
Shefi organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu në një dalje për mediat ditën e sotme tha se Kadastrës nuk i punon as sistemi elektronik dhe as analogu.
Sipas tij Rama shpalli me të madhe se, të hënën e 3 Korrikut, Kadastra do te bëhej digjitale dhe e aksesueshme për këdo dhe vetëm nga e-albania por sipas tij shpallja u bë para punës dhe para procedurës, në zakonin e përhershëm të kësaj qeverie.
Balliu thotë se Kadastra digjitale e Karcanajt, Bicit dhe Ramës nuk është gjë tjetër, veçse një mjegull pompoziteti poshtë së cilës fshihet dora e gjatë e vjedhjeve.
Deklarata e plotë:
Para 2 muajsh Edi Rama shpalli me të madhe se, të hënën e 3 Korrikut, Kadastra do te bëhej digjitale dhe e aksesueshme për këdo dhe vetëm nga e-albania. Kjo sipas tij do të zhdukte korrupsioni nga zyrat e Kadastrës.
Kryeministri e njoftoi këtë ‘rilindje’ të Kadastrës në krah të drejtoreshave Mirlinda Karcanaj dhe Dallëndyshe Bici. Ato i shpjeguan me zell dhe gëzim publikut se proceset e punës në Kadastër do bëheshin elektronike dhe do të ndodhte ‘ri-inxhinierizimi’.|
Karcanaj madje premtoi edhe Kadastrën 3D.
Sot jemi më 16 gusht dhe Kadastrës nuk i punon as sistemi elektronik dhe as analogu. Shërbimi i përshpejtuar fast-track nuk funksionon. Përgjigjet online janë pezulluar dhe nuk mund të ndiqet më ecuria e një aplikimi, siç bëhej më parë. Asnjë qytetar nuk shet as blen dot prona.
Nuk është një bllokim rastësor dhe as defekt teknik. Siç shpjegojnë ekspertët e IT ështe stopim diabolik i ‘Riinxhinjerizimit’, shpikur prej Mirlinda Karcanajt. Ri-nxhinierizmi, që u shit si gjë e e paparë, eshte nje vjedhje e organizuar sa kohë as ekspertët, as publiku nuk di asgjë për të.
Çfarë synon, cilat janë kosto, si i ndihmon qytetarët dhe kush e bën implementimin? Te zbatimi i projektit fle edhe lepuri digjital. Dihet që Akshi vepron me nënkontraktorë që i prokuron për projektet e veta. Çudia digjitale me Kadastrën që reklamoi KM me dy drejtoreshat para 2 muajsh u reklamua si e finalizuar dhe në fazë zbatimi.
Faktet tregojnë se shpallja u bë para punës dhe para procedurës, në zakonin e përhershëm të kësaj qeverie. Lajmet shumë, punët për lumë.
Faqja e APP ka të postuar tenderin “Përmirësimi i sistemit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës” me autoritet kontraktues Akshi. Tenderi është shpallur më 27 qershor, pak dite para reklamës pa mall të kryeministrit. Pranimi i ofertave do të mbyllej më 1 gusht. Mirlinda Karcanaj po vlerëson ofertat, ndërkohë që tenderi me fond limit 482,999,999.00 leke sipas termave të references të publikuara në faqen e APP do duhet të bëjë atë punë që Karcanaj dhe Bici e shiten live si proces të finalizuar, në zbatim e sipër.
Pra, ato kanë deklaruar si të mbyllur një punë që ishte në tenderim.
Pse është thurur mbrapsht kjo fije e zezë e një tjetër punë publike?
Sepse, si të gjithë tenderat e Akshi fituesi dihet para se të shpallet gara. Ky tender i shpallur nga APP dihet se do implementohet nga shoqëria Soft – Solution e Ermal Beqirit, e cila është paraqitur ndërkohë në Kadastër për të filluar punë që do t’i fitojë më vonë. Emri fitues në letra nuk ka rëndësi.
Karcanaj dhe Beqiri kanë futur me kohë si drejtor IT ne Kadastër Ervin Muçën. I njëjti Ervin që u kap duke vjedhur databazën e policisë, siç kishte bërë më parë me tatimet. Ervin Muça përgatiti projektin, termat e referencës, caktoi dhe fondin limit në qershor per episodin e ri të grabitjen së buxhetit të shtetit.
Kadastra digjitale e Karcanajt, Bicit dhe Ramës nuk është gjë tjetër, veçse një mjegull pompoziteti poshtë së cilës fshihet dora e gjatë e vjedhjeve. Ky është ‘suksesi’ tjetër në qeverisje i Edi Ramës: edhe gratë, që nuk njihen për korrupsion, i ka rilindur duke i bërë hajdute të sprovuara./ CNA
Media Washington Examiner i ka kushtuar një artikull asaj...
Ish-ministrin Shkëlqim Cani ka folur pas daljes nga SPAK k...
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Or...
Mbrëmjen e kaluar filloi Festa e Birrës në qytetin e K...
SPAK ka dalë në një njoftim zyrtar për lëshimin e tetë...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për med...
Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ...
Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas lajmit se me urdhër...
Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Kavajës...
Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u ka dërguar mesa...
Me urdhër të SPAK janë lëshuar tetë urdhër-arreste lid...
Që prej janarit të 2020-ës, SPAK ka nisur hetimet për ...
Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për korrupsioni...
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biz...
Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, është paraqit...
Dy persona kanë rënë në pranga për llogari të SPAK-ut ...
Këtë sezon veror Shqipëria ka regjistruar një rritje të nd...
Këtë mbrëmje të 16 gushtit është çelur sipari i edicionit ...
Rreth 3 javë më parë, CNA denoncoi drejtorin e kufirit në ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...