web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kërcënohet gazetari në protestë

22 Qershor 2026, 12:23, Aktualitet CNA

Gazetari Osman Stafa ka kallëzuar në polici se është sulmuar dhe intimiduar nga disa shtetas gjatë protestës së një dite më parë.

Gazetari Stafa ka bërë me dije për rrjetin "SafeJournalists" se është sulmuar verbalisht me ofendime të rënda për shkak të punës nga njerëz që nuk i njihte. 

 “U sulmova verbalisht me ofendime të rënda për shkak të punës sime si gazetar. Gjatë marshimit protestues po ecja së bashku me dy gazetarë të huaj dhe përkthyesin e tyre. U shqetësova dhe u ndjeva i pasigurt. Nuk i njihja këta persona. Kam bërë kallëzim në polici dhe do të vazhdoj ta ndjek çështjen”, ka thënë gazetari për "Safe Jorunalists".

"SafeJournalists" kanë dënuar sulmin, ndërsa u kanë bërë thirrje autoriteteve për hetim të shpejtë dhe të paanshëm.

Reagimi i Rrjetit "SafeJournalists":

Rrjeti "SafeJournalists" në Shqipëri shpreh shqetësim për sulmin e raportuar verbal dhe intimidimin fizik ndaj gazetarit Osman Stafa, në mbrëmjen e 21 qershorit 2026, në qendër të Tiranës, pas protestës qytetare.

Rrjeti bën thirrje për një hetim të shpejtë, të paanshëm dhe efektiv, që të qartësojë rrethanat e incidentit. Gazetarët duhet të jenë në gjendje të raportojnë mbi protestat, të dokumentojnë zhvillime me interes publik dhe të marrin pjesë në debatin publik pa u ekspozuar ndaj intimidimit, fyerjeve apo konfrontimit fizik.

Sipas deklaratës së Policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 pranë Sheshit “Skënderbej” në Tiranë, ku policia është njoftuar për një konflikt mes disa personave. Stafa ka paraqitur kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr. 3, duke pretenduar se është fyer dhe ka pësuar lëndime të lehta nga persona të panjohur, të cilët kanë sulmuar atë dhe grupin e përbërë nga dy gazetarë dhe përkthyesi i tyre, me të cilët ai ndodhej. Policia ka marrë në pyetje edhe personat e dyshuar për fyerjet dhe sulmin, të cilët kanë dhënë një version të ndryshëm të ngjarjes. Më pas, autoritetet kanë bërë të ditur se veprimet hetimore po vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.

Stafa i tha Rrjetit SafeJournalists: “U sulmova verbalisht me ofendime të rënda për shkak të punës sime si gazetar. Gjatë marshimit protestues po ecja së bashku me dy gazetarë të huaj dhe përkthyesin e tyre. U shqetësova dhe u ndjeva i pasigurt. Nuk i njihja këta persona. Kam bërë kallëzim në polici dhe do të vazhdoj ta ndjek çështjen.”

Në një mjedis të tensionuar qytetar dhe politik, të gjithë aktorët duhet të shmangin gjuhën apo sjelljet që mund të vendosin gazetarët në rrezik ose të cenojnë më tej sigurinë e tyre.

Rrjeti SafeJournalists do të vijojë të ndjekë rastin dhe pret një përgjigje të qartë institucionale.Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së medias dhe vlerave demokratike./CNA





Lajmet e fundit nga