
Komuniteti Hebraik Shqiptar ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në protestën e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një protestuese hoqi flamurin izraelit nga ambasada e Izraelit.
Komuniteti Hebraik ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për aktin dhe për thirrjet kundër Izraelit të artikuluara gjatë protestës së zhvilluar. Më tej thuhet se përdhosja e flamurit nuk është një formë proteste por është një akt urrejtje.
Ndër të tjera shtoi se Komuniteti Hebraik Shqiptar e konsideron këtë zhvillim shqetësues, pasi sipas tyre për herë të parë po vërehen përpjekje për të normalizuar gjuhën antisemitike në hapësirën publike shqiptare.
Gjithashtu u bëhet thirrje institucioneve që të hetojnë me ngjarjen, të identifikojnë autorët dhe organizatorët e këtyre akteve dhe të garantojnë se Shqipëria nuk do të bëhet terren për propagandën e urrejtjes, antisemitizmit apo ekstremizmit.
Deklarata e plotë:
Komuniteti Hebraik Shqiptar shpreh tronditjen, indinjatën dhe shqetësimin e tij më të thellë për aktin e rëndë të përdhosjes së flamurit të Shtetit të Izraelit pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, si dhe për thirrjet publike të urrejtjes kundër Izraelit të artikuluara gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar.
Ky nuk është thjesht një incident. Ky është një sinjal alarmi.
Përdhosja e flamurit të një shteti sovran dhe mik të Republikës së Shqipërisë nuk është një formë proteste. Është një akt urrejtjeje, një sulm ndaj normave të së drejtës ndërkombëtare, ndaj misioneve diplomatike dhe ndaj vetë kulturës së tolerancës që ka bërë Shqipërinë të nderohet në mbarë botën.
Akoma më alarmuese janë deklaratat e dëgjuara nga foltorja e protestës, ku persona të caktuar shpallën publikisht se “Izraeli është armiku ynë.” Kjo është një gjuhë e rrezikshme, përçarëse dhe nxitëse e urrejtjes, e cila synon të importojë në Shqipëri konflikte dhe narrativa ekstremiste që nuk kanë pasur kurrë vend në shoqërinë shqiptare.
Komuniteti Hebraik Shqiptar e konsideron këtë zhvillim jashtëzakonisht shqetësues, pasi për herë të parë po vërehen përpjekje të hapura për të normalizuar gjuhën antisemitike në hapësirën publike shqiptare. Historia ka treguar se antisemitizmi nuk fillon me dhunë; ai fillon me fjalë, me propagandë, me demonizim dhe me heshtjen përballë tyre. Pikërisht për këtë arsye, çdo akt i tillë duhet të dënohet menjëherë dhe pa asnjë relativizim.
Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të lejojë që individë të maskuar apo grupe radikale të njollosin reputacionin ndërkombëtar të vendit tonë. Ky është vendi që gjatë Holokaustit mbrojti hebrenjtë kur pjesa më e madhe e Evropës i dorëzonte drejt vdekjes. Shqipëria u bë simbol i Besës, i humanizmit dhe i guximit moral. Ky është identiteti ynë kombëtar dhe askush nuk ka të drejtë ta zëvendësojë atë me gjuhën e urrejtjes.
Ne theksojmë qartë se e drejta për të protestuar është një e drejtë themelore në një shoqëri demokratike. Por kjo e drejtë përfundon në momentin kur ajo shndërrohet në nxitje të urrejtjes, në përdhosje të simboleve shtetërore, në sulme ndaj përfaqësive diplomatike dhe në thirrje që ushqejnë antisemitizmin.
Komuniteti Hebraik Shqiptar përshëndet reagimin e menjëhershëm dhe të qartë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila dënoi këtë akt të papranueshëm. Njëkohësisht, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hetojnë me seriozitet maksimal këtë ngjarje, të identifikojnë autorët dhe organizatorët e këtyre akteve dhe të garantojnë se Shqipëria nuk do të bëhet terren për propagandën e urrejtjes, antisemitizmit apo ekstremizmit.
I bëjmë thirrje gjithashtu të gjithë spektrit politik, medias, shoqërisë civile, komuniteteve fetare dhe çdo qytetari të përgjegjshëm që të refuzojnë pa mëdyshje çdo përpjekje për të mbjellë urrejtje ndaj hebrenjve apo ndaj Shtetit të Izraelit. Heshtja përballë gjuhës së urrejtjes nuk është neutralitet; është rrezik.
Komuniteti Hebraik Shqiptar mbetet i vendosur të mbrojë vlerat mbi të cilat është ndërtuar marrëdhënia historike mes popullit shqiptar dhe popullit hebre: respektin, dinjitetin, solidaritetin dhe mbrojtjen e jetës njerëzore.
Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë kurrë vend i antisemitizmit. Ata që përpiqen të importojnë urrejtjen në vendin tonë nuk përfaqësojnë Shqipërinë, nuk përfaqësojnë popullin shqiptar dhe nuk përfaqësojnë historinë tonë. Historia e Shqipërisë është histori e Besës, jo e urrejtjes. /CNA
Kur një vrasje, një atentat apo një grabitje e dhunshme zë...
Dhjetëra banorë kanë protestuar ditën e sotme në Kakom...
Ambasadorja e Izraelit në vendin tonë, Galit Peleg ka reag...
Një grup qytetarësh vijojnë ende qëndrimin para Kryeminist...
Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me in...
Biznesmeni Gjergj Luca ka bërë një postim në rrjetet socia...
Një zjarr është regjistruar sot pranë varrezave në fshatin...
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë ...
Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me një incident të n...
Policia ka mbërritur para Kryeministrisë ku një grup prote...
Sigurimi i përgjegjësisë së ndërtuesit nuk është detyrim v...
Një grup protestuesish kanë kaluar natën në sheshin para K...
Mijëra protestues kanë rrethuar godinën e Kryeministrisë, ...
Deputetja Marjana Koçeku ishte e pranishme në protestën e ...
Protestuesit janë zhvendosur nga sheshi para Kryeministris...
Drejtuesi Politik i Qarkut Tiranë për Partinë Socialiste, ...
Deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar ditën e sotme pr...
Vijon prej gati dy orësh protesta para Kryeministrisë me t...
Ndërsa në Tiranë protesta vijon prej 21 ditësh, në qytetet...
Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në bypassin e...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues...
Aksident në aksin nacional Korçë-Bilisht, në afërsi të fsh...
Një aksident me një viktimë ka ndodhur në aksin rrugor Fus...
Një furgon me mallra është përfshirë nga flakët në autostr...
Ditën e sotme vendi do të përfshihet nga një valë të nxeht...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Një seri sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës ka lën...
Një sondazh i ri i kryer nga Këshilli Evropian për Marrëdh...
Autoritetet franceze kanë marrë një vendim të rrallë për t...
Autoritetet shëndetësore në Republikën Demokratike të Kong...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Prej gati një dekade, sektori i ndërtimit në vendin tonë ë...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe s...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell...