web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rreth 3 orë protestë/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

19 Qershor 2026, 21:45, Aktualitet CNA

Rreth 3 orë protestë/ Qytetarët marshojnë në

Pas rreth 3 orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytet.

“Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen” janë këto thirrjet kryesore të çdo proteste që është zhvilluar deri më sot.

Prej 20 ditësh qytetarët po protestojnë kundër kryeministrit, qeverisë, pa anshkaluar dhe opozitën.

Ata kërkojnë dorëheqjen e Ramës, rrëzimin e qeverisë së tij dhe klasës së vjetër politike.

Me pankarta, me mesazhe përmes ironisë apo të drejtpërdrejta qytetarët janë të vendosur mos të tërhiqen nga protesta ndërsa kanë paralajmëruar se do të ketë surpriza në protestën e radhës që do të mbahet nesër./ CNA





Lajmet e fundit nga