlinit mën...
Kulla Eifel u përurua në Paris më 31 mars 1889, gjatë cere...
A ka një preferencë perëndimore për fituesin, ndërsa T...
Njerëzimi ka 2 probleme kryesore, të cilat janë bërë m...
A keni dëgjuar ndonjëherë për një njeri që pretendon t...
Biseda telefonike midis Xi Jinping me Volodimir Zelens...
Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 600 emigrantë vlerë...
Përfytyroni për një moment një skenar tipik britanik. ...
Kiev - “Pas Ukrainës, radhën e ka Çeçenia”- thotë komandan...
A mund t’i mbijetojë Amerika një presidence të dytë të Xho...
Afera e inceneratorëve nuk ka kaluar vetëm nëpërmjet d...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
20 520 euro dhe 100 dollarë janë sekuestruar këtë të premt...
585 kilogramë e 208 gramë është sasia e kokainës së kapur ...
Policia greke ka goditur një rrjet të trafikut të drogës n...
Policia e Elbasanit ka arrestuar shtetasen S.M. 32 vje...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte ...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, doli në një konfer...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimi...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi në fjal...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar njërin nga koma...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Sot, më 29 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...