web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama denoncon këllirën Baze: Si e akuzoi për babanë dhe bashkëshorten

20 Qershor 2026, 13:44, Aktualitet CNA

Rama denoncon këllirën Baze: Si e akuzoi për babanë dhe

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar Mero Bazen, njeriun që njihet si këllira mediatike apo si gazetari që qelb erë për shkak se nga një çorapegrisur është bërë një miliarder me vila dhe hotele.

Rama ka denoncuar këllirën Baze, i cili përmes kazanit ku shkruan paçavuret e tij ka shkruar të pavërteta në lidhje me familjarët e Ramës, një histori me babain, bashkëshorten apo djalin e kryeministrit.


“Çfarë vlere ka të them që nuk kam qenë kurrë në Aruba, nuk e di për çfarë bëhet fjalë, nuk kam dërguar kurrë njeri të shkojë në Aruba? S’ka asnjë vlerë se ndërkohë Aruba është bërë e vërteta. Është nxjerrë në këtë fushën e algoritmit, është ricikluar në pafundësi. Siç është bërë se unë kam akuzuar tim atë për marrëdhënie me time shoqe dhe për atësinë e djalit. Është bërë e vërtetë. Ça do të them unë nuk ka pasur rëndësi, të gjitha letrat që kanë dalë më parë se si është bërë gjyqi.
Siç është bërë e vërtetë që unë jam një kusar që marr pjesën time në çdo gjë që ndodh në Republikën e Shqipërisë, ça rëndësie ka se çfarë them unë. Për këtë arsye nuk e them këtë gjë rregullisht se nuk ka asnjë vlerë, janë bërë të gjitha të vërteta se nuk jemi më në një marrëdhënie sociale, jemi një laborator”, tha Rama.


Mero Baze është njeriu që ka shkruar të pavërteta në lidhje me historitë e familjes së tij. Këto vërtetohen lehtësisht përmes këtyre shkrimeve në paçavuren e tij "Tema".

Rama denoncon këllirën Baze: Si e akuzoi për babanë dhe

Rama denoncon këllirën Baze: Si e akuzoi për babanë dhe

Po ashtu dihet që Mero Baze është njeriu që dikur ishte me Sali Berishën dhe akuzonte Edi Ramën se ishte një i çmendur që kishte mohuar djalin e tij, për nënën e tij, për bashkëshorten e tij, punë këllirash, ndërsa sot është pasuruar në pushtetin e Rilindjes./ CNA





Lajmet e fundit nga