web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“E bëjnë për viralitet”/ Komenti i Ramës për autokolonat e protestuesve nga diaspora

20 Qershor 2026, 16:47, Aktualitet CNA

Në takimin e Grupit Parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama ka komentuar mbërritjen e automjeteve me protestues nga diaspora në Shqipëri.

Sipas raportimeve, në mbledhjen me dyer të mbyllura, Rama tha se i kishin dërguar videon e makinave në Muriqan, ku u shpreh se në automjet ishte vetëm shoferi. Sipas tij, gjithçka është e paguar dhe bëhet për viralitet.

“Më vjen një video ku në Muriqan po kalojnë autokolona me makina që kanë brenda vetëm shoferin. Është e paguar, e bëjnë për viralitet”, raportohet se është shprehur kryeministri. 

Kujtojmë se sot mbahet protesta e 21-të kundër qeverisë, ndërsa më herët në kryeqytet kanë mbërritur edhe emigrantët me automjetet e mbuluara me flamuj kuqezi.

Pjesëmarrja e tyre u paralajmërua në tubimin e djeshëm gjatë fjalimeve të qytetarëve. /CNA





Lajmet e fundit nga