web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Bajlozët e zinj, shtojzovallet dhe shtrigat”/ Berisha: Rama me pushtetin, më keq se mishi me thoin

22 Qershor 2026, 12:42, Aktualitet CNA

“Bajlozët e zinj, shtojzovallet dhe shtrigat”/ Berisha: Rama me

Kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi takimin mes Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée, duke deklaruar se kreu i shtetit francez duhet ta ketë të qartë se pretendimet e Ramës për bajlozët e zinj, shtojzovallet dhe shtrigat, të cilat, sipas tij, i identifikon me blogerë dhe influencera në protestë, janë fantazi e sëmurë.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha u shpreh se Rama është i lidhur me pushtetin “më keq se mishi me thoin”, ndërsa e akuzoi atë se kërkon me çdo kusht të mbrojë veten përballë akuzave që opozita ka ngritur ndaj tij.

“Presidenti Macron ta kishte të qartë se bajlozët e zinj, që ai i quan algoritmet e shtojzovalleve dhe shtrigave, që i konsideron blogerë e influencera, janë të gjitha fantazi e sëmurë e një njeriu të lidhur me pushtetin më keq se mishi me thoin për shkak të krimeve të tij të panumërta dhe që nuk pranon ta depozitojë atë, por bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij.

Uroj që ky takim në Élysée të bëjë që Rama të marrë mesazhin e duhur në interesin më të mirë të Shqipërisë, rajonit dhe miqve të Shqipërisë, pasi Macron e ka ftuar atë si një mik të Francës”, tha Berisha.

Ai shprehu gjithashtu shpresën që takimi në Élysée t’i përcjellë Ramës “mesazhin e duhur” në interes të Shqipërisë, rajonit dhe marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

Sipas Berishës, fakti që Macron e ka ftuar Ramën në Paris si mik të Francës duhet të shërbejë për forcimin e bashkëpunimit dhe respektimin e interesave më të mira të vendit./CNA





Lajmet e fundit nga