web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gent Progni kanos protestuesit

18 Qershor 2026, 17:23, Aktualitet CNA

Gent Progni kanos protestuesit

Njeriu që pretendohet se është një denoncues i AKSHI-t, por më parë ka pasur lidhje me njerëz dhe ka marrë përftime si i tretë dhe punë nga ata që kanë qenë të lidhur me AKSHI-n, Gent Progni ka kanosur protestuesit.

Shtetasi R. M. ka kallëzuar në polici se gjatë protestës së zhvilluar më 16 qershor është kanosur nga Gent Progni pas një debati lidhur me publikimin e një videoje në një rrjet social, ku pretendohej se shtetasi Progni pengonte qytetarët të flisnin në podium.

Sipas kallëzimit, Progni i është drejtuar me fjalë që kallëzuesi i ka konsideruar kërcënuese.

Gjithashtu, kallëzuesi ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij ndihen të kërcënuar nga Gent Progni.

Policia e ka thirrur dhe i ka marrë deklarim Gent Prognit i cili ka pranuar se ka kërkuar sqarime nga kallëzuesi për videon e publikuar në rrjetet socaiel.

Gent Progni është njeriu që gjithashtu drejtoi protestuesit në Rinas.

Këtë fakt e denoncoi aktivistja Irini Myftaraj në rrjetet sociale, e cila shprehej se protestuesit që u nisën drejt Rinasit ishin udhëhequr nga Gent Progni.

“Ne po kthehemi nga Rinasi. U shkëputëm paqësisht. U udhëhoqëm për të shkuar aty nga Gent Progni, i cili tani bën këto skema tipike të një tradhtari që medemek na tërhoqi dikush tjetër. Kemi bërë 4 orë rrugë për të ardhur këtu. Ne nuk kemi qëllim as për të sulmuar, jo policinë, po asnjë. Të gjithë e dinë se kjo protestë është paqësore, por dimë gjithashtu se ka shumë si Gent Progni dhe shumë si këta. Është në dorën tuaj të zgjidhni kë të besoni. Që te ngritja e atij podiumi ka qenë e dyshimtë, që po Gent Progni e ngre. Patjetër që tani do të përdorë metoda të tjera manipulimi duke thënë që unë kam qenë gjithmonë me ju. Kush është i zgjuar e di shumë mirë që kjo lëvizje sot ishte tipike e një tradhtari”, deklaroi aktivistja Myftaraj./ CNA





Lajmet e fundit nga