web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fluturimi i parë Tiranë-Toronto/ Rama zbulon objektivin e ardhshëm me SHBA

19 Qershor 2026, 16:35, Aktualitet CNA

Fluturimi i parë Tiranë-Toronto/ Rama zbulon objektivin e

Sot është regjistruar fluturimi i parë direkt Tiranë-Toronto nga Aeroporti i Rinasit.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në ceremoni ka deklaruar se tashmë objektivi tjetër është linja direkte me SHBA.

Ai theksoi se është bërë përparim në këtë pjesë dhe është shumë afër finalizimit.

“Shqiptarët janë të parët në dy gjëra: në mesazhe celulare dhe fluturime me avion.

Linja juaj do jetë shumë e suksesshme, por tani për ne kjo është një gjë që ndodhi dhe i përket të kaluarës, ndërkohë që objektivi ynë është që sa më shpejt t'ia kemi dhe linjën tjetër direkte atë me SHBA.

Është bërë një përparim i konsiderueshëm. Mund të them jemi shumë afër finalizimit, se çfarë mund të mendonin shumë pak vite më parë.

Të dhënat e Aeroportit të Tiranës janë të jashtëzakonshme. Mban vendin e parë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Mjafton shifra e ndryshuar e 9 viteve, nga 2016 në 2025, për të kuptuar se çfarë rritje marramendëse ka ndodhur me Aeroportin e Tiranës.

Në 2016, kur filloi një fazë e re në punë e përbashkët për transformimin e mëtejshëm të aeroportit dhe aviacionit tonë civil, kishte vetëm 22 mijë fluturime në vit. Më pak se 10 vite më vonë numri arriti 13.7 milionë. Ne parashohim të kalojmë 100 mijë në fund të kësaj dekade dhe në fillim të dekadës tjetër”, tha Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga