web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avokati i Metës kërkon dëshminë e Ramës: Kemi video që tregojnë rolin e tij në çështje

18 Qershor 2026, 17:32, Aktualitet CNA

Avokati i Metës kërkon dëshminë e Ramës: Kemi video

Avokati i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Kujtim Cakrani, deklaroi pas seancës së zhvilluar këtë të enjte në GJKKO se mbrojtja nuk pati mundësi të paraqiste para gjykatës provat dhe dëshmitarët që i konsideron të rëndësishëm për çështjen.

Sipas Cakranit, pala mbrojtëse ka depozituar materiale filmike që, sipas tij, tregojnë se kryeministri Edi Rama është një person kyç në disa episode të lidhura me procesin dhe për këtë arsye duhet të thirret si person në dijeni.

“Dënimet me perceptim janë të një drejtësie tjetër, të një kaluare tjetër. Nuk arritëm të parashtronim kërkesat tona dhe t’i paraqisnim provat me dëshmitarë gjykatës.

Këto prova nëse gjykata do t’i pranojë patjetër që do të jenë të rëndsësishme. Lista do të jetë me persona që kanë dijeni nis me kryeministrin Edi Rama.

Kjo do t’u japë GJKKO dhe Prokurorisë një panoramë më të gjerë. Do të jenë 150 dëshmitarë sepse do t’ja paraqesim me video që Rama është personi kyç që duhet të flasë.

Keqardhje për gjykatën që nuk lejoi median të filmojë, arsyen besoj e dini, duan të fshijnë aty dhe të mos bëjnë publike relatimet”, tha Cakrani./ CNA





Lajmet e fundit nga