web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incidenti me protestuesit/ Deputeti: Kishin ardhur për të rrëmbyer një kauzë

19 Qershor 2026, 11:02, Aktualitet CNA

Incidenti me protestuesit/ Deputeti: Kishin ardhur për të

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me incidentin e djeshëm mes tij dhe disa protestuesve.

Bido shkruan se duke dalë nga Kuvendi ditën e djeshme, teksa ishte duke biseduar me disa protestues, i janë afruar disa persona të tjerë.

Persona, që, sipas Bidos, kishin tjetër qëllim nga ai i protestuesve qytetarë. Socialisti thotë se agresiviteti i treguar nga disa persona nuk ka asnjë lidhje me shqetësimin e sinqertë të atyre që e nisën protestën në mbrojtje të natyrës.

Bido shprehet se ata persona që u shfaqën përpara Parlamentit kishin shkuar për të rrëmbyer një kauzë qytetare dhe për të zëvendësuar dialogun me britma dhe sharje.

 

 

Reagimi i Bidos

 

Protesta qytetare nuk mund të rrëmbehet nga urrejtja!

Sot, duke dalë nga Kuvendi pas një dite të gjatë pune, po bisedoja me disa protestues. Papritur u grumbullua një grup i madh personash, të cilët erdhën dukshëm me një qëllim krejt tjetër nga ai i protestuesve qytetarë.

Aty pashë të përqendruar gjithë frymën e urrejtjes dhe intolerancës që prej ditësh ushqehet si nga tribuna e protestës, ashtu edhe në rrjetet sociale, kundër kujtdo që guxon të mendojë ndryshe.

Ky dëshpërim agresiv nuk ka asnjë lidhje me shqetësimin e sinqertë të qytetarëve që i dhanë jetë kësaj proteste për mbrojtjen e natyrës dhe me nevojën për të qenë më të kujdesshëm ndaj mjedisit.

Por ata që u shfaqën sot nuk kishin ardhur për natyrën. Ata kishin ardhur për të rrëmbyer një kauzë qytetare dhe për të zëvendësuar dialogun me britma e sharje, ndërsa mendimin ndryshe me sulme.

Kur një kauzë bie në duart e njerëzve që ushqehen me urrejtje, ajo humb qëllimin e saj. Dhe kjo është padrejtësia më e madhe që mund t’i bëhet vetë protestës.





Lajmet e fundit nga