web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debate të forta me Ramën/ Deputeti zbulon çfarë ndodhi sot në Kuvend me kryeministrin

18 Qershor 2026, 23:04, Aktualitet CNA

Debate të forta me Ramën/ Deputeti zbulon çfarë ndodhi sot

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhilli në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga debati me kryeministrin Edi Rama në Kuvend. 

“Po parlamenti sot ka qenë vërtet një skandal sepse për disa herë u shty e vetëm që mazhoranca të arrinte numrin magjik 84 vota në mënyrë që të miratonte amnistinë penale sot, që ishte një skandal i vërtetë.

Dhe duke mos pasur vota dhe duke ditur që zonja Koçeku tashmë është larguar nga grupi parlamentar i PS-së dhe Rama ndodhej me një vizitë në Itali, me sa na u tha, ndërkohë që zonja Balluku dihet që nuk vjen në parlament, atëherë u shty parlamenti për gjysmë dite në mënyrë që të arrihej numri magjik, 84, por edhe të arrijë në momentin që të mos fillonte protesta.

Dhe parlamenti ka mbaruar në momentin që protestuesit janë afruar në parlament, se vazhdoi rreth 45 minuta, kjo është.

Ndërkohë që unë dhe kryetari i partisë “Mundësia” kërkuam dorëheqjen e kryeministrit vazhdimisht, kërkuam që të shkojë vendi në zgjedhje të parakohshme.

Ndërkohë që ai vazhdonte, përdorte gjithmonë të njëjtat bullizime, shantazhime. Madje interesante ishte dhe fakti që Rama po i drejtohej dhe ministrit të financave. Madje kemi dhe të filmuar që i thoshte “A je marrë me këtë? Jam marrë çik me këtë”.

Sepse ministri i financave e bëri para një jave, shantazhoi Agronin në parlament dhe kryeministri po i kërkonte llogari “A je marrë ti me këtë, a je marrë ti me këtë”, e thoshte aty.

Ndërkohë që aty tentonte të sillej sikur s’ka ndodhur asnjë gjë. Ne po i kërkonim dorëheqjen në mënyrë të vazhdueshme dhe pastaj donte ta kalonte vetëm me batuta dhe asgjë tjetër”, tha ai./ CNA





Lajmet e fundit nga