web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Freskohet" qarku i Elbasanit/ Reshje shiu dhe erëra të forta, uji pushton rrugët

3 Korrik 2026, 15:56, Aktualitet CNA

Moti i keq ka përfshirë pasditen e sotme qarkun e Elbasanit. Sipas raportimeve, reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve.

Gjithashtu brenda pak minutash rrugët dhe trotuaret janë pushtuar nga prezenca e madhe e ujit. Në disa zona janë raportuar po ashtu edhe reshje breshëri.

"Freskohet" qarku i Elbasanit/ Reshje shiu dhe erëra të"Freskohet" qarku i Elbasanit/ Reshje shiu dhe erëra të"Freskohet" qarku i Elbasanit/ Reshje shiu dhe erëra të"Freskohet" qarku i Elbasanit/ Reshje shiu dhe erëra të

Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këmbë dhe me automjet.

Stuhia ka përfshirë jo vetëm qytetin e Elbasanit, por edhe zona të tjera të qarkut, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të kushteve atmosferike pas temperaturave të larta që kanë dominuar gjatë ditëve të fundit. /CNA





Lajmet e fundit nga