web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tensione te kantieri i aeroportit të Vlorës/ Përplasje mes punonjësve te “MABCO” dhe “2A Group”

22 Qershor 2026, 09:34, Aktualitet CNA

Janë regjistruar sërish tensione ditën e sotme në aeroportin e Vlorës. Sipas raportimeve, punonjësit e “MABCO” kanë hyrë brenda kantierit dhe kanë tentuar të nxjerrin nga zyra ata të “2A Group” të Valon Ademit. Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia. Ndërkohë ende nuk ka asnjë reagim nga palët e përfshira në konflikt lidhur me përplasjen e sotme.

Një ditë më parë, Behgjet Pacolli në një reagim në rrjetet sociale, shprehej se "MABCO", së bashku me mbi 200 specialistë të nënkontraktorëve të saj, do të rifillojë punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës.

Sipas tij, ky hap ndërmerret në përputhje të plotë me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe me vendimin e Asamblesë së Aksionarëve të VIA-s, të datës 18/06/2026 "si dhe në respekt të kërkesës së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe qëndrimit të shprehur publikisht nga Kryeministri Edi Rama, se Aeroporti i Vlorës nuk duhet të bjerë pre e interesave të ngushta apo veprimeve të paligjshme të askujt, por të përfundojë sa më parë dhe të hapet për operim".

Pacolli shkruante po ashtu se fillimi i punimeve shënon rikthimin e ligjshmërisë dhe respektimin e vendimeve të institucioneve juridike dhe atyre kompetente, duke i hapur rrugë vazhdimit të punimeve në një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore të vendit.

Më 5 qershor Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të ngrijë situatën aktuale të kompanisë VIA sh.p.k., deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë. Sipas vendimit ndalohet çdo vendimmarrje, veprim juridik ose regjistrim që ndryshon ose ushtron të drejta mbi një raport zotërimi kuotash të ndryshëm nga ai që rrjedh nga Kontrata e Shitblerjes së Kuotave sipas së cilës, Mabco zotëron 51% të kuotave dhe 2A Group zotën 49%.

Ndër të tjera është vendosur pezullimi i mbledhjes së datës 06.06.2026 të Asamblesë së Ortakëve të VIA-s dhe duke ndaluar shkarkimin e administratorit aktual, Vegim Hoxha, si dhe emërimin, zgjedhjen ose caktimin e një administratori tjetër.
Gjithashtu detyrohet ortaku në VIA Shoqërinë Mabco Construction të ruaj të pandryshuar statusin juridik, korporativ dhe administrativ të shoqërisë deri në zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjes me vendim të formës së prerë. /CNA





Lajmet e fundit nga