web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e 20-të kundër qeverisë/ Paralajmërimi i qytetarëve

19 Qershor 2026, 19:25, Aktualitet CNA

Protesta e 20-të kundër qeverisë/ Paralajmërimi i

Ka nisur protesta e 20-të kundër qeverisë. Ashtu si në ditët e tjera qytetarët janë mbledhur fillimisht në sheshin Skënderbej dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.

Me pankarta, banderola dhe flamuj kuqezi në duar qytetarët kanë bërë thirrje për largimin e kryeministrit Edi Rama. Një nga qytetarët ka paralajmëruar se protesta e nesërme do të ketë surpriza. 

Një ditë më parë protestuesit ndryshuan skenarin e protestës, pasi nuk marshuan drejt Kryeministrisë, por drejt Kuvendit të Shqipërisë ku po zhvillohej seanca parlamentare. Ndërkohë policia e Tiranës ka proceduar disa protestues lidhur me tubimin e djeshëm.

Sipas policisë, këta shtetas kanë shkaktuar pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit, si dhe shqetësim për rendin dhe qetësinë publike, duke orientuar qytetarët pjesëmarrës në tubim, për të lëvizur në akse të shumta të kryeqytetit, në tejkalim të orarit dhe perimetrit të lëvizjes të njoftuar zyrtarisht. /CNA





Lajmet e fundit nga