web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Vijojnë të përparojnë"/ Von der Leyen vlerëson progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt BE-së

3 Korrik 2026, 20:30, Aktualitet CNA

"Vijojnë të përparojnë"/ Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Irlandës, Micheal Martin ka vlerësuar progresin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Von der Leyen tha se mirëpriti fokusin që Qeveria irlandeze i ka kushtuar shtytjes përpara të kërkesave për anëtarësim të vendeve kandidate.

“Shqipëria dhe Mali i Zi po vijojnë të përparojnë në procesin e zgjerimit. E mirëpres shumë mbështetjen tuaj të fortë për këtë proces, siç e keni përshkruar, të bazuar në meritë. Kjo mbështetje përfshin qëllimin për të përfunduar deri në fund të vitit negociatat e pranimit me Malin e Zi”, u shpreh Von der Leyen.

Presidentja e KE-së u shpreh se historia e Irlandës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian ishte argumenti më bindës për zgjerimin e vazhdueshëm të bllokut.

Vizita e presidentes së Komisionit Europion shënon dhe fillimin e presidencës irlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Kryesia e Këshillit të BE, ndërrohet me rotacion midis vendeve çdo gjashtë muaj. Ministrat irlandezë, si pjesë e presidencës, do të drejtojnë takimet në nivel BE-je për pjesën tjetër të vitit. /CNA





Lajmet e fundit nga