web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshime në Policinë e Shkodrës/ Priten largime dhe emërime, ja kush zëvendësohet

22 Qershor 2026, 13:21, Aktualitet CNA

Ndryshime në Policinë e Shkodrës/ Priten largime dhe

Ndryshime të tjera janë paralajmëruar në Policinë e Shtetit. Sipas raportimeve, pritet që ndryshimet të prekin Policinë e Shkodrës.

Pas 11 muajsh në detyrë, Gentian Berberi pritet që të largohet nga posti i drejtorit të Policisë së Shkodrës.

Sipas raportimeve, në vendin e tij pritet të emërohet Dashamir Spaho, i cili më parë ka mbajtur detyrën si zëvendësdrejtor i Policisë Shkodër.

Pak kohë më parë u pezullua nga detyra shefi i komisariatit Bekim Lika pas një parcele me kanabis të zbuluar në Velipojë.

Emri i Gentian Berberit kishte pak kohë që përflitej dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi nga drejtori i Përgjithshëm i policisë, Skënder Hita.

Berberi, i cili më parë drejtonte policinë në Kukës, mori drejtimin e policisë së Shkodrës para 11 muajsh pas largimit të Fatmir Lleshit në kohën e prishjeve të ndërtimeve në Theth.

Ndërkohë Dashamir Spaho së fundmi ishte drejtues në departamentin për kufirin dhe emigracionin në Drejtorinë e Përgjithshme në Policinë e Shtetit dhe rikthehet në Shkodër këtë radhë si drejtor./ CNA





Lajmet e fundit nga