
Presidenti dekreton ligjet për rritjen e pagave të zyrtarëve të lartë dhe administratën
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 3 ligjet për rrit...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 3 ligjet për rrit...
Dy masakra me armë në Serbi kanë lënë të vdekur 17 persona, shumë prej tyre fëmijë, ndërsa në rrugët e Beogradit po zhvillohen vazhdimisht protesta. Demonstruesit fajësojnë presidentin populist të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ndaj ky i fundit ka planifikuar organizimin e tubimeve të tij kundër armëve, ndërsa ka urdhëruar një operacion blic për mbledhjen e armëve. Por armët janë të ngulitura në kulturën e Serbisë, dhe është e vështirë të imagjinohet që një numër i konsiderueshëm serbësh të shkojnë tek autoritetet për t’i dorëzuar ato.
Kur punoja në Ballkan si gazetare, një burrë ndihej i dobët nëse nuk zotëronte një kallashnikov. Rrugët e provincave ishin të mbushura me burra me AK-47 në krahë. Në Beogradin disi më të sofistikuar, përveç kallashnikovëve që vareshin rreth hotelit Hyatt (selia e qendrës së shtypit dhe baza e gangsterëve), arma e zgjedhur ishte një pistoletë, e kombinuar përgjithësisht me xhinse, bluza dhe bluza lëkure.
Sigurisht kjo atmosferë ishte gjatë luftërave të viteve 1990. Por fakti është se kultura e mbajtjes së armëve u paraprin atyre luftërave, dhe madje u ka mbijetuar atyre. Në vitin 2018, “Small Arms Survey” me bazë në Zvicër, zbuloi se Serbia kishte normën e tretë më të lartë të armëve në duart e civilëve në botë - me 39 të tilla për 100 banorë, ndërsa në vendin e parë dhe të dytë ishin SHBA-ja dhe Jemeni.
“Arma është një simboli i statusit social. Nëse ke një armë, je i fuqishëm dhe i mbrojtur në lagjen tënde”- thotë Predrag Petroviç, drejtor kërkimor i Qendrës së Beogradit për Politikat e Sigurisë. Ndërkohë Ivana Jeremiç, redaktore e faqes së internetit "Balkans Insight", thotë: “Çdo familje në Serbi dhe në mbarë Ballkanin zotëron një armë, ose të paktën zotëronte dikur. Ajo nuk përdoret për të vrarë apo kërcënuar njerëz, por është pjesë e traditës sonë. Nëpër fshatra qëllohet me armë në ajër për të festuar lidhjen e një çifti në martesë apo për lindjen e një fëmije”.
Gjatë luftës, ishte shpeshherë e vështirë të bëhej dallimi midis një përleshjeje me armë dhe një festë pas një ndeshjeje futbolli. Markus Taner, ish-korrespondent i Ballkanit për gazetën “The Independent”, kujton turmat që gjuanin me armë në ajër për të festuar zgjedhjen e Mitropolitit të Kishës Ortodokse Malazeze.
Serbët i duan armët, sepse kultura e Ballkanit i vlerëson gangsterët dhe heroizmat. Fushat e tyre pjellore dhe malet e thepisura ishin dikur të pyllëzuara dendur, dhe të mbushura me hajdukë (luftëtarë të rezistencës). Të gjithë ata luftonin kundër pushtuesit osman, austriak, gjerman. Hajduk Split (i themeluar në vitin 1911, kur Kroacia ishte ende pjesë e Perandorisë Austro-Hungareze) është një nga ekipet më të mira të futbollit kroat.
“Serbët kishin shumë armë gjatë shekullit XIX. Ata i dëbuan vetë turqit nga vendi në vitet 1820”- thotë Taner. As Jugosllavia komuniste nuk e kufizoi zotërimin e armëve, ndryshe nga Bullgaria fqinje dhe kulturore e ngjashme me ndikimin sovjetik. Pronësia e armëve në Bullgari është vetëm 8 për qind e popullatës.
Por në Jugosllavinë e Paangazhuar, u bënë pak përpjekje për të çarmatosur njerëzit, dhe në vitet 1990 presidenti i Serbisë, Sllobodan Millosheviç, ishte shumë i varur nga gangsterët dhe kryekomandantët e tij, Arkani me Tigrat e tij, Vojisllav Sheshel dhe Shqiponjat e Bardha.
Në Sarajevë, gangsterët që mbrojtën qytetin në fillim të rrethimit të vitit 1992 ishin heronj, edhe pse qeveria boshnjake i eliminoi një vit më vonë. Shumica e drejtuesve të bandave u qëlluan në përpjekje për t’u arratisur. Arkani mbijetoi në Serbi si një hero popullor deri në vrasjen e tij në vitin 2000.
Pavarësisht se u dënua për krime kundër njerëzimit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë, Sheshel ka dalë nga burgu dhe tani është një politikan aktiv në Serbi. Megjithatë, alarmante për masakrat e fundit, është fakt se serbët kanë filluar t’i drejtojnë armët njëri-tjetrit.
Disa njerëz dyshojnë se mbulimi i gjerë mediatik i të shtënave në shkolla në SHBA, po ndikon te të rinjtë serbë. Të tjerët fajësojnë videolojërat e dhunshme dhe televizionin. Edhe pse e përhapur, pronësia e armëve në Serbi është tashmë rreptësisht e kontrolluar, dhe pavarësisht nga potenciali për tragjedi të tjera, edhe anëtarët e inteligjencës liberale të Beogradit nuk tregojnë ndonjë entuziazëm për forcimin e kontrolleve.
Petroviç mendon se çdo përpjekje e qeverisë në këtë drejtim do të dështojë: "Askush nuk dëshiron të heqë dorë nga armët. AK-47 është tashmë e paligjshme, por ajo po përdoret hapur. Të gjithë e njohin njëri-tjetrin në komunitete të vogla. Ata e dinë nëse mund të festojnë me një kallashnikov. Ndonjëherë plagosen njerëz, por autoritetet nuk i shqetësojnë sepse e dinë që kjo nuk është e qëllimshme”.
Ndoshta momenti kur kam qenë më afër vdekjes gjatë 4 viteve të mira në Bosnje, ishte disa km larg vijës së frontit, në një mbrëmje vere në një piceri. Pronarja u grind me të dashurin e saj, i cili u largua i zemëruar, duke u kthyer 10 minuta më vonë me kallashnikovin e tij.
Ai filloi të qëllonte mbi të gjithë verandën. Së bashku me pjesën tjetër të të ftuarve, unë u shtriva përtokë. Pati shumë xhama të thyer, plumbat i kishin bërë shoshë muret. Shefi i policisë erdhi shumë shpejt dhe e qetësoi personin e armatosur, që u largua duke qarë, ndoshta për të pirë ndonjë gote raki diku tjetër. Ne u kthyem te picat tona.
Askush nuk ishte plagosur. Por më vonë pamë një vrimë plumbi në xhamin e përparmë të makinës sonë. Plumbi kishte kaluar nëpër sediljen e pasagjerit, ku unë isha ulur disa minuta më parë. Petroviç gjeti kohët e fundit një plumb në tarracën e shtëpisë së tij në një zonë urbane të Beogradit. “Duhet të ketë qenë një festë. Por nëse do të kisha qenë atje, do të isha qëlluar”-thotë ai.
Shënim: Charlotte Eagar është producente e “Trojan Women Project”./ Përshtatur nga CNA.al
Në vijën e parë të frontit të luftës ka tmerre pa fund. Po...
Zyrtarët në Pekin kanë arritur në përfundimin se Amerika d...
“France24” Ata janë votues për herë të parë, 16 vjeç e si...
Përmbytja e Noes është një nga tregimet më të njohura ...
Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Googl...
Përgjatë gjithë historisë, revolucionet kanë qenë një ...
Ashtu si shumë të rinj në Amerikë, jetët tona janë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Moli ishte 88 vjeçe dhe me një shëndet relativisht të mirë...
Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrai...
Turqia do të shkojë këtë të diel drejt qendrave të vot...
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Unë vizitova Kievin muajin e kaluar për t’u takuar me ...
Dy dronë kryen një sulm brenda kompleksit të Kremlinit mën...
Kulla Eifel u përurua në Paris më 31 mars 1889, gjatë cere...
A ka një preferencë perëndimore për fituesin, ndërsa T...
Njerëzimi ka 2 probleme kryesore, të cilat janë bërë m...
A keni dëgjuar ndonjëherë për një njeri që pretendon t...
Biseda telefonike midis Xi Jinping me Volodimir Zelens...
Familja Haxhia nga fshati Barbullush, Njësisë Administrati...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Emisioni Fiks Fare solli sonte rastin e një punonjësi poli...
Inceneratorët që shtrihen nga Elbasani, në Fier dhe në Tir...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Muri i kalasë”, n...
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Patos, në l...
Shtetasja ruse, Svetlana Timofeeva, ka folur sërish lidhur...
Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e arrestit me burg me afa...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian ...
Në një nga periudhat më të errëta në historinë e njerëzimi...
Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo ditë mund të ...
Edhe pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi problemet mes B...
Ambasadorët e vendeve më të industrializuara QUINT, në Kos...
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, t...
Zyrtarët japonezë besojnë se lëshimi nga Koreja e Veriut d...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Mbretëresha e Rock'n'Roll-it, Tina Turner u shua ditën e d...
Në 21 maj Kisha Orthodhokse kremton shenjtorët mbretër, Sh...
Si për shumë fusha të tjera të jetës, raporti i Depart...
Sot, më 29 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Ndërsa çmimet e ushqimeve dhe mallrave mbeten të larta në ...
Sot, më 28 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.7 lekë...
Sot, më 27 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.6 lekë...