web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tubimi i 34-t kundër qeverisë/ Protestuesit mbërrijnë para Kryeministrisë

3 Korrik 2026, 20:02, Aktualitet CNA

Ka nisur protesta e 34-t kundër qeverisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ashtu si netët e tjera, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan para Kryeministrisë ku dhe kanë nisur fjalimet e tyre dhe thirrjet kundër qeverisë.

Prej më shumë se një muaji qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

"Rama jepe dorëheqjen", "Rama n'burg, Berisha n'burg", "Ju erdhi fundi", janë thirrjet e qytetarëve. 

Në pankartat, banderolat dhe thirrjet e protestuesve nuk kanë munguar edhe thirrjet kundrejt të gjithë klasës politike. /CNA





Lajmet e fundit nga