Tubimi i 34-të kundër qeverisë/ Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 34-të kundër qeverisë në bulevardin “D...
Ka nisur protesta e 34-të kundër qeverisë në bulevardin “D...

Prokuroria e Posaçme ka dalë me reagim zyrtar lidhur me arrestimin nga Byroja Kombëtare e Hetimit të Adi Çobës, në kuadër të operacionit “Ura”.
Sipas njoftimit të SPAK, në momentin e arrestimti Çobo kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.
Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë. Në përfundim të operacionit, i dyshuari u shoqërua në ambientet e paraburgimit të Durrësit, në pritje të procedurave të ekstradimit.
SPAK bën me dije se operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore me Drejtorinë Antimafia të Barit.
Njoftimi i plotë:
SPAK dhe DIA e Barit arrestojnë në Durrës të shumëkërkuarin e Operacionit “Ura”
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) në bashkëpunim me Qendrën Operative DIA të Barit arrestuan më 2 korrik në Shkozet, Durrës, shtetasin shqiptar A.Ç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi A.Ç ishte në kërkim të kuadër të operacionit ndërkombëtar “URA”, i zhvilluar mes autoriteteve shqiptare, atyre italiane dhe belge më 21 maj 2025.
Në momentin e arrestimit, ai kishte në zotërim një pistoletë automatike me dy karikatorë si dhe katër dokumente të falsifikuara, mes të cilëve një kartë identiteti dhe patente italiane.
Këto elemente tregojnë lëvizjen e shpeshtë si dhe lidhjen me Italinë. Në përfundim të operacionit, i dyshuari u shoqërua në ambientet e paraburgimit të Durrësit, në pritje të procedurave të ekstradimit.
Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua në kuadër të një skuadre të përbashkët hetimore mes SPAK dhe Drejtorisë Antimafia të Barit.
Më 21 maj 2025, SPAK dhe Drejtoria Hetimore Antimafia e Barit, me mbështetjen e Interpolit, Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë dhe Policisë së Shtetit ekzekutuan 52 urdhërarreste, (dy të lëshuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë) ndaj personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim të produkteve të veprës penale dhe krime të tjera të lidhura me to.
Gjithashtu u krye edhe sekuestrimi i pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme në Shqipëri dhe Itali, në vlerën e disa miliona eurove.
Pas konfirmimit se disa shtetas shqiptarë kishin arritur t’i shpëtonin operacionit “URA”, SPAK dhe autoritetet italiane i shtrinë hetimet në Durrës dhe në disa qytete në veri dhe jug të Italisë duke bërë të mundur lokalizimin e tij.
Shtetasi i arrestuar në Shkozet, qendra kryesore e grupit kriminal Troplini-Doçi, që vepronte mes Puglia-s, Shqipërisë dhe Holandës, u lokalizuar në lagjen e tij.
SPAK thekson se procedurat ndodhen ende në fazën e hetimit paraprak. /CNA
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me d...
Këtë të premte është shtyrë gjyqi në Gjykatën Administrati...
Moti i keq ka përfshirë pasditen e sotme qarkun e Elba...
Kongresmeni amerikan, Joe Wilson, ka propozuar një amendam...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, dhe avo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, ka raportuar ditën e sotme ...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e veprimtaris...
Protesta e së enjtes u shoqërua me tensione mes protestues...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e bërë për ve...
Kreu i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e tij për vep...
I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku raportoi për vepri...
Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve për veprimtari...
Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, në raportimin e bërë n...
Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, ka raportuar në Komisi...
Aktivisti dhe njëri prej organizatorëve të protestës, Andi...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, në një d...
Muaji qershor ka qenë pesimist për ndërtuesit, teksa ata p...
Protestuesit kanë mbërritur para Komisariatit nr.3 në krye...
Protestuesit janë larguar nga bulevardi “Dëshmorët e Kombi...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Është arrestuar në Dhëmi, shtetasi G.P., i cili ishte i sh...
Policia e Fierit ka goditur një rast të kultivimit të bimë...
Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona si dhe ka proced...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Trafiku i rënduar po e kthen lëvizjen në Tiranë në një sfi...
Teksa Shqipëria ka nivelin e pensionit ndër më të ulëtin n...
Punësimi në sektorin shtetëror u zgjerua me tej vitin 2025...
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë tha se ka arres...
Gjykata në Prishtinë e ka dënuar të premten me 12 vjet bur...
Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ndaj kryeqytetit të ...
Katër muaj pasi u vra në fillim të luftës SHBA-Izrael kund...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Është miratuar në Komisionin e Ligjeve marrëveshja e kredi...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...