web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pushteti nuk vendoset në bulevard”/ Kikia: Ja çfarë përbën rrezik për protestën

19 Qershor 2026, 22:51, Aktualitet CNA

“Pushteti nuk vendoset në bulevard”/ Kikia: Ja

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka folur për protestat që po zhvillohen në kryeqytet.

Në një intervistë për Euronews, Kikia u shpreh se në aspektin politik, protesta është një mision shumë i vështirë, pasi ndryshe nga protestat e tjera, kjo protestë nuk ka një kërkesë të caktuar.

Më tej ai nënvizon se ka disa grupime që nëse prishen balancat mund të përfundojë në përplasje.

“Protesta në aspektin politik, mendoj që është absolutisht një mision shumë i vështirë, sepse ndryshe nga protesta për mbetjet kimike, ndryshe nga protesta për studentët, që ne i referojmë si pika kulmore të ndërgjegjësimit qytetar, kjo protestë nuk ka një kërkesë të caktuar. Armët kimike ishte: ndalo importin, mbaroi. Te studentët ishte, duam kushte më të mira, jo konvikte, jo auditorë, jo çmime, pra kishte për çfarë të negociohej. Këtu nuk ka negociata; njëra palë thotë “ik ti”, pala tjetër thotë “ik ti”, dhe këtu kur të ulesh në tryezë do ulesh me “nënshkru kapitullimin”. Nuk ka negociatë këtu, nuk ka për çfarë të flitet. Realiteti është vetëm kaq.

Protesta mbi të gjitha nuk ka një kokë, një individ apo një grup individësh që mund të flasin. Kjo shihet si handikap; nga ana tjetër, deri tani ka qenë gjë e mirë që e ka shpëtuar protestën si lëvizje, sepse nëse do të ketë një grup individësh që e udhëheqin, atëherë do të kuptojmë që brenda kësaj lëvizjeje nuk është thjesht rreziku, do e joshin, do e shantazhojnë atë grupin e vogël. Por aty janë 5–6 rryma të paktën që duken qartësisht që janë të përfshira dhe me njëra-tjetrën, që i çikë të prishen ca balanca, fillojnë dhe kërcet. E pamë edhe mbrëmë. Kështu që ky grupi përfaqësues do të duhet të bëjë një kuvend brenda protestës për të nxjerrë përfaqësimin. Deri tani protesta i ka rezistuar çdo lloj tundimi, sepse në grupin përfaqësues tendenca e interferimit të elementeve për ta kontrolluar është e pranishme, se pastaj protesta shndërrohet në një lloj kompanie politike dhe secili që përpiqet të ketë më shumë aksion”, tha gazetari.

Kikia theskon se ajo që përbën rrezik për protestën është se nëse ajo shihet si katapultë pushteti do të jetë gjëja më e dëmshme sepse pushteti nuk vendoset në bulevard.

“Ajo që përbën rrezik tashmë për protestën, edhe pse unë s’dua të bëj pjesë te njerëzit që japin këshilla, por përpiqem të kontribuoj maksimalisht në këtë qasje të re, është që nëse protesta shihet si katapultë pushteti, sepse ka tendenca për ta parë që ai që do të ekspozohet më shumë, ai që do të tregojë se ka më shumë kontroll dhe autoritet mbi protestën, është potencialisht edhe pasuesi në pushtet, duke supozuar që Rama sot ose nesër do ikë, në fakt kjo do të jetë gjëja më e dëmshme, sepse pushteti nuk vendoset në bulevard”, tha Kikia./ CNA





Lajmet e fundit nga