web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama mbledh grupin e PS-së/ Në fokus, investimi në Zvërnec dhe Sazan

20 Qershor 2026, 08:12, Aktualitet CNA

Rama mbledh grupin e PS-së/ Në fokus, investimi në Zvërnec

Sot në orën 10:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave, do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, nën drejtimin e kryeministrit dhe kryesocialistit Edi Rama.

Siç bëhet me dije, në fokus të mbledhjes do të jenë zhvillimet e lidhura me Zvërnecin dhe protestat qytetare që po zhvillohen prej rreth 20 ditësh në Tiranë.

Agjenda

10:00 - Hapja e mbledhjes nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla.

• Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

• Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

• Informim mbi paketën e ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë

në BE.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

• Informim mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe

interesin e shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

• Informim mbi ecurinë e Reformës Administrative Territoriale.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

• Informim mbi detyrat e lëna nga mbledhja e kaluar dhe performancën e anëtarëve

të Grupit Parlamentar.

Pyetje / diskutime jo më shumë se 2 minuta për çdo folës

Konkluzione

• Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH, Edi Rama.

• Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH, Taulant Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga