Makina Inteligjente e DPSHTRR, “në aksion”/ Kapen 392 mjete pa kolaudim, siguracion dhe taksa të pashlyera
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...

Autoritetet në Shqipëri kanë përgatitur shërbimet hipotekore plotësisht digjitale përmes platformës e-Albania dhe njoftuan mbylljen e gjithë sporteleve për qytetarët nga dita e hënë.
Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë në emër të Partisë Socialiste për vonesat, korrupsionin dhe abuzimet, që qytetarët kanë pësuar gjatë takimeve me punonjësit e kadastrës.
Ai tha në një fjalim publik se ndjente turp dhe keqardhje për situatën e rëndë, ku gjendeshin hipotekat, edhe pse është në vitin e dhjetë dhe mandatin e tretë të qeverisjes socialiste.
Qeveria njoftoi sot në Tiranë mbylljen e çdo sporteli kadastrash dhe çdo kontakti fizik mes qytetarëve dhe punonjësve të shërbimeve hipotekore të Shqipërisë.
Nga e hëna e në vazhdim çdo shërbim i këtij lloji mund të ofrohet vetëm përmes platformës e-Albania, në përpjekje për t’i dhënë fund, pas një reformimi të thellë teknologjik, parregullsive të shumta gjatë tre dekadash, si dhe korruspionit të kësaj administrate.
Autoritetet shprehën keqardhjen për gjendjen e rëndë dhe shërbimet e dobëta të deritanishme në lidhje me pronat, të cilat kanë shkaktuar probleme të thella në shoqëri dhe në ekonomi.
Kryeministri Edi Rama tha se qeveria socialiste nuk ia arriti deri tani, megjithë kohën e gjatë në dispozicion, që të ndryshonte gjendjen e trashëguar, sepse çdo përpjekje e re pengohej nga ndërhyrjet korruptive dhe ndikimet e pushtetarëve të niveleve të ndryshme.
Ai tha se deri sot për kadastrat ndjente turp dhe kërkonte ndjesë.
“Sot është dita për t’u kërkuar një ndjesë shumë të madhe në emër të Partisë Socialiste të gjithë atyre shqiptarëve, që kanë kaluar në zinxhirin e torturave në kadastër. Kjo ndjesë është ndjesa e kryetarit të një partie fajtore. Natyrisht nuk është e gjithë partia, por është udhëheqja e partisë, në radhë të parë, që ka dhënë shembullin më të shëmtuar për gjithë të tjerët”, tha zoti Rama.
Përballë një auditori plot me deputetë, ministra dhe kryebashkiakë, në fillim drejtuesja e re e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe më pas kryeministri Rama e quajtën këtë institucion një fole abuzimesh me pronat, legalizimet, dokumentat, ku korrupsioni, nepotizmi dhe ndikimet politike e familjare fitonin përballë përpjekjeve për shërbime të ndershme.
Teknologjia digjitale dhe shërbimet online, që nisin të përdoren nga e hëna shpresohet të shërojnë një nga plagët më të rënda të tranzicionit shqiptar; marrëdhëniet e shtetasve të Shqipërisë me pronat e tyre.
Ekspertët pohojnë se shpesh kanë ndodhur falsifikime, zhdukje dhe zëvendësime dokumentash, mbivendosje hartash dhe rrëmbime pronash, të cilat kanë sjellë mijëra procese gjyqësore pa mbarim, krime dhe konflikte të thella shoqërore.
Përmirësimi i hipotekave ishte një nga premtimet kryesore të Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013 dhe tashmë ajo ka marrë mandatin e tretë qeverisës dhe shumicën dërrmuese të pushtetit vendor.
Institucionet perëndimore dhe qarqet e biznesit vendase dhe të huaja kanë kërkuar vazhdimisht rritjen e sigurisë në këtë sektor për të bërë të mundur shtimin e investimeve të huaja dhe frenimin e konflikteve gjyqësore për çështje pronash./ VOA
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
Nga sot Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Z...
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së për subje...
Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë me dije se ditën e ...
Më 28 qershor u mbyll me sukses Edicioni i 27-të i Olimpia...
Bill Clinton, presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara i...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta nda...
Rrëmbejnë mikrofonat, dalin në ekrane, shqiptarët i shijoj...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar reformën për Agjen...
Kryeministri Edi Rama po prezanton reformën për Agjenc...
Gazetari Nikoll Lesi ka zbuluar skenarin duke thënë se nuk...
Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes deputetit Edmond Spa...
Dy ministret, Mirela Kumbaro dhe Ogerta Manastirliu, kanë ...
Ditën e sotme është liruar nga detyra kryetari i Qendr...
Pas tensioneve dhe kontrolleve të policisë në kampin e MEK...
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), organizoi në bashk...
Ambasadorja e BE në Shqipëri, Christiane Hohmann do të...
Në Shqipëri ajo që po vihet re është fenomeni i hapjes...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka reaguar...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë me dije se sot në...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...