Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Moli ishte 88 vjeçe dhe me një shëndet relativisht të mirë. Ajo kishte përcjellë për në banesën e fundit 2 bashkëshortë, vëllezërit dhe motrat e saj, shumicën e miqve dhe djalin e saj të vetëm.
“Nuk më ka mbetur asnjë marrëdhënie sociale kuptimplote. Të gjithë kanë vdekur. Dhe e dini çfarë? Edhe dua të largohem nga kjo botë”- më tha. Duke u afruar pak më afër, sikur po më tregonte një sekret, vazhdoi:Doni t’ju them se çfarë jam? Jam e fortë. Mund t’ia pranoj vetes dhe juve, se nuk më ka mbetur asgjë këtu. Jam më
se e gatshme që të largohem kur të vijë koha ime. Në fakt, nuk mund të vijë mjaftueshëm
shpejt”.
Unë kam intervistuar shumë të moshuar për kërkimet që mia. Herë pas here, jam i mahnitur nga sinqeriteti me të cilin disa njerëz mendojnë se jeta e tyre ka përfunduar. Ata duken sikur janë të lodhur nga të qenit gjallë. Unë jam anëtar i Rrjetit Kërkimor Evropian për të kuptuar lodhjen nga jeta tek të moshuarit dhe ku bëjnë pjesë një grup mjekësh, psikiatrish, sociologësh, psikologësh dhe studiuesish të vdekjes.
Ne duam ta kuptojmë më mirë fenomenin, dhe të zgjedhim atë që është unike. Profesori i etikës së kujdesit shëndetësor Els Van Vijngarden dhe kolegët në Holandë, intervistuan një grup të moshuarish që nuk ishin të sëmurë rëndë, por që ndjenin një dëshirë të zjarrtë për t’i dhënë fund jetës së tyre.
Problemet kryesore që identifikuan tek këta njerëz ishin:vetmia e dhimbshme, dhimbja që lidhet me mungesën e rëndësisë, lufta me vetë-shprehjen, lodhja nga jeta, dhe frika se mos reduktohen në një gjendje krejtësisht të varur nga të tjerët. Kjo nuk duhet të jetë pasojë e një vuajtjeje gjatë gjithë jetës, ose një përgjigje ndaj dhimbjes fizike të patolerueshme.
Lodhja nga jeta, duket se lind edhe tek njerëzit që mendojnë se kanë pasur një jetë të përmbushur. Një burrë nga 92 vjeç u tha studiuesve të rrjetit:
”Në këtë moshë nuk ke asnjë efekt mbi asgjë. Anija niset dhe të gjithë kanë një punë, por t’i vetëm lundron. Unë jam një barrë për ta. Dhe kjo situatë nuk është e lehtë për mua. Poshtërimi është një fjalë shumë e ashpër, por kjo gjendje është afër saj. Unë ndihem i shpërfillur, plotësisht i mënjanuar”.
Një burrë tjetër tha: Shihni pak gjendjen e atyre plakave që banojnë në pallatin përballë. Të kërrusura dhe gjysmë të vdekura, duke lëvizur pa ndonjë arsye mbi karrige me rrota…Jeta e tyre nuk ka të bëjë më me të qenit njeri. Është një fazë e jetës që unë thjesht nuk dua ta përjetoj!”.
Romancieri amerikan Filip Rot, shkroi se “pleqëria nuk është një betejë, pleqëria është një
masakër”.
Nëse jetojmë mjaftueshëm, mund të humbasim identitetin, aftësitë fizike, partnerin, miqtë dhe karrierën tonë. Për disa njerëz, kjo shkakton një ndjenjë të rrënjosur thellë se jeta është e zhveshur nga çdo lloj kuptimi, dhe se mjetet që na duhen për të rindërtuar ndjenjën e qëllimit, kanë humbur në mënyrë të pakthyeshme.
Profesorja e kujdesit shëndetësor, Helena Larson, dhe kolegët e saj në Suedi kanë shkruar për një “fikje graduale të dritave” në moshën e pleqërisë. Ata argumentojnë se njerëzit heqin gradualisht dorë nga jeta aktive, derisa arrijnë një pikë ku janë gati të shkëputin lidhjet me botën e jashtme.
Ekipi i Larson ngre pyetjen nëse kjo mund të jetë e pashmangshme për të gjithë ne. Sigurisht, kjo lloj vuajtjeje ndan disa karakteristika të përbashkëta (është dëshpëruese dhe e dhimbshme) me ankthin që hasim në momente të tjera të jetës. Por nuk është e njëjta gjë. Për shembull, kujtoni vuajtjet ekzistenciale që mund të lindin nga një sëmundje vdekje- prurëse ose nga një divorc. Në këta shembuj, një pjesë e vuajtjes lidhet me faktin se ka më shumë udhëtime të jetës që duhen kryer, por që pjesa tjetër e udhëtimit ndihet si e pasigurt
dhe nuk duket më ashtu siç e kemi imagjinuar.
Kjo lloj vuajtjeje lidhet shpesh me vajtimin për një të ardhme, që ne mendojmë se duhet ta kishim, apo me frikën e një të ardhmeje për të cilën jemi të pasigurt. Një nga dallimet që vërehen tek lodhja nga jeta, është se nuk ka dëshirë apo pesimizëm për një të ardhme; por vetëm një ndjenjë e thellë se udhëtimi ka mbaruar, dhe që ende zvarritet në mënyrë të dhimbshme dhe për një kohë të pacaktuar.
Në vendet ku eutanazia dhe vetëvrasja e asistuar janë të ligjshme, mjekët dhe studiuesit po debatojnë nëse lodhja nga jeta, përmbush pragun për atë lloj vuajtjeje emocionale të pandërprerë që u jep njerëzve të drejtën për eutanazi. Fakti që ky problem është shumë i zakonshëm, mund të sugjerojë se jeta moderne i ka izoluar të moshuarit nga shoqëria perëndimore.
Ndoshta pleqtë nuk janë më të nderuar për mençurinë dhe përvojën e tyre. Por kjo nuk është e pashmangshme. Në Japoni, mosha shihet si një pranverë ose rilindje, pas një periudhe të ngarkuar pune dhe rritjeje të fëmijëve. Një studim, zbuloi se të rriturit e moshuar në Japoni treguan rezultate më të larta në rritjen personale, krahasuar me të rriturit e moshës së mesme.
Një modeli i kundërt u vu re në SHBA. Kirurgu dhe profesori i mjekësisë Atul Gauande argumenton se në shoqëritë perëndimore, mjekësia ka krijuar kushtet ideale për transformimin e plakjes në një “kalvar të gjatë dhe të ngadaltë”.
Ai beson se cilësia e jetës është anashkaluar, ndërsa ne i kanalizojmë burimet tona drejt mbijetesës biologjike. Kjo është diçka e paprecedentë në histori. Lodhja nga jeta mund të jetë dëshmi e kësaj kostoje./ Përshtatur nga CNA.al
Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrai...
Turqia do të shkojë këtë të diel drejt qendrave të vot...
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Unë vizitova Kievin muajin e kaluar për t’u takuar me ...
Dy dronë kryen një sulm brenda kompleksit të Kremlinit mën...
Kulla Eifel u përurua në Paris më 31 mars 1889, gjatë cere...
A ka një preferencë perëndimore për fituesin, ndërsa T...
Njerëzimi ka 2 probleme kryesore, të cilat janë bërë m...
A keni dëgjuar ndonjëherë për një njeri që pretendon t...
Biseda telefonike midis Xi Jinping me Volodimir Zelens...
Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 600 emigrantë vlerë...
Përfytyroni për një moment një skenar tipik britanik. ...
Kiev - “Pas Ukrainës, radhën e ka Çeçenia”- thotë komandan...
A mund t’i mbijetojë Amerika një presidence të dytë të Xho...
Unë kam qenë shumë i përkushtuar me shkrimin e librave...
Marka e presidentit Xho Bajden është në rastin më të m...
Kishin kaluar vetëm pak ditë nga tërmetet e 6 shkurtit...
Mijëra ushtarë ukrainas po përgatiten për t’u hedhur n...
Në dhjetor 1949, 2 muaj pas themelimit të Republikës P...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...