Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrainë, çmimi i gazit është rritur. Të gjitha mediat, si dhe ekspertët, parashikuan fatura të larta gazi për konsumatorët, kryesisht në Evropë, si rezultat i ndërprerjes së pashmangshme të furnizimit me gaz nga Rusia në fillim të luftës së Putinit. Natyrisht që kjo ka shkaktuar edhe shumë spekulime në bursat botërore dhe kjo çështje u shndërrua në një mundësi përfitimi për shumë prej tyre. Por pas goditjes së parë në fillim të marsit të vitit të kaluar, çmimi i gazit u qetësua pak deri në fund të verës, kur ishte e nevojshme për t'u përgatitur për dimër dhe për të mbushur depotë.
Rekordi historik i çmimit u arrit kështu më 26 gusht 2022, kur çmimi ishte gati 340 euro për një megavat orë gaz natyror TTF holandez të BE-së. Por vetëm një ditë më pas filloi të binte. Gjatë vjeshtës dhe dimrit të kaluar. Më pas ka pasur lëkundje të çmimeve, por çmimi i gazit është duke u ulur: Aktualisht (më 11 maj) çmimi në portalin Trading Economics ishte edhe dhjetë herë më i ulët se piku i verës së kaluar, me vetëm 34,6 euro për megavat orë. Kaq ishte përafërsisht në fund të qershorit dy vjet më parë.
Sado që ekspertët ishin dakord se çmimi i gazit do të rritej, tani shpjegojnë se çmimi i gazit po bie për shkak të dimrit të butë. Ndaj shumë depo kanë mbetur të mbushura mirë.

Dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për konsumatorët: magazinat e mbushura kanë ndikuar edhe në uljen e çmimeve. Koha akoma nuk është aq e ngrohtë dhe shumë njerëz ende përdorin ngrohjet, por dimri nuk ishte aq i ftohtë dhe kjo ka ndikuar pozitivisht në uljen e çmimeve.
Një arsye tjetër është se kurba e çmimit të gazit në Evropë është gjithnjë e më shumë e ngjashme me çmimin në tregun botëror: Evropa ishte e varur nga tubacionet e gazit nga Rusia, por gazi i lëngshëm është gjithnjë e më i rëndësishëm në furnizimin e konsumatorëve të kontinentit të vjetër. Ralph Solveen, ekonomist i Commerzbank shpjegon se si faktori vendimtar për konsumatorët në Gjermani këtë dimër ishte importi i gazit nga Belgjika dhe Holanda. Duhet pranuar se terminali i parë LNG u hap në Gjermani dhjetorin e kaluar, ndërsa i treti në Brunsbüttel filloi të funksionojë këtë prill, por ka ende shumë kapacitete të tjera në dispozicion.
Kështu rezulton se në faturat vjetore që po arrijnë tek konsumatorët gjermanë, shumë prej tyre duhet të marrin paratë mbrapa, sepse ndonjëherë kanë paguar tepër për gaz. Kjo është deri diku meritë edhe e qeverisë gjermane, e cila që nga marsi i këtij viti ka shpallur kufizimin e çmimit më të lartë të gazit për familjet me 12 cent për kilovat orë, por vetëm në masën 80% të konsumit të vitit të kaluar. Me fjalë të tjera, nëse qytetarët kanë kursyer 20% të gazit nga një vit më parë, kjo manifestohet edhe në çmime. Për pjesën tjetër të shpenzimeve duhet të paguhet çmimi i gazit në treg.

Dhe sado që çmimi i gazit në Evropë është gjithnjë e më shumë i ngjashëm me çmimin në tregun botëror, ekonomisti Solveen paralajmëron për mundësinë e ndryshimeve. Sepse dimrin e kaluar, çmimi botëror i gazit ishte gjithashtu i ulët për shkak të kërkesës dukshëm më të dobët nga Kina, e cila ende po rikuperohet nga pasojat e pandemisë. Kjo nuk do të zgjasë shumë, kështu që çmimi i gazit do të rritet sërish, është i bindur eksperti.
Një rrezik shtesë është se konsumatorët - si familjet ashtu edhe kompanitë, me çmime kaq të ulëta të gazit, kanë përshtypjen se ishin budallenj që madje kursyen para dhe vendosën një triko tjetër dhe çorape të ngrohta në vend që të vendosin termostatin në një temperaturë më të lartë. Sepse ne ende duhet të kursejmë: edhe pse dy terminale të tjera LNG janë duke u përgatitur në Gjermani, tani duhet të mbushim sërish depot.
Siç paralajmëron Solveen: "Pasiguria më e madhe është faktori i motit". Ky dimër ishte i butë, por askush nuk mund ta dijë se si do të jetë dimri i ardhshëm. Dhe i gjithë tregu i gazit në Evropë është ende i pasigurt dhe nuk duket se do të qetësohet së shpejti./ DW
Turqia do të shkojë këtë të diel drejt qendrave të vot...
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Unë vizitova Kievin muajin e kaluar për t’u takuar me ...
Dy dronë kryen një sulm brenda kompleksit të Kremlinit mën...
Kulla Eifel u përurua në Paris më 31 mars 1889, gjatë cere...
A ka një preferencë perëndimore për fituesin, ndërsa T...
Njerëzimi ka 2 probleme kryesore, të cilat janë bërë m...
A keni dëgjuar ndonjëherë për një njeri që pretendon t...
Biseda telefonike midis Xi Jinping me Volodimir Zelens...
Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 600 emigrantë vlerë...
Përfytyroni për një moment një skenar tipik britanik. ...
Kiev - “Pas Ukrainës, radhën e ka Çeçenia”- thotë komandan...
A mund t’i mbijetojë Amerika një presidence të dytë të Xho...
Unë kam qenë shumë i përkushtuar me shkrimin e librave...
Marka e presidentit Xho Bajden është në rastin më të m...
Kishin kaluar vetëm pak ditë nga tërmetet e 6 shkurtit...
Mijëra ushtarë ukrainas po përgatiten për t’u hedhur n...
Në dhjetor 1949, 2 muaj pas themelimit të Republikës P...
Presidenti Vladimir Putin mburret me fuqinë e ekonomis...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...