web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nis protesta e 22-të kundër qeverisë/ Çfarë po ndodh para Kryeministrisë

21 Qershor 2026, 19:13, Aktualitet CNA

Nis protesta e 22-të kundër qeverisë/ Çfarë po ndodh

Pasditen e kësaj të diele ka nisur protesta qytetare e radhës kundër qeverisë.

Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Tiranës, në atë që shënon ditën e 22-të të protestave.

Edhe tubimi i sotëm ka nisur me grumbullimin e protestuesve në orën 19:00, të cilët janë zhvendosur para godinës së Kryeministrisë, ndërsa nga dje, të pranishëm janë edhe emigrantë që kanë mbërritur në Shqipëri dhe shqiptarë nga diaspora.

Sikundër është vënë re për 22 ditë të pandërprera të protestës, qytetarët mbajnë në duar postera e pankarta të ndryshme, me thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare./CNA

 





Lajmet e fundit nga