Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

“France24”
Ata janë votues për herë të parë, 16 vjeç e sipër, të cilët u rritën gjatë periudhës së falimentimit kombëtar, pandemisë së COVID-19 dhe krizës së kostos së jetesës. Tani ata kanë shansin për të vendosur të ardhmen e vendit kur Greqia të shkojë në zgjedhje të dielën e 21 majit, 3 muaj pas tragjedisë më të rëndë hekurudhore në vend, ku 30 nga 57 personat që humbën jetën ishin nën 30 vjeç.
Ajo ngjarje nxiti dhjetëra mijëra njerëz të dilnin në rrugë për të shfryrë zemërimin me qeverinë, e e cila për 8 vitet e fundit është udhëhequr nga kryeministri Kiriakos Micotakis ose rivali i tij kryesor, Aleksis Cipras. Konservatori Micotakis, 55 vjeç, majtisti radikal Cipras, 48 vjeç dhe ish-deputeti i PASOK Nikos Andrulakis, 44 vjeç, po dominojnë në sondazhe.
Nxënësja e shkollës së mesme Nefeli Zoganeli, 16 vjeçe, është e etur të bëjë të dëgjohet zëri i saj. “Kohët e fundit mësova se kam të drejtën e votës dhe jam entuziaste për këtë”- tha ajo për AFP nga shtëpia e saj në periferinë veriore të Athinës, Anixi.
Greqia është një nga vetëm tri vendet e BE-së që lejon votimin e adoleshentëve nën 18 vjeç. Kjo do të thotë se kushdo që ka lindur në vitin 2006 ose më herët mund të marrë pjesë në zgjedhjet e së dielës. Këtë herë, rreth 440.000 të rinj grekë kanë të drejtë të votojnë për herë të parë, duke përfaqësuar rreth 8 për qind të elektoratit.
Të lodhur nga partitë kryesore
Por pavarësisht thirrjeve të përsëritura të politikanëve dhe marifeteve të ndryshme në mediat sociale, votuesit e rinj nuk pritet që të dalin masivisht të dielën. Vetëm 1 në 4 persona të moshës 17-24 vjeç votuan në zgjedhjet e fundit në vitin 2019, thotë Maria Karaklioumi, analiste politike për kompaninë e sondazheve RASS.
Zuganeli pret që shumica e shokëve të saj të klasës - të ngopur me partitë kryesore - ose të bojkotojnë ose të zgjedhin një nga dhjetëra partitë e vogla, që kanë pak shpresë për të shkuar në parlament. “Mendoj se të gjithë duhet të shkojmë të votojmë. Abstenimi nuk është zgjidhje”- thotë adoleshentja.
Aksidenti i rëndë hekurudhor më 28 shkurt, në linjën kryesore të trenit të vendit nga Athina në qytetin e dytë të Selanikut, mund të ndihmojë zgjedhjet. Në kulmin e protestave në mars, dhjetëra mijëra njerëz demonstruan në të gjithë vendin.
Kostis Smanis, një 25-vjeçar i diplomuar për inxhinieri elektronike dhe ende në kërkim të një pune, thotë se ai ishte “zemëruar” me qeverinë aktuale që fajësoi drejtorin e stacionit dhe shmangu përgjegjësinë për vitet e tëra të keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve. “Nuk më pëlqeu mënyra se si u përpoqën ta mbulonin atë”- thotë ai.
Pagat janë shumë të ulëta
Megjithatë, për të problemi më i madh në zgjedhje është tregu i punës. “Pagat janë shumë të ulëta në krahasim me kostot e jetesës”- thotë maturanti, që ka studiuar për 3 vitet e fundit në qytetin verior të Anglisë, Mançester. Smanis u kthye në Greqi me shpresë se do të ndërtojë të ardhmen pranë familjes dhe miqve të tij, por nuk e përjashton mundësinë që të largohet sërish.
“Nëse vendos të qëndroj këtu, ideja për të marrë një apartament me qira më duket e largët”- e pranon punëkërkuesi, i cili ende jeton me prindërit e tij në lagjen Neo Iraklio në periferi të Athinës. Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga agjencia e statistikave të BE-së, Eurostat, Greqia është vendi me nivelin e dytë më të lartë të papunësisë së të rinjve në Bashkimin Evropian, me 24.2 për qind të të papunëve nën 25 vjeç.
“Pavarësisht se është i arsimuar më mirë... brezi i ri ka një pjesëmarrje dukshëm më të lartë në profesionet që konsiderohen të keqpaguara dhe që kanë kushte të këqija në punë”- thotë Aleksis Joanidis, profesor i ekonomisë politike të punës në Universitetin Demokritus të Trakës.
Tomas Zumis, 21 vjeç, i cili jeton në ishullin turistik Paros dhe punon në kompaninë e familjes së tij, thotë se të ardhurat e qëndrueshme janë shumë të rëndësishme. “Gjëja kryesore që pres nga qeveria, është të më ndihmojë të përmirësoj gjendjen time financiare”- thotë ai.
Mojito në vend të votës
Megjithëse turizmi sjell para dhe krijon vende pune, Tomas dëshiron më shumë për ishullin e tij. “Ne nuk kemi infrastrukturën e duhur për të përballuar kaq shumë njerëz gjatë verës: rrugë, ujë, energji elektrike, internet. Unë paguaj taksat e mia për qeverinë qendrore, por nuk marr shumë në këmbim”- ankohet ai.
Në dilemë mbi premtimet zgjedhore të minutës së fundit, përfshirë një kupon prej 150 eurosh për “kalimin në moshë madhore” dhe rritjen e pagës minimale nga 780 në të paktën 880 euro, votuesit e rinj në Greqi kanë shumë pak kohë për të vendosur.
“Mendoj se do të votoj për të keqen më të vogël”- thotë Smanis, që mendon se skena politike greke ka frikë nga e reja. “Politikanët përpiqen t’u shesin njerëzve gjëra që duan të dëgjojnë”- nënvizon ai. Megjithatë, për 16-vjeçaren Zuganeli, ideologjia është e rëndësishme.
“Në rast se votojmë sipas asaj që mbrojmë, ndoshta gjërat mund të nisin të ndryshojnë”- thotë ajo. Por në një vend me një popullsi të plakur, askush nuk po flet se si do të duhej të jetë Greqia pas 20 vitesh, shprehet e keqardhur Karakliumi. “Nuk është e habitshme që një i ri do të preferojë të shkojë në një bar për të pirë një Mojito në vend se të votojë”- përfundon ajo./ Përshtatur nga CNA.al
Përmbytja e Noes është një nga tregimet më të njohura ...
Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Googl...
Përgjatë gjithë historisë, revolucionet kanë qenë një ...
Ashtu si shumë të rinj në Amerikë, jetët tona janë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Moli ishte 88 vjeçe dhe me një shëndet relativisht të mirë...
Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrai...
Turqia do të shkojë këtë të diel drejt qendrave të vot...
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Unë vizitova Kievin muajin e kaluar për t’u takuar me ...
Dy dronë kryen një sulm brenda kompleksit të Kremlinit mën...
Kulla Eifel u përurua në Paris më 31 mars 1889, gjatë cere...
A ka një preferencë perëndimore për fituesin, ndërsa T...
Njerëzimi ka 2 probleme kryesore, të cilat janë bërë m...
A keni dëgjuar ndonjëherë për një njeri që pretendon t...
Biseda telefonike midis Xi Jinping me Volodimir Zelens...
Që nga fillimi i këtij viti, më shumë se 600 emigrantë vlerë...
Përfytyroni për një moment një skenar tipik britanik. ...
Kiev - “Pas Ukrainës, radhën e ka Çeçenia”- thotë komandan...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...