web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja strategjia e protestuesve, zbulohen detajet e përshkallëzimit

18 Qershor 2026, 20:58, Aktualitet CNA

Ja strategjia e protestuesve, zbulohen detajet e përshkallëzimit

Avokati Altin Goxhaj ka zbuluar strategjinë e protestës së radhës që pritet të mbahet ditën e shtunë përballë Kryeministrisë.

Sipas Goxhajt, protestuesit kanë vendosur që të shtunën nuk do të ikin nga sheshi por do të qëndrojnë aty gjatë gjithë natës deri në mëngjes.

Goxhaj u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen strategjisë së re të protestës e cila do të përshkallëzohet në orë të tejzgjatura para Kryeministrisë.

“Është e sigurtë që një masë protestuesish kanë vendosur që të shtunën nuk do të ikin nga sheshi përballë Kryeministrisë dhe do të qëndrojnë aty gjatë gjithë natës dhe do të jenë aty edhe në mëngjes! Dhe kjo do të vazhdojë si rrethim i Kryeministrisë në ditët në vazhdim.. Kjo do të ndodhë çfarëdo diversioni të shpiket për ta dekurajuar.Madje aty do të ngrihet edhe një kënd lojërash për fëmijë!Edhe unë do jem bashkë me shumë shokë të mi! PO TI?”, thekson Goxhaj./ CNA





Lajmet e fundit nga