web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas largimit nga PS-ja/ Deputetja i bashkohet protestës para Kryeministrisë

20 Qershor 2026, 20:55, Aktualitet CNA

Pas largimit nga PS-ja/ Deputetja i bashkohet protestës para

Deputetja Marjana Koçeku i është bashkuar ditën e sotme protestës së qytetarëve kundër qeverisë. Pjesëmarrja e saj në protestë vjen pas largimit të saj nga grupi i Partisë Socialiste.

Pas largimit nga PS-ja/ Deputetja i bashkohet protestës para
Deputetja Marjana Koçeku në protestë

Pak ditë më parë Koçeku ndau një status në rrjetet sociale, ku vihej re vetëm një simbol, ai i flamingos. Largimin nga PS-ja, Koçeku e njoftoi rreth një javë më parë përmes një postimi në rrjetet sociale.

"Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë", shkruante deputetja. 

Deputetja e njohur edhe si "Neomalsorja" mori mandatin pasi garoi në Qarkun Shkodër në zgjedhjet e 11 majit 2025. /CNA 





Lajmet e fundit nga