web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari: Protestat paqësore, 2 herë me shumë shanse për fitore se ato radikale

19 Qershor 2026, 07:27, Aktualitet CNA

Gazetari: Protestat paqësore, 2 herë me shumë shanse për

Gazetari Lorenc Vangjeli komentoi protestat qytetare kundër qeverisë, që hynë dje në ditën e 19-të.

I ftuar në emisionin “Now”, Vangjeli u shpreh se suksesi i vetëm i protestës është vijueshmëria e saj dhe të qenit një tubim paqësor.

Më tej, gazetari tha se nëse protesta kthehet në forma radikale, ka dy herë më pak mundësi për rezultat.

Sipas Vangjelit, ky përfundim vjen edhe nga analizat e shumta mbi protestat e shekullit të XX-të.

“Nëse do të bëhet fjalë për sukses i protestës, është vetëm vijueshmëria e saj, duke qenë si paqësore, kështu siç është.

Nëse kthehet ajo radikalizohet, do të jetë në mos fundi i saj, dy herë më pak shanse për fitore.

Ka studime shumë serioze të cilat kanë marrë në analizë të gjitha protestat e shekullit të XX edhe deri tani, dhe rezultati që ka dalë është se protestat paqësore kanë dy herë më shumë shanse të jenë të suksesshme në krahasim me ato radikalet.

Bëni një krahasim me molotovët e doktorit dhe shikoni se çfarë diference ka”,-u shpreh Vangjeli./CNA

 





Lajmet e fundit nga