web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Më kanë marrë 63 hektarë tokë në Divjakë”/ Berisha i përgjigjet protestueses: Shpifëse e paguar

20 Qershor 2026, 11:06, Aktualitet CNA

“Më kanë marrë 63 hektarë tokë në

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i përgjigjet një protestueseje, e cila ka akuzuar familjen Berisha se i ka marrë 63 hektarë tokë në Divjakë.

Sipas Berishës, është një shpifëse e paguar, pasi ai dhe familja e tij nuk kanë dhe nuk kanë pasur kurrë asnjë metër katrorë në Divjakë dhe nuk i kanë marrë kujt kurrë asnjë metër katrorë tokë.

Ai thekson se është hetuar për 35 vjet nga militantët e Edi Ramës dhe në përfundim rezultoi se ata kurrë nuk kanë përfituar asnjë lek publik, asnjë tender dhe asnjë cm2 tokë, publike e as private të tjetërkujt.

Berisha nënvizon se përlyerja e kauzave publike me gënjeshtra të dukshme është mjet i qëllimshëm i asfiksimit të kauzës dhe oksigjenimit të kësaj qeverie që ka vjedhur pronat publike e private të shqiptarëve dhe kërkon të fshihet pas shpifësve të saj.

"Kur kauzat ngjyhen me shpifjet e qeverisë

Lidhur me deklaratën e një shpifëseje të paguar dje në protestë, se 'Argita Berisha dhe familja e kryeministrit Berisha më kanë marrë 63 hektarë tokë në Divjakë', deklaroj se: kjo është një gënjeshtër e plotë dhe shpifje e turpshme.

Argita Berisha dhe familja e ish-kryeministrit Berisha nuk kanë dhe nuk kanë pasur kurrë asnjë metër katrorë tokë në Divjakë dhe nuk i kanë marrë kujt kurrë asnjë metër katrorë tokë.

Sali Berisha dhe familja e tij është hetuar për 35 vjet nga militantët e Edi Ramës dhe në përfundim rezultoi se ata kurrë nuk kanë përfituar asnjë lek publik, asnjë tender dhe asnjë cm2 tokë publike e as private të tjetërkujt.

Pasi dështuan me shpifjet për interesat e mia e të familjarëve të mi në kullat e Tiranës, ditën kur Edi Rama duhet të jepte përgjigje për vjedhjen e pronës publike të provuar me dokumentet e rastit të hotelit Zig-Zag, duke qenë që përgjigje nuk jepte dot, zgjodhi shpifjen.

Përlyerja e kauzave publike me gënjeshtra të dukshme është mjet i qëllimshëm i asfiksimit të kauzës dhe oksigjenimit të kësaj qeverie që ka vjedhur pronat publike e private të shqiptarëve dhe kërkon të fshihet pas shpifësve të saj.

Duke përfunduar Sali Berisha mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, por natyrisht jo shpifjet dhe shpifësit që e dëmtojnë kauzën e saj”, shkruan Berisha.





Lajmet e fundit nga