web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse Erion Veliaj shtyn të gjitha gjyqet pafundësisht?

20 Qershor 2026, 10:00, Aktualitet CNA
Pse Erion Veliaj shtyn të gjitha gjyqet pafundësisht?
Foto ilustruese

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon të mos shkojë në Gjykatën e Posaçme ku ka 13 akuza për 5 vepra të rënda penale të ngritura nga SPAK-u, ndërkohë që është në hetim për një fraksion të dosjes së tij. Por edhe pse nuk shkon në GJKKO, Veliaj paraqitet në Gjykatën Administrative për një padi që ka bërë kundër prokurorit Ols Dado.

Një padi që nuk e bëri askush kur Ols Dado është emëruar në detyrë, një ankimim që askush, përfshirë dhe Erion Veliajn, nuk e ka bërë gjatë kohës që Ols Dado ka kaluar vetingun. Me broçkulla të llojit “nuk është magjistrat”, kur në fakt më shumë se gjysma e prokurorëve në Shqipëri nuk kanë qenë magjistratë dhe me çdo lloj gënjeshtre përpiqen që të ngrenë kauza sa në Gjykatën Administrative, duke mos u paraqitur në GJKKO thjesht dhe vetëm për të vazhduar një lojë që Erion Veliaj di ta luajë dhe është “mjeshtër”. 

Lojë që e ka filluar herët që me famozen Griselda, bashkëshorten e ish-kryebashkiakut të Kavajës të asaj kohe, ku mashtroi tërë Europën. (LEXO KETU)

Tani e vazhdon punën e tij me propagandë, me shkrime, me lobime 430 mijë dollarëshe, me materiale propagandistike. Erion Veliaj kujton se çështja penale është një strategji marketingu, një strategji mediatike, është një luftë me opinionin publik se kush fiton.

Në fakt, tek ai nuk ka kush të fitojë në opinionin publik dhe opinioni publik nuk ka çfarë të humbasë me Erion Veliajn. Ai e ka problemin me drejtësinë penale dhe pavarësisht se i vërsulet vetëm Ols Dados, ka edhe një prokuror tjetër të hekurt që ka reputacionin më të madh ndoshta të një njeriu sot në Shqipëri pas demokracisë që emrin e ka Altin Dumani. Ndaj dhe Erion Veliaj ka zgjedhur mënyrën e propagandës, që siç duket nuk shkon në gjykata se nuk do të gjykohet në asnjë rast. Në GJKKO ka gjetur justifikimin e kafazit në administrative shkon dhe bën teatër.

Ne si CNA ia kemi treguar edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut në lidhje me kafazin që pretendon.

"Kamikazët" palë me Veliajn kundër SPAK-ut

Nga ana tjetër, një ditë më parë në Gjykatën Administrative kërkoi shtyrjen e seancës se donte të njihej me materialin e një shoqate të bërë nga një avokat mashtrues dhe një prokuror i korruptuar, shkarkuar nga vetingu. Këta kanë përdorur firmën e një gazetari dhe duan ta kenë këtë shoqatë si presion të hapur ndaj drejtësisë dhe tashmë e nxorën fytyrën edhe përballë qytetarëve.

Një shoqatë që u duk se u themelua nga gazetarë profesionistë dhe do të shërbente në mbrojtje të misionit dhe profesionit të tyre. Por në fakt mesa duket ajo është një shoqatë që u krijua, ku një tufë bashibuzukësh të pa din e të pa iman e përdorin për interesat e tyre personale dhe shkojnë edhe te pazaret e Erion Veliajt, përfshirë edhe ata që paguhen me para me thasë për të mbrojtur inceneratorët e famshëm apo ata që mbrojnë dhe shqetësohen për korrupsionin e zyrtarëve të arrestuar të Edi Ramës.

Shoqata sot doli zbuluar. U kuptua që ishte një material i porositur dhe Erion Veliaj që kërkon të mos gjykohet kurrë. Pasi i futi një dorë broçkulla avokati i tij, i pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, u kërkua që të njihej me kërkesën e bërë nga shoqata.

Pra, vetë e porosisin kërkesën, e çojnë në gjykatë e pastaj kërkojnë të njihen me këtë kërkesë. Se çfarë ka bërë kjo shoqatë, e cila paska halle të mëdha që duhet t’i shkonte deri në fund për të vënë në vend drejtësinë.

E vërteta vonon, por nuk harron.

Padia është bërë nga një ish-prokuror i shkarkuar për korrupsion për çështje inatesh personale, një avokat i dytë, i cili është një ish-magazinier i dënuar për mashtrim. Janë mbledhur të gjithë bashkë për të bërë një betejë kundër prokurorit Ols Dado që së bashku me Altin Dumanin kanë ngritur 13 akuza ndaj Erion Veliajt.

Këta të gjithë janë shqetësuar për drejtësinë, por në fakt hallin e kanë të godasin Ols Dadon se drejtësia nuk është në terezi meqë ka arrestuar Erion Veliajn. Duhej ta linte jashtë, të vazhdonte qyfyret, të prishte provat siç u kap në flagrancë Klotilda Bushka apo të vazhdonte të firmoste në bashki qindra miliona lekë për gruan e tij dhe OJF-të e saj.

Këta janë ata që duan drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit. Nuk ka nevojë për shumë sepse me një veprim kuptohen. Po dalin të gjithë një e nga një, kush e kush më zbuluar, por që janë të gjithë një grup. Dhe një shoqatë që u pretendua se u bë në emër të gazetarëve, nuk ka zhvilluar as mbledhje kryesie, as mbledhje bordi, as ka mbledhur ndonjë strukturë drejtuese që të diskutojë nëse duhet bërë apo jo kjo.

Në vend të kësaj kanë marrë firmën e kryetarit dhe e kanë hedhur atje. Kanë marrë letrat dhe i kanë çuar siç i ka kërkuar Erion Veliaj që tani kërkon të njihet me to. Kaq e thjeshtë është e gjithë historia e një shoqate që lindi, por nuk jetoi dot. Lindi si shoqatë për të mbrojtur gazetarët, por përfundoi si jashtëqitje e një kryebashkiaku me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Po të ishte burrë përballej me drejtësinë, në fund e zgjedh vetë çfarë do të jesh./CNA

 





Lajmet e fundit nga