web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Probleme me domainin ".al"/ Dhjetëra faqe dhe shërbime online jashtë funksioni

3 Korrik 2026, 18:46, Aktualitet CNA

Probleme me domainin ".al"/ Dhjetëra faqe dhe shërbime

Prej më shumë se një ore, Shqipëria u përball me një problematikë të gjerë në funksionimin e domainin ".al", duke lënë jashtë funksioni dhjetëra faqe institucionesh publike, media dhe platforma private.

Sipas raportimeve, ndërprerja ka prekur një numër të madh shërbimesh online, duke vështirësuar aksesin e qytetarëve në portalet shtetërore dhe faqet e bizneseve që operojnë me domain shqiptar.

Burime zyrtare nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) bëjnë të ditur se problemi lidhet me sistemet operative jashtë vendit, të cilat menaxhojnë pjesë të infrastrukturës së domainin ".al".

Si pasojë, qindra shërbime online, si publike ashtu edhe private, ishin jashtë funksionit, ndërsa përdoruesit raportojnë pamundësi aksesi në faqet kryesore.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi shkakun e plotë të problemit dhe kohën e rikthimit të shërbimeve në normalitet./CNA





Lajmet e fundit nga